Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Gjueti per turtuj!!!!!

Gjueti per turtuj!!!!!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gjueti per turtuj!!!!!

Gjueti per turtuj!!!!!

......Besoj se ka qene aty nga viti 1972, si cdo behar dilnim te gjuanim me babane turtuj, qe rriteshin ne fushat ku mbillej luledielli.Nje dite te diele une babai dhe nje shok i babait me djalin e tij nisemi per turtuj andej nga fushat e Arshi Lengos. Arritem buze nje peme te madhe u ulem hengrem mengjezin qe na kishin pergatitur ne shtepi dhe une dhe djali i shokut te babait filluam te bejme rolin e zagarit. Shkonim permes ares me lulediell dhe benim zhurme ne menyre qe turtujt qe hanin luledielli te ngriheshin te trembur dhe te binin ne buze te ares ku ishte pema e madhe. Kishte dy peme te medha ne nje qendroi babai im dhe tek tjetra ne krahun tjeter shoku i babait. Kur turtujt e trembur binin ne pemen ku kishte zene pozicion babai qellonte babai, ata te trembur ngriheshin ne fluturim merrnin rrugen dhe e mbanin vrapin ne pemen tjeter, ku i priste shoku i babait qellonte dhe ai dy here dhe turtujt futeshin ne are. Atehere viheshim ne ne levizje e pershkuanim perseri aren dhe kete e beme disa here koha po kalonte dhe rezultati ishte disa turtuj te vrare.Erdhi koha e drekes u ulem ne hijen e pemes dhe hengrem cfare kishte mbetur ne ne cantat tona te shpines.
Mbasdite morem rrugen e kthimit te dy baballaret ishin perpara nesh rreth 10 a 15 metra ne nje moment shoku i babait tim e kishte hedhur ciften ne krahe me tyte te drejtuar nga ne, por kendi i grykave te saj ishte me lart se shtati yne. Ne nje moment te pakontrolluar beri shkrepje te pa vullnetshme sacmat fluturuan mbi kokat tona. U trembem te gjithe sidomos baballaret tane qe erdhen me vrap dhe na pyeten mos kishim marre ndonje sacme, por ishte fati yne qe nuk morem asnje plage......

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1