Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Në kërkim...

Në kërkim...

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Në kërkim...
Astrit Lulushi

Çfarë dimë nuk na kënaq, çfarë kemi nuk na mjafton. Duke menduar kështu, jemi gjithnjë në konflikt me të tjerët që mendojnë po njësoj.
Njerëzimi nuk ka histori, të paktën nuk ka histori të gjatë të dokumentuar. Historia që dimë është e ngritur mbi baza të panjohura, dhe kjo është arësyeja që me ‘të është mësuar të spekullohet. Historia shkruhet nga fitimtari, ka thënë dikush. Por nuk ka fitimtar të përherëshëm, prandaj historia rishkruhet sa herë fitimtarët ndërrohen.
Fitimtarët nuk janë njësoj, ata gjasojnë vetëm nga emri, sepse fitimtari mund të jetë i mirë ose i keq. Kur fitimtari është i mirë, historia shkruhet, me sa më pak gënjështra që të jetë e mundur; historianët e zgjedhin gënjeshtrën si alternativën e fundit. Kur fitimtari është i keq, gjithë lavdia i përket atij, histori më nuk ka, ka vetëm proces-verbale, vendime, dekrete, lartësim të sunduesit me tregime e përralla, sepse historianët kanë vetëm një alternativë; të shkruajnë gënjeshtrat që i citojnë a diktohen. Njerëzit e mirë gjithmonë kanë qenë pakicë dhe të këqinjtë të shumtë si kokrrat e rërës - mes fitimtarëve po ashtu - prandaj historia mbetet temë shumë e ngatërruar, sepse qëndron mbi themele të mbështetura asgjëkundi.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1