Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | “MBRETËRINË TIME PËR NJË KAL” OSE: ”PËR NJË KREHËR SHQIPËRINË”

“MBRETËRINË TIME PËR NJË KAL” OSE: ”PËR NJË KREHËR SHQIPËRINË”

image KRISTO ZHARKALLIU

“MBRETËRINË TIME PËR NJË KAL” OSE: ”PËR NJË KREHËR SHQIPËRINË” 

 NGA  KRISTO  ZHARKALLIU 

     Nga njëherë nç çastet më “tragjike” njerëzore ngasin gjëra nga më komike. Ose dhe anasjelltas. Por  ajo që mbetet është e veçanta, e papritura që mund të të befasojë në një çast dhe rrethana të papritura. Mbreti i lartpërmendur sikur luftonte të “mbronte” dhe pse jo të “smadhonte” mbretërinë e tij por kur e pa pisk se po i rrezikohej koka (askush nuk ka çarë kokën për ato mijra që ishin vrarë për mbretin në fjalë që ky të  mbronte ose smadhonte mbretërinë e tij) thirri sa e dëgjoi historia:”PËR NJË KAL JAP MBRETËRINË TIME!!”Historia nuk na e bën të qartë se ç’u bë më tej, ose më mirë nuk i ka dhënë rëndësinë e një kalit që ta njohim dhe ne. Por mua m’u kujtua kjo ngjarje historike duke ndjekur në televizionin shqiptar (nga larg-larg dhe me siguri…) protestën e radhës e opozitës shqiptare në Tiranë. Sinqerisht nuk e kuptoj. Është menjimënd patentë shqiptare  në këto protesta apo marrin shëmbull nga vendet fqinjë? Megjithatë këtu kemi karakteristikat shqiptare që patjetër duhet të mbetet në histori si diçka origjinale që të mos na e hanë hakun të huajt, sidomos fqinjët që nuk janë kaq mëndjeshpikëse si opozita jonë. Nuk do të përpiqem të analizoj (kaq analistë ka Shqipëria jonë!) si dhe qysh,kush ka të drejtë dhe kush jo,por ajo që bie në sy është se vetëm në Shqipëri “opozita” ka djegur mandatet parlamentare (në asnjë vend tjetër deri sot!) dhe organizon protesta të njëpasnjëshme në të cilat ngahera është “parashikuar” rënien e Kryeministrit por që çdo javë e shtyjnë për javën tjetër’…në demostratën tjetër. Madje e veçanta tjetër shqiptare është se pasi deputetët e opozitës dogjën mandatet e tyre, mjaft pasardhës të partive të tyre po krijojnë opozitën e re thua se ata që po demostrojnë pasi dogjën mandatet po mbesin me gisht në gojë… 

  Por thamë se nuk do të flasim se kush ka të drejtë dhe kush jo vetëm se një gjë dihet botërisht në kushtet e demokracisë kapitaliste: zgjedhjet bëhen çdo katër vite kur një parti ka shumicën në parlament dhe atëhere kur opozita fiton bëhet ajo qeveri katërvjeçare…por kjo gjithsesi nuk i shkon për shtat Shqipërisë (si do të ishte Shqipëria e veçantë po të respektonte opozita jonë këto rregulla?!) Nuk do të flasim pra për ata që hidhnin bojë dhe bomba Molotov kundër policies, as për ata që dogjën maqinat ose qioskën e një mjeranit,(Do të thoni se fitorja kërkon sakrifica, por nuk besoj ta ndiejnë veten “heronj” të demokracisë ata që humbën makinën ose qioskën!) as edhe për ata që  kujtuan se demostrata më e mirë është të bësh shurrën publikisht,përpara demostruesve dhe kamerave televizine tek dera e kryeministrisë duke treguar kështu nivelin kulturor dhe politikan kundër qeverisë, por për diçka që më tërhoqi  vëmëndjen: Për një çast koha qëndroi në vend, kamerat ngrinë atje ku duhej: Sali Berisha kërkoi një krehër se i ishin shpupurisun flokët! Sikur thoshte:” Një krehër e këmbej me Shqipërinë…” Kaq vlen Shqipëria për të… 

   Disa fjalë për Sali Berishën do t’i themi ama! Është një njeri moshuar aq sa shumë prej nesh- ndoshta disa vite më i ri, por nuk pushon të jetë një plak si ne të tjerët. Ky njeri kishte pasur mundësinë të bëhej e mbetej njeriu më i respektuar për të gjithë shqiptarët. Ishte “rrebeluesi dhe udhëheqësi” kundër diktaturës pamvarësisht se dikush tjetër e kishte nxitur. U bë disa here kryeministër madje dhe “president” i Shqipërisë dhe kur në vitin 2013 ,pas disfatës elektorale, dha dorëheqjen të gjithë ne-ose disa prej nesh- shpresuam se do të qëndronte i mënjanuar, nuk do të ngatërrohej më me politikën dhe partitë duke mbajtur titullin e nderit të themeluesi i “demokracisë” kapitaliste shqiptare. Askush nuk do të mirrej me të madje do të harroheshin dhe mëkatat e mëdha që kishte bërë si qeveritar dhe të gjithë dashje pa dashje do ta respektonin dhe nganjëherë do të dëgjonin fjalën e tij si qëmoti që të rinjtë kërkonin këshillat dhe udhëzimet e pleqve të urtë. E kishte të lehtë mjaftonte të mirte shëmbull nga kryeministrat e presidentat  në të gjitha vendet- ose më mirë nga Presidentët amerikanë dhe, pse jo, nga vëndet fqinjë si Greqia e të tjerë. Sa ish president amerikanë rrojnë akoma dhe ku ngatërrohen me politikën? Sa presidentë dhe kryeministra francezë?Sa kryeministra dhe president grekë kanë dale …në pension me dëshirën e tyre? Kush e kujton Stefanopullon, Sarxhetaqin dhe Papuljan…tone? Ose sa here ka folur ish kryeministri grek Karamanlisi (që Saliu ynë e quan mik sipas rrëfimit të Bashkim Zenelit) qëkurse humbi pushtetin? Asnjëherë…Nderohet në heshtje duke u a lënë të tjerëve të bëjnë politikë. Mjerisht Sali Berisha nuk u tërhoq asnjëherë nga politika,ngahera është përpara opozitës dhe kryetari i ri i partise (PD) duket si çiraku i tij. Asgjë nuk bëhet pa vendosur ai. Dhe në demostrata? Ngahera përpara thua se kërkon (dhe shpreson!) të rimarrë ai pushtetin dhe njëherë. Si ta respektosh një njeri të moshuar që sillet si…djalosh që kërkon të përfitojë akoma nga politika? A nuk do të ishte më mirë të shkonin të gjithë të kërkonin këshillat e tij si “demokratin” e pare dhe si “patriark”  të moshuar që sa here do të fliste do ta prisnin me kënaqësi respekt dhe shpresë, politikanët e rinj? 

     Mjerisht nuk ngjet kështu. Ai sillet si një i ri i egërsuar, si një terrorist që sapo ka dale në politikë. Ndoqa me kurreshtje (dhe dhimbje) protestën e dhunëshme të 13 prillit në Tiranë dhe nuk më besonin sytë kur shihja Sali Berishën prapa atyre që digjnin, prrishnin dhe…shurronin tek dera e kryeministrisë. Por ajo që më bëri përshtypje më shumë dhe më bëri të kthehesha shumë vite më parë, ishte kur ai kërkoi një krehër që të krehte flkokët…O,ç’më kujtoi…Një nga ish pacientët e tij, pushtetar të kohës së diktaturës,një ish miku i Sali Berishës… Fjala është për mikun e tij Hysni Kapo, i cili kur po kthehej nga Bukureshti ku kishte prrishur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik (ish) dhe me kampin komunist,(ish) sapo zbriti nga aeroplani në Rinas (po ai Rinas që kemi dhe sot!) kërkoi një krehër të krehej se do të takohej me padronin e tij Hoxha… Ky të paktën justifikohej se nuk mund të paraqitej sidokudo përpara diktatorit, kurse Saliu mendoi se kamerat televizive e ndiqnin vazhdimisht dhe donte të dukej “i bukur” dhe “i ri”. Mbreti të paktën kërkoi një kale që të shpëtonte kokën,kuse ky s’kishte asgjë të humbiste se Shqipëria nuk është më prone e tij. Prandaj kot e krahasova me mbretin dhe me Hysni Kapon e tij…Mund të thoshja se…” Stambolli (Tirana këtu) digjet dhe kurva plakë krihet!” Të më falin lexuesit po kalemxhinjtë e Tiranës përdorin fjalor më banal dhe nuk kam pse të përdor “autoçensurë…” si do të thoshte dhe i madhi Ismail Kadare..  

                             KRISTO ZHARKALLI,  Athinë 14 prill 2019.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1