Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Vëmendje tendencave në rritje të turizmit në dokumentar

Vëmendje tendencave në rritje të turizmit në dokumentar

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu duke u intervistuar nga TV Ora News

Vëmendje tendencave në rritje të turizmit në dokumetar

Dr Fatmir Terziu

 

Ndërsa e shtuna zakonisht është ditë qetësie në Oasis Academy Hadley, South Street, Enfield shqipja e ndjeshme të zgojë dhe më kureshtarin u bë kryefjala e ditës. Në sallën ku kishte filluar montimi i aparaturave të nevojshme për mbarëvajtje, të tilla si laptopa, kamera, altoporlante, transmetues, videolidhje, celularë e të tjera mjete nga familja dixhitale e kohës, duart e gazetares Valbona Bezati, shefe departamenti në Radio-Televizionin “Ora” në Shqipëri natyrisht kishin arsyet e veta. E ardhur për të promovuar në mesin e shqiptarëve një nga 23 dokumentarët e përgatitur nga australianja Aleksandra, që banon prej gjashtë vitesh në Shqipëri dhe tashmë flet bukur gjuhën shqipe, natyrishëm kërkoi vëmendjen e vet. 

Dukumentari që ishte përgatitur të jepte përshtypjen e ndërtimit të shtjelluar rreth stigmës “Alien” ku tema rrekej me një stigmë tjetër të anatemuar ndoshta padashje si “Një Turist në Shtëpinë e Mëkatit”. Por rrjedha, intervistat me të huajat, pamjet, natyra, montazhi, editoriali, konteksti, skpripti, sillnin një Shqipëri të bukur, Parajsë. 

Vargjet e shkëputura nga një poezi e hershme e imja më silleshin ndërmend teksa ndiqja këtë disaminutësh të anatemuar tek turizmi, tek vlerat shqiptare për të qenë të tilla. 

Mes agimit dhe muzgut

në greminë

në hije të panjohjes

qëndronte një shtëpi madhështore

 

Të huajt dhe unë ishim magjepsur

nga ngjyrimet e kuqe neonike ku

shpirti dhe mikpritja na mirëpritën

në shtëpinë e tremilionë dyerve.

 

Çdo derë një ftesë

për dëshirën e shijshme

çdo dhomë një joshje

e pasionit të magjishëm...

 

Një derë u hap -

dy dete putheshin mbi brigje

pinte Toka nga liqene dhe lumenj

buzëqeshja fine dhe mahnitëse ...

Por kjo është poezi dhe natyrisht do interpretimin  e vet, pasi në një moment të tillë imazhet e lëvizshme dhe skena që qaset në syrin tënd të ndjekësit dokumentar bëjnë qëllimin  etyre për të cilin atao kanë udhëtuar nga Atdheu në Londër. Aleksandra, një e huaj që natyrshëm kishte prekur pozitivitetin e kohës na solli emocione. Emocione që u zgjeruan nga fjalët e Dr Zamira Ruspit drejtueses së Komunitetit shqiptar në Londër “Mother Tereza” Albanian Union, biznesmenit të sukseshëm që e ndan veten sa në Atdhe dhe në Londër, Skënder Përpepajt, Drejtuesit të “Nënë Tereza” dhe korrespodentit të Ora Neës, Esat Braçe, Ruzhdi Jatës, Hysen Ruspit, Talat Pllanës e disa të tjerëve. Emocione sollën vallet e shoqatës që drejtohet nga z Braçe dhe fëmijët e mrekullueshëm të këtij komuniteti shqiptar. 

Vlerat e këtij dokumentari qëndrojnë në mjaft pika, të cilat janë dashuria, mikpritja, tradita, ushqimi shqiptar, bukuria natyrore, kodi i nderit, vlera, trashëgimia, bukuria, pasuria, zhvillimi, integrimi, jeta dhe kultura. Një dokumentar i tillë ishte një tipologji udhëtimi që nënkupton se është një film dokumentar, program televiziv ose seri që përshkruan udhëtimet brenda territorit të sotëm shqiptar në përgjithësi ose atraksionet turistike pa rekomanduar marrëveshje të veçanta të paketave ose operatorë turistikë. Një film i tillë i udhëtimit nëpër Shqipëri, i realizuar bukur nga Aleksandra dhe stafi i tij, ishte një arsye për ta cilësuar si një lloj i hershëm i dokumentacionit të udhëtimit, që shërben si një film etnografik eksplorues. Pra një dokumentar i tillë pohon se çështja e turizmit shqiptar ka arritur një pikë kritike.

Filmi dokumentar ka qenë prej kohësh i lidhur me udhëtimin dhe kulturën. Megjithatë, disa shembuj historikë të dokumentarit kanë qenë problematike, duke çuar në një denigrim të idealeve dokumentare me ndjeshmërinë e tyre “jashtë shikimit”, të lodhshme e të mërzitshme, ndryshe nga ky dokumentar që fliste e sillte arsye të kënaqësisë. Ndërsa turizmi i filmit bëhet një fushë në rritje e interesit, kjo pjesë e historisë dokumentare është në rrezik përsëritjesh, përveç nëse dokumentarët përdorin idetë më fisnike të dokumentarit në mënyrë që të kultivojnë një mirëkuptim më të thellë midis njerëzve, regjisorit dhe audiencës. Filmat dhe udhëtimet kanë kohë që janë shokë.

Për shkak se këto dokumentarë të këtij lloji mbështeten nga një nivel i lartë sponsorizimi, nuk janë aq shumë dokumente shkencore sa mbeten reklama. Në shumë mënyra kjo bëhet etike problematike. Filmat e krijuar me një "të huaj të caktuar" janë larg në kërkim të estetikës dhe për këtë arsye nuk arrijnë të eksplorojnë plotësisht kulturat dhe popullin që po paraqesin. Me fjalë të tjera, nuk ka asnjë përpjekje për t’u bërë banor në kulturën që dokumentarët po eksplorojnë dhe kështu e trajtojnë këtë temë si një turist, duke e bërë popujt dhe kulturat një risi dhe arsye “tjetër”. Përveç kësaj, për shkak se dolumetarët e tillë bëhen më së shumti shpesh për të bindur audiencat për të vizituar zonën e përshkruar, ato shpesh janë të ndërtuara, duke përfaqësuar një realitet të dëshiruar, sikurse ndodh dhe me këtë dokumentar. Megjithatë, kjo nuk arrin dhe nuk ndodhi as në këtë rast të pengojë audiencat. Dokumentari, megjithëse shfrytëzues i arsyeve të tjera dhe fjalëve të të huajve në Shqipëri, mbetet shumë i popullarizuar për shkak të risisë së të gjitha arsyeve të bukura. 

Dokumentarë të tillë janë në gjendje të bëjnë lokacione tërheqëse dhe kanë pasur një lidhje të afërt për një shekull me industrinë e udhëtimit. Përveç kësaj, disa prej elementeve të qenësishme në zhanër e bëjnë filmin dokumentar mënyrën e përsosur për të nxitur udhëtimin. Ashtu si rrëfimet imagjinare, ata përdorin një "varg atributesh që krijojnë përgjigje emocionale - jo thjesht për një komplot dhe / ose karaktere interesante, por të bazuara në aranzhimin kompleks dhe organizimin e efekteve speciale, tingujve dhe narrativave". 

Përmes përdorimit të adresës së drejtpërdrejtë, edukimit, historisë dhe traditës së gjatë të festimit të kulturave të tjera, dokumentarët e tillë me bazë në turizëm mund të jenë fitimprurës dhe të vlefshëm. Sidoqoftë, përdorimi i dokumentarit si reklamim i turizmit ndihet shumë i ngjashëm me filmat etnografikë dhe simfonitë e qytetit që u treguan problematike dhe të pandërprera. Përdorimi i një filmi veçanërisht për qëllime turistike mund të rezultojë shumë shpesh në një përfaqësim të cekët, në nivel sipërfaqësor të një kulture tjetër dhe mund të kryejë më tej mentalitetin e "outsider looking in". Sidoqoftë, dokumentari mund të ndikojë më drejtpërdrejt në audiencë në pikëpamjen e tyre të realitetit. Në fakt, duke i kushtuar vëmendje tendencave në rritje të turizmit në film, dokumentarët mund të rrisin kuptimin kulturor dhe të zgjidhin shumë nga problemet etike që lidhen me filmin e udhëtimit.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1