Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | Pse Shqipërisë nga mbrëmja e sotme i duhet një kryeministër tjetër

Pse Shqipërisë nga mbrëmja e sotme i duhet një kryeministër tjetër

image Ilir Levonja

Pse Shqipërisë nga mbrëmja e sotme i duhet një kryeministër tjetër

Ngjarjet e kohëve të fundit, jo vjedhjet a grabitjet si ajo e Rinasit etj. Mbase me mëshirën e Zotit duhet thëne se, as vrasjet brenda grupeve, a për zonat e influencës në Shkodër e Vlorë, ku sipas kryeministrit aktual kur thotë, kokat hëngshin etj., nuk janë e keqja reale e Shqipërisë. Këto janë ngjarje që kanë gjithçka brenda, por më kryesorja dominimin total prej asaj pjesë sociale me overdozë makutërie. Nganjëherë mund edhe të jenë objekte të yshtura nga shërbimet sekret që favorizojnë pushtetet për të tërhequr vëmendjen nga thelbi. 

Në fakt Shqipëria vuan tmerrësisht një pushtim më të keq se ai italian dhe më të qelbur se ai gjerman. Vuan pushtimin komunist të vendit deri sa edhe sot e kësaj dite dominojnë pushtetin figura nga diktatura komuniste. Madje me një revansh të hapur aq sa ndonjë ditë mos u çudisni kur të legalizojnë krimet e komunizmit. Merrni rastin konkret, gjyqin e djeshlm midis një institucioni të pavarur mbi verifikimin dhe pastërtinë e figurës për të plotësuar vendet bosh në të ashtuquajturin vettingu i famshëm i shqiptarëve. Eshtë çmenduri të pranosh edhe logjikisht se si një hetues i diktaturës të mos ketë qënë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Sot një individ i tillë pret të promovohet me logjikën e një gjykate administrative se thjesht në atë sistem ai ka bërë punën. Eshtë çmenduri kolektive të besosh se një hetues i diktaturës që hante cogare Rozafa, hije rëndë, i plotpushtetshëm kur ecte trotuarit të mos ketë qënë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Kur ky sigurim ishte perimorja a frutikultura, a uzina e prodhimit të lëndës së parë për hetuesinë. Nuk e di nëse akoma ka mbetur ndonjë naiv shqiptar ta besoj këtë, por me keqardhje e them se duhet të ketë, derisa një turrë po përpiqen të riinstalohen brenda pushtetetit të të ashtuquajtur drejtësia e vërtetë që shumica pret të pastroj vendin nga krimi dhe korrupsioni. Atëherë i bie të themi se është një naivitet kolektiv, që një hetues nga lufta e klasave të pastroj korrupsionin. Në kohëra të tilla çakejve si ky korrupsioni i duhet më shumë se kurrë. Dhe nuk e di se si është e mundur që në këto tridhjetë vjet fakultetet shqiptare nuk kanë prodhuar mjaftueshëm juristë të rinj, të aftë?., se nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti që akoma esnafët e hetuesive dhe juridikut të luftës së klasave u diskutohet emri për në poste kyçe. A jemi ndarë nga diktatura apo jo? Duket sheshit që jo?! Dhe kushdo mos ta besoj Shqipëria në të vërtetë e ka humbur betejën me 'të. Eshtë vendi i mundur dhe i dorëzuar përpara saj. Mos flisni më për institucione të pavaruara. ishautoritetet e diktaturës ka kohë që po na i imponohen. Kanë shtyp të fort publik, celebrojnë, brohorasin dhe kërcojnë nën emrin e të drejtave dhe lirive të individit. Megjithëse vranë e prenë nën këtë kumt. Kësisoj ruhuni nga vrasje a grabitje të tilla. Nga qetësia brilante e një hetuesi që thotë bëra detyrën. Mjaft u argëtuat me bëmat e tyre. Me krimet në qafën e barit. Deri sa nuk ndëshkuam, nuk i ndëshkuam, kanë të drejtë të na imponohen. Nesër do mbysin duke na thënë, u rropëm, do u rrjepim do ua lërojmë nënat ku i keni. Në të e sipër dëgjova dhe dikë në një studio që thoshte plot krenari, Rama ta nxin, ta bën kështu e ashtu, është arrogant, është hidhnak, grabitqar etj, por midis tij dhe Saliut do zgjidhja Ramën. Kësi pedagogë u duhet hedhur nga një kovë akulli në kokë çdo ditë. Se realiteti shqiptar nuk është as Rama dhe asesi Berisha. Realiteti shqiptar është përtej pengmarrëseve. Dhe që të shkosh aty shkohet përmes qarkullimit dhe jo me hetues a pedagogë të sojit të tillë. 

A duhet Shqipërisë një qeveri tjetër, një kryeministër tjetër? As që diskutohet. Kush heziton nuk ndihmon as veten dhe as vendin. I duhet një qeveri a një kryeministër me dekret të shenjt' masash, erdhe bëre, ik. Kush nuk njeh dhe dënon krimet e komunizmit nuk bën për vendin. O në liri, o në burg... rrugë të mesme nuk ka.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1