Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | Aeroporti si biletëbingoje për ҫdo bandë në Shqipëri

Aeroporti si biletëbingoje për ҫdo bandë në Shqipëri

image Dritan Goxhaj

 

Dritan Goxhaj

Ekspert per aviacionin civil        

 

Siguria në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në Rinas që 6 vjet, që kur e ka marrë në dorë “Rilindja”, i ngjan një kaosi total, një kaos ky i organizuar më së miri dhe që po funksionon, por jo në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të grupeve kriminale. Grupe këto që, sa herë e shohin veten ngushtë për para, i drejtohen këtij aeroporti për të grabitur paratë e dërgesës së rradhës së ndonjë banke private, ashtu si ndodhi dje në aeroportin e vetëm ndërkombëtar, atë të Rinasit.

Dhe ajo c’ka e shton edhe më shumë këtë kaos janë jo vetëm mosveprimi i drejtuesve të atyre institucioneve shtetërore të ngarkuara për mbikqyrjen dhe ushtrimin e sigurisë në këtë aeroport, por edhe deklaratat e papërgjegjshme të ministres së linjës, me sa duket në tentativë për të mbuluar paaftësinë e drejtuesve të sektorëve të veҫantë të sigurisë në institucionin e vetëm që ka për detyrë të mbikqyrë dhe ushtrojë të gjitha presionet e mundshme që ia lejon kodi ajror i republikës për rritjen e nivelit të sigurisë. Ky institucion ështëAutoriteti i Aviacionit Civil (AAC).

Deklarata e ministres se koncesionari kinez nuk i paska dëgjuar kërkesat e vazhdueshme të AAC-së për rritjen e nivelit të sigurisë dhe investimeve në këtë fushë tregon dhe vërteton mosveprimin e AAC-së në drejtim të këtij koncesionari dhe të firmës të sigurisë që ofron këtë shërbim. Sa për dijeni, për t’ia lehtësuar ministres, po i kujtoj që në bazë të Kodit Ajror, neni 106 “Organizimi i sigurisë në aviacionin civil”:

AAC-ja është autoriteti përgjegjës për sigurinë e aviacionit civil, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë Kod. 

Ashtu si shprehet në këtë kod, përgjegjës është AAC dhe jo koncesionari.

Ndërsa në nenin 109 përcaktohet se operatori i aerodromit, që në rastin tonë është koncesionari kinez, harton dhe zbaton programin e sigurisë në aeroport në përputhje me kërkesat e Autoritetit të Aviacionit Civil. Ky autoritet, bazuar në nenin 113, e ushtron kontrollin e tij nëpërmjet auditimeve të sigurisë, inpektimeve dhe analizave. Pastaj ,mbi bazën e këtyre kontrolleve, kur sheh që operatori  i sigurisë në aeroport nuk është në rregull me kërkesat e këtij autoriteti, atëherë ai ndërmerr masat e nevojshme të cilat ia garanton kodi ajror në nenin 142  “Kundërvajtjet administrative dhe sanksionet”:

Shkeljet e mëposhtme të rregullave të këtij Kodi dhe të akteve ligjore, të dala në zbatim të tij, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë nga 500 000 deri 1 000 000 lekë.

h) një subjekt i licencuar për një aerodrom nuk e operon aerodromin, në përputhje me licencën e aerodromit dhe me manualin e shërbimeve dhe të operimeve të aerodromit, si edhe/ose nuk mirëmban një aerodrom, në përputhje me kushtet e operimit të sigurt e të rregullt;

Prandaj, ministrja që qahet se nuk e dëgjon operatori, duke na konfirmuar kështu një vepër penale nga ana e drejtuesve të AAC-së të cilët nuk e kanë ushtruar deri në fund detyrën e tyre, do duhet së pari të tregojë sa herë e ka zbatuar AAC më së pakti nenin 142 për disa raste flagrante, të cilat po ia kujtojmë si më poshtë në mënyrë kronologjike:

Rasti i pilotit Riformato i cili u rrëzua me avionin e tij në Divjakë, i cili shëtiste nëpër aeroport në kundërshtim me rregullat e sigurisë, i shoqëruar nga një zyrtar i kompanisë e cila ofron shërbimin e sigurimit në Rinas.

Auditimi i ECAC i cili bëri plot 42 gjetje të sigurisë në aeroport.

Grabitja e parave si kjo e djeshmja në Rinas dhe ku punonjësit e kompanisë së sigurisë kishin fikur edhe kamerat.

Para dy vitesh një person arriti të kalonte rrethimin e aeroportit dhe u ndalua nga policia në shkallët e avionit tek i cili donte të hipte.

Dhe e fundit, e nderuar ministre, është grabitja e ndodhur dje.

Në rast se rastet e mësipërme nuk ju kujtohen, mund të pyesni drejtorin aktual të Autoritetit të Aviacionit Civil i cili, gjatë kohës kur kanë ndodhur rastet e lartpërmendura, ka qenë me detyrë shef i kabinetit të ministrit të transporteve.

E morëm mundimin t’i rendisim këto raste të cilat, duhet ta themi, janë vetëm ato të cilat janë bërë publike, me qëllimin e vetëm për t’i kujtuar se kompania e cila ka fituar të drejtën dhe është licensuar nga AAC për të ushtruar sigurinë në Rinas që nga viti 2010 e deri më sot vazhdon të jetë e njëjta kompani ICTS dhe asnjëherë, as në fillimet e qeverisë tuaj kur koncesionari i Rinasit nuk ishin kinezët por gjermanët, nuk është ndërrmarrë asnjë hap penalizues nga ana e AAC-së ose e ministrisë së linjës ndaj kësaj kompanie.

Ndaj, deklarata e ministres se fajin e paska vetëm konҫesionari dhe jo firma që ushtron funksionet e sigurisë dhe, për më tepër, tentativa për ta lënë jashtë ҫdo përgjegjësie institucionin e vetëm në vend përgjegjës për sigurinë bazuar mbi Kodin Ajror jo vetëm që nuk e zgjidh kaosin, por e shton atë me qëllim të caktuar.

Me deklaratën e saj ministrja vërtetoi përgjegjësinë e plotë të AAC dhe të sajën. Përgjegjësi që bazuar mbi deklaratë është edhe administrative edhe ligjore-penale. Kur ministria deklaron se i paskan kërkuar konҫensionarit të bëjë investimet e duhura për sigurinë ajo tregon se vet ajo si dhe AAC paskan qënë prej kohe në dijeni të mungesës së sigurisë në rinas dhe për këtë nuk kanë ndërrmarë as edhe një masë administrative. Jo vetëm, por ligji e detyron drejtorin e AAC në këtë rast që të mbledhë urgjent Këshillin e Sigurisë në Aviacionin Civil në të cilin bën pjesë  përveҫaeroportit edhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Dhe ti kishte vënë në dijeni për këtë mungesë të sigurisë në Rinas. 

Kur ministria deklaron se operatori nuk na ka dëgjuar, i bie që ajo dhe AAC nuk kanë ndërrmarë asnji masë.

Pra shkurt ministria konfirmon dy fakte, atë të pasurit dijeni për rënien e nivelit të sigurisë dhe mos njoftimin si dhe atë të mos marrjes as edhe të nji mase administrative, pra të mos veprimit. Fakte këto të cilat tregojnë se kemi të bëjmë me  vepër penale. Drejtuesit e AAC sëbashku me sektorin e sigurisë dhe atë ligjor në këtë institucion, bazuar mbi deklaratën e ministres kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, si dhe duke mos vënë në dijeni autoritetet kompetente për nivelin e ulët të sigurisë kanë treguar neglizhencë totale duke i bërë ata padashje në këtë rast bashkpunëtorë në krimin e grabitjes të ndodhur pardje në Rinas. Për ҫdo prokurori të paanshme dhe ekzistente, në rastin përkatës prokuroria e krimeve të rënda e cila fle gjumë edhe pas disa kallzimeve penale të bërë ndaj veprimeve antiligjore të AAC, duke u kthyer thjesht nji organ vegjetativ në shërbim të kryeministrit të rradhës, do kishte vepruar jo vetëm duke hetuar krimin por edhe rrethanat që sollën dhe lejuan kryerjen e një krimi të tillë të përsëritur.

Duke qenë se keni premtuar se do të merren të gjitha masat, atëherë duhet të filloni të merrni masa fillimisht ndaj Autoritetit të Aviacionit Civil, pastaj ndaj kompanisë së sigurisë ICTS duke i hequr licensën e pastaj ndaj konҫensionarit kinez.

Do të ishte mirë që ju, e nderuar ministre, së bashku me “të gjithëditurin” e këtij vendi, lartgjatësinë e tij, kryeministrin e këtij vendi, të uleni njëherë me këmbë në tokë e të bëni një veprim të cilin duhet ta kishit bërë prej kohësh: Të mos e lini më sigurinë e aeroportit të Rinasit në dorë të privatëve por t’ia jepni atë policisë së shtetit sepse, ashtu si e shihni, ka disa vite që jemi bërë gazi i botës në këtë fushë. Nuk do jemi ne as rasti i parë dhe as i vetmi, pasi disa shtete europiane dhe anëtare të EASA-s e kanë këtë model sigurie. Për t’jua bërë më të lehtë, po ju kujtoj që edhe në Greqi, një vend që besoj se ju e njihni mirë, sigurinë në aeroport, si të brendshme edhe të jashtme, e ka policia e shtetit.

Duke ia dhënë sigurinë policisë atëherë nuk do kemi më problem koordinimi midis policisë që ushtron sigurinë e jashtme dhe firmës që bën sigurinë e brendshme, pasi nuk do të ketë më firmë private por do të jetë i njëjti operator që do të drejtojë sigurinë.

Në këtë mënyrë, Rinasi nuk do të jetë më si biletë bingoje për ҫdo bandë grabitësish në vend.

10 prill 2019

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1