Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Kush e sundon të tashmen në Shqipëri dhe në Kosovë

Kush e sundon të tashmen në Shqipëri dhe në Kosovë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Skënder Sadri KAPITI

Kush e sundon të tashmen në Shqipëri dhe në Kosovë 

Nga Skënder Sadri KAPITI 

Rrjedhën e këtij  tranzicioni , pra të tashmen në Shqipëri dhe në Kosovë e kanë në dorë dhe po e sundojnë të pamerituarit, zullumqarët, grabitësit e hajdutët, e kanë nën sundim Ali Babët  dhe Lupenët hajdutë thesarësh e bankash , hajdut parash publike dhe grabitës pasurish e pronash; e kanë sundimin e pushtetin në dorë Al Kaponet e krimit e korrupsionit dhe Eskobarët e drogës dhe gjithfarë kontrabandistësh e trafikantësh. 

Dhe jo vetëm këta dhe me kaq, por këta kanë përvetësuar edhe moralin, edhe patriotizmin, kanë rrëmbyer atributet, kompetencat dhe virtytet e krenarinë kombëtare duke matrapazuar dhe spekuluar rëndë edhe me to.

E morën dhe e sundojnë Shqipërinë  dhe shoqërinë ata që e bllokojnë, turbullojnë dhe e pengojnë rrjedhën normale të emancipimit patriotik, civil, demokratik , që e pengojnë emancipimin e mirëqënies dhe të integrimit; e sundojnë të tashmen ata të cilët e privuan lirine e vërtetë për talentin, për dhuntinë, për aftësinë, profesionalizmin dhe intelektualizmin real e modern. 

E morën dhe e drejtiojnë të tashmen ata të cilët të cilët nuk kanë sensin e humanitetit , as të ndjesisë shoqërore dhe as të patriotizmit; ata të cilët   bëjnë “falje”, shitje  dhe tradhëti edhe me detin e me trojet shqiptare. 

E sundojnë akoma të tashmen ata të cilët i dhanë vetes së tyre lirinë dhe të drejtën për të bërë gjithcka e për të mos dhënë llogari për asgjë dhe para askujt, as para shtetit, as para ligjit , as para popullit dhe as para demokracisë së tij.

E  sundojnë shtetin dhe shoqërinë shqiptare ata të cilët i dhanë lirinë dhe mbrojtjen egoizmit, të keqes, krimit, vetëgjyqësisë, dekadencës, korrupsionit, drogës dhe që ia  imponuan shqiptarëve dëbimin dhe largimin nga atdheu. 

Të tashmen e sundojnë ata të cilët u bënë materialistë të pa fe dhe kanibalë politik të pangopur e të pafre.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1