Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Jepini nënshtetësinë shqiptare gazetares britanike Alice Taylor

Jepini nënshtetësinë shqiptare gazetares britanike Alice Taylor

Font size: Decrease font Enlarge font
image Alice Taylor

Jepini nënshtetësinë shqiptare gazetares britanike Alice Taylor

 

Kastriot Cipi

 (peticioni KETU KLIKO)

 

Kastriot Cipi i drejtohet me njw peticion SH.T. Zotit Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë. 

Shkëlqesi, Siç është raportuar nga mediat, gazetares së mirënjohur britanike Alice Taylor, prej vitesh rezidente në Shqipëri, i është refuzuar pa asnjë arsye dhe sqarim, leja e qëndrimit, nga autoritetet shqiptare.

Alice Taylor, bashkëpunëtore e rregullt e portalit kritik ndaj Qeverisë, Exit.al dhe autore e blogut The Balkanista, u bë objekt i një fushate shpifjesh nga mediat proqeveritare, por edhe deputetë e ish-deputetë socialistë, pas intervistës së saj në televizionin Russia Today.

Me një arsyetim të llojit “Ç’deshe në makinën e ambasadës jugosllave”, Alice Taylor u akuzua deri edhe si agjente ruse, në vazhdën e fushatës mediatike të Qeverisë, që synon të përbaltë çdo zë kritik ndaj saj. Fushata nuk kurseu as partnerin e saj shqiptar, megjithëse ai ka një profil të ulët publik dhe nuk ka bërë deklarata publike kundër Qeverisë. Pas kësaj, erdhi reagimi “vigjilent” i organeve të punëve të brendshme: refuzimi i lejes së qëndrimit për “spiunen ruse”.

Ne, qytetarët shqiptarë, firmëtarë të këtij peticioni, e konsiderojmë këtë akt paprecedent të organeve të punëve të brendshme një turp kombëtar. Refuzimi i lejes së qëndrimit të një gazetareje të huaj është një akt që na rikthen në kohën e errët të diktaturës komuniste. Nëse shtojmë këtu faktin se gazetarja Alice Taylor është edhe shtatzënë dhe do të lindë së shpejti një fëmijë me baba shqiptar, refuzimi i lejes së qëndrimit bëhet një fyerje e rëndë e kulturës shqiptare të mikpritjes dhe një akt i pastër antishqiptar.

Në këto kushte, ne, qytetarët shqiptarë, firmëtarë të këtij peticioni, ju kërkojmë t’i jepni nënshtetësinë shqiptare gazetares Alice Taylor, për ta shlyer sa më parë dhe një herë e mirë këtë turp dhe për të na kthyer dinjitetin tonë si nënshtetas shqiptarë. Me këtë gjest, ju do t’i tregoni opinionit publik se shqiptarët nuk identifikohen sot me organet e punëve të brendshme dhe se vlerat morale në të cilat ne besojmë nuk mund të lëkunden aspak nga interesat kriminale të aleancës mafioze që, fatkeqësisht, sundon sot në shumicën e institucioneve të shtetit shqiptar.

E fundit, por jo për nga rëndësia, dhënia e nënshtetësisë shqiptare gazetares Alice Taylor, do të ishte njëherazi një ndjesë publike dhe shprehje e mirënjohjes e të gjithë shqiptarëve ndaj saj.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1