Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | Një paralelizëm vrasës

Një paralelizëm vrasës

image Ilir Levonja

 

 

 

 

Aktualisht të rinj shqiptarë në Prishtinë dhe Drenas, po protestojnë. Me ta sipas njoftimeve është bashkuar dhe shoqëria e gjerë civile. Ka një indinjatë sociale rreth një rasti përdhunimi. Rast ky që fal përgjegjësisë qytetare të një avokati, i cili denoncoi përdhunimin e turpshëm karshi një 16 vjeçare prej mësuesit dhe hetuesit. Ky i fundit në vend që ta ndihmonte, ta lironte nga makthet e përdhunimit, zuri ta shantazhojë me foto e të tjera duke abuzuar me 'të për gati një vit. Vajza 16-të vjeçare mbetet shtatzënë, abordon etj., e gjitha në një shok njerëzor për shkak të tri institucioneve sociale, arsimit, rendit, mjeksisë. Ata po protestojnë nën moton, të pastrojmë institucionet tona nga përdhunuesit, policinë e kemi që të na mbrojë, jo përdhunoj...

Dhe me të drejtë. Kjo është nga ndjesitë e domosdoshme që tregon shëndetin e shoqërisë në përgjithësi. Reagimet institucionale janë të menjëhershme, me largimin dhe ndalinim e personave përgjegjës, mësuesi, hetuesi dhe mjeku. Reagoi edhe kryeministri i vendit.

Një rast pak a shumë i tillë ndodhi edhe në Shqipëri, në Kavajë. Jo më larg se dy ditë. Mirëpo çuditërisht asnjë lloj reagimi social. Përpara drejtorisë së policisë në Tiranë, a asaj në Kavajë kalonte vetëm era. Kryeministri nuk ka kohë të kthej kokën të merret me perversitete të dorës së tretë. Ai është klas i lartë, nuk janë ndodhira për nivelin e tij.

Ama u mbushën studiot. Dhe më shumë se problematika pjesa dërrmuese e debutuesve, kishin si qëllim lukun dhe kush të munde shokun me fjalë. Aq sa në çaste të caktuara studiot ktheheshin në koshere grerëzash.

Ashtu si e tha një nga këta greristët se, si gjithmonë bëjmë dy ditë zhurmë dhe asgjë. Në pritje të ndonjë skandali tjetër që të vazhdojmë avazin. Dhe vërtetë, sot një heshtje e shurdhët, plani i parë janë shkëmbimet plot pështymë parlamentare. Se çfarë tha i pari dhe çfarë i dyti etj. Realiteti social është punë alienësh, bota matanë xhamave i përket marsianëve.

Në Kavajë një masë e konsiderueshme i qe kundërvënë shtypit me pretekstin mos t'i nxirrnin namin e keq kavajsëve. Dhe ta mendosh një mendësi e tillë në vitin 2019-të. Shkurt e gjitha një pamje që nuk ka asgjë të përbashkët me përditshmërinë europiane a perëndimore. Ndaj me të drejtë disa thonë, mjerë  ne ku na ka rënë për pjesë të rrojmë.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1