Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | VLEFSHMËRIA E MARËVESHJEVE BILATERALE

VLEFSHMËRIA E MARËVESHJEVE BILATERALE

image Fahri Dahri

VLEFSHMËRIA E MARËVESHJEVE BILATERALE
Kohët e fundit po flitet shumë lidhur me idetë e mundësisë së korigjimit të kufijve, si nevojë e sigurimit të stabilitetit, paqes dhe sigurisë së ndërsjelltë mes dy shteteve Serbi-Kosovë. Po kështu, për këto ide janë dhënë dhe jepen qëndrime të shumta në favor ose jo. Sot u njoha dhe me qëndrimin e Kreut të Shtetit shqiptar, i cili fjalën e tij e vendosi tek domosdoshmëria e stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon. Sipas Z. Meta i vetmi ndryshim kufijsh në rajon duhet të jetë zgjerimi i plotë i kufirit europian. “Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë katalizator jetik për të zgjeruar kufijtë e NATO dhe Bashkimit Europian, pasi ato mbeten bazat e stabilitetit dhe begatisë në Ballkanin Perëndimor. Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian”, – theksoi Z. Meta në fjalën e mbajtur në Senatin amerikan.(Sipas gazetës "Standard", datë 5 shkurt 2019).
                         ...
Duke jetuar në këtë rajon gjeopolitik dhe  dëshirën e mirë për stabilitet, paqe dhe siguri afatgjatë në të mirën e popujve të këtij rajoni, e ndjej të arësyeshme të shfaq qëndrimin tim.
Të gjithëve na është krijuar bindja se për të siguruar paqen dhe sigurinë afajtgjatë në Ballkan, kërkohet të kushtëzohet me qëndrimin që "ndryshimi i vetëm i kufijve në rajon duhet të jetë zgjerimi i plotë i kufirit europian".  
Në këtë këndvështrim dhe bindje, mendoj se duhet pranuar edhe e veçanta kur dy shtete të pavarura arrijnë marrëveshje me vullnet të plotë dhe të lirë lidhur me rregullime kufijsh për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë mes popujve të tyre.
Një nismë e tillë do të ndihmonte dhe shtetet e tjera, të cilët kanë të tilla probleme, duke reflektuar dhe ndjekur për zgjidhje, me vullnet të plotë dhe të lirë, pikërisht rregullimin e kufijve me marrëveshje bilaterale. 
Arritja e marëveshjeve të tilla, krahas sigurimit të paqes dhe sigurive afatgjata bilaterale, krijohen kushte lehtësuese dhe shpejtohet afrimi në përmbushjen e synimit për zgjerimin e plotë të kufirit europian.
Mendoj se është një alternativë e pranueshme edhe arritja e zgjidhjes së përgjithëshme duke filluar me zgjidhjet e veçanta. 
Lidhur me këto ide janë hedhur zëra kundra, mbasi i "tmerrohen" hapjes së "kutisë së Pandorës". Dimë që Pandora atë "kuti" ju desh ta hapte për të dytën herë, si rrjedhojë krahas "ferrit", solli edhe "shpresën".

Tiranë, më 06.02.2019. Fahri Dahri

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1