Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Kur varfëria ishte mburrje

Kur varfëria ishte mburrje

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Kur varfëria ishte mburrje
Astrit Lulushi

Dikur punët ishin ndryshe, kohë më të vështira, por çuditërisht më të lehta për t’i përballur. Ishte kohë bardh e zi atëherë. Armikun e kishe çdo ditë përpara - në punë, në shkollë, në rrugë - por dije ç’të bëje, si të veproje. Nëse doje paqe gjunjëzoheshe, heshtje, i shërbeje, bëheshe mik me armikun e me të gjithë, nëse jo, ngrije krye, ikje larg në dhera të huaj, ose burgjeve.
Sot punët janë ndryshe, nuk ke më armik t’i qasesh ose t’i largohesh, të gjithë të shfaqen si miq, ke paqe me një hije të rëndë mbi krye që bën të ndjesh se diçka e frikëshme të ndjek. Frika është çmimi që paguhet për të qenë, sepse bota është në lëvizje, si lepuri gjithmonë në ikje nga njeriu, nga frika se gjuhet dhe vritet. Po ashtu edhe mendimi është i lirë kur nuk i nënshtrohet rregullave, si ai që nuk është çfarë mendon se është, por çfarë mendon - është.
Njeriu është i prirur t’u besojē lajmeve të rreme, madje çdo gënjeshtre, edhe kur e krijon vetë atë; sepse mendja vepron pa organ, ekziston pa trup dhe ndryshon, pavarësisht nga materia, thotë Aristoteli.
Jo rrallë, në atë kohë të shkuar pangjyra, njeriu e kishte për krenari të thoshte kudo në “biografi” se “rridhte nga shtresë e varfër”, edhe nëse nuk kishte qenë i tillë. Por është fakt se njerëzit e varfër, historikisht, kanë qenë shumë më pak të suksesshëm se sa të pasurit. Sepse të varfërit rrallë kanë gjetur ose kohë të lirë ose mundësi për t’u bashkuar për të ushtruar forcën e tyre; gjendja e nderë, varfëria, mjerimi pashkollimi që shoqëron jetën e tyre, i bën të paaftë të rivalizojnë të pasurit, të krijojnë ose të mbështesin një opozitë të rregullt dhe të fuqishmit, të pasurit bëhen thjesht vetëm objekt i zemërimit të tyre. Të fuqishmit kanë punuar sistematikisht, në të gjitha epokat, për të rrëmbyer nga populli ose turma - siç e quajnë me përbuzje kur nuk ia kanë nevojën - të drejtat dhe fuqinë për të mbrojtur veten dhe për t’u mohuar të tjerëve të drejtat e natyrëshme mbi të cilat sot çdo vend në botën e qytetëruar qeveriset.

Comments (2 posted):

Vasil Vasili on 06/02/2019 09:19:14
avatar
Astrit, ka njerëz që nuk dinë ta lexojnë realitetin, ndonëse ai troç flet. Këta s'mund t'i ndihmosh dot. Ka njerëz, Astrit, që rrojnë me iluzione, ata janë për t'u mëshiruar. Ka njerëz, Astrit, që rrojnë me urrejtje, këta s'mund t'i ndihmosh, s'mund edhe ti mëshirosh. Gjithënjë dëshirojmë të ketë sa më pak urrejtje, sa më pak të pasur dhe dëshira më e madhe është të mos ketë asnjë të varfër. Por bota që kontrollon botën qesh me dëshirat që s'janë të sajat.
faruk myrtaj on 07/02/2019 00:39:48
avatar
Keto shkrime te Astritit jane te gdhendura...
Ndonjehere nuk jane te kollajta per tu zbritur ne toke, por jo ngaqe jane me qellim shume filiozofike per te mbetur ne ajer, si ide qe s'duan t'ja dijne per jeten dhe per ata qe jetojne... Perkundrazi. Per mua, se paku, Astrit Lulushi eshte nga heshtanaket me te medhenj te vetes, qe kam njohur. Shkrime te tera te tij, shfaqen te Fjala e Lire, ndodh qe per disa rresht nuk ka asnje shenim, dhe mua me vjen plasja! Po njerezit nuk jane aq te mencur sa te mos u duhet te mencurohen, duke lexuar gjera te tilla, them me vete...
Dhe te mendosh, edhe sikur t'i leme menjane keto shkrime, "se vellim-vogla jane"(!), por mendo sikur ndonje nga kalemxhijte apo te ftuarit e pergjithnjeshem te studiove te Tiranes, apo te vete Akademise, ta pergatiste nje Kalendar Historik si ai i Astrit Lulushit, cdo ishte thene e levduar per te! Sa here kam vene re, e citojne, i marrin fragmente, shpesh pa pasut nge te permendin autorin...
Astriti e lexon realitetin, e kupton ate, nuk ka as brengen me te vogel nese te tjere mburren por si tere ata qe dine pse kane ardhur dhe pse jane bere ata qe jane, ne kete jete, ai vlen ta veshtrosh kete njeri, duke ndjekur Iluzionin e vete! Une e bej me shume deshire kete, me beso...

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1