Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Tirana, Kryeqyteti politik i “pamerituar”

Tirana, Kryeqyteti politik i “pamerituar”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Skënder Sadri KAPITI

Tirana, Kryeqyteti politik  i “pamerituar” 

Nga Skënder Sadri KAPITI

Tirana politike nuk e ka justifikuar pothuajse asnjëherë veten si kryeqendër shqiptare për një politikë serioze e të qëndrueshme në interes të kombit, por vetëm si një politikë bashibozukësh  e “besnikësh “ , interesaxhinjsh e servilësh të pushtetit, të parasë me rrogëtarë e mercenarë politikë, ideologjik e me injorantë të pa kontribute  e te pa përgjegjësi kombëtare; politikë e zhveshur nga ndjenjat morale, shpirtërore, shoqërore dhe kombëtare.

Parësore për politikën e Tiranës ka qenë gjithmonë  interesi personal, privilegji, përfitimi dhe pasuria e paraja, gjë për të cilat janë deklaruar edhe shumë personalitete politike e  diplomatike si ata dëshakeqës por edhe dashamirës të Shqipërisë dhe të shqiptarëve; ku të parët, ata dashakeqës, kanë ndihmuar dhe mbështetur këtë lloj politike të Tiranës ; ndërsa dashamirësit e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kanë shprehur ndjesinë , keqardhjen për këtë realitet dështak dhe antikombëtar të politikanëve shqiptar prej të cilëve ka 100 vite që vuan dhe që e pëson populli shqiptar, i cili akoma  vuan varfërie, prapambetje, mosmirëqënie, me  trauma e fatkeqësi, padrejtësi dhe eksod. 

Ajo që e bën si kryeqytet të “pameritur”Tiranën është fakti jo si vënd e territor , si tokë dhe si atdhe shqiptarësh ku ngrihet Tirana si Kyeqytet, por tersllëkun Tiranës si Kryeqytet ia kanë sjellë politika, pushteti e keqqeverisjet e këtyre 100 viteve si kryeqendër e Shqipërisë, në atë se çfarë ka bërë realisht Tirana si kryeqytet  politikisht, diplomatikisht e patriotikisht për interesin kombëtar gjithëshqipar. 

Shqipërinë si shtet e kanë mbajtur peng politikanët injorantë të saj, politikanët tradhëtarë dhe partitë politike në Tiranë janë sjellë e kanë vepruar më së shumti si banda politike partizane me synim vetëm interesin e ngushtë dhe personal pa marrë parasysh dëmet dhe kostot e larta e të pasojave të rënda e madje edhe tragjike që u kanë ardhur shqiptarëve prej politikës dhe prej pushtetit të politikanëve shqiptarë, dhe pavarësisht se çfarë regjimesh politike ka kaluar dhe e kanë sunduar Shqipërinë si monarki, komunizëm apo edhe demokraci: politika, pushteti dhe drejtësia e tyre kanë një thelb esencial të përbashkët: anarki, injorancë, padhimbshuri e pandjesi humane, vjedhje e hajni, krim, korrupsion, papërgjegjshmëri publike e kombëtare dhe sidomos  tradhëtinë , prej të cilave Shqipëria edhe sot pas 100 vitesh është e fundit jo vetëm në Europë por edhe me gjërë në rrugën e civilizimit, të zhvillimit ekonomik , të demokracisë, të progresit e të integrimin, të ndërtimit të shtetit ligjor dhe demokratik.                                                                                                                   

Tirana u zgjodh për kryeqytet i Shqipërisë jo  si krahinë apo qytet që  kishte ndonjë meritë kombëtare apo si qender e ndonjë Lëvizje rezistence e qëndrese  për liri e pavarësi kombëtare, as nuk kishte  as edhe trashëgimi të tillë. Historia e Shqipërisë më së paku ka të shkruar ndonjë gjë historike për Tiranën. Është  fakt se asaj  iu” dhurua” shansi për të qënë kryeqytet i Shqipërisë dhe atë e vendosi Kongresi i Lushnjës. Tiranasit  shquhet se ata i kanë bërë fresk te gjitha pushteteve dhe të  gjitha llojeve të politikës.

Të gjithë qytetet dhe krahinat shqiptare të trojeve shqiptare kanë historinë e tyre heroike dhe të Lavdishme, ndërsa Tirana ka meritën vetëm se është kryeqytet i Shqipërisë. Më të merituara për të qenë kryeqytete të Shqipërisë do të kishin qenë Shkupi, Prizreni, Prishtina,Kruja, Shkodra, Vlora,  Korça, Janina, Durrësi, Peja,  etj., se sa Tirana.

Tirana nuk shquhet , pra, përveçse si vëndi ku u vendosen selitë e shtetit shqiptar, vetëm për pozicionin gjeografik ne mes të gjysme Shqipërisë së pas viteve 1920. 

Historiku politik i Tiranës si kryeqytet është histori kacafytjesh, pabesish, përleshjesh, tradhëtish, pabesish dhe intrigash politike të brëndshme për interesa personale politike e pushteti dhe me shumë pak histori politike kombëtare dhe shumë, shumë  pak e interesuar për Çështjen gjithkombëtare shqiptare. 

Aktiviteti politik, juridik dhe shtetëror i Tiranës zyrtare ka qenë pronë e injorantëve dhe të atyre që gjithnjë e kanë shfrytëzuar  patriotizmin dhe sakrificat kombëtare të shqiptarëve, kanë shfrytëzuar shoqërinë dhe shtetin shqiptar për interesa të ngushta   politike, pushteti, autoriteti e përfitimesh personale mbi ato kombëtare dhe mbi atë të përgjithshëm. Këtë e verteton edhe aktualisht edhe realiteti i sotëm.

Tirana politike dhe shtetërore nuk u interesua asnjëherë si duhet as për Shqipërinë dhe as shqiptarët e Shqipërisë, sikur kjo politikë e Tiranës të ishte pronë e joshqiptarëve, hajnave dhe e zullumqarëve, sepse: shqiptarët e vërtetë e patriotë në Shqipëri ose u përzunë me detyrim e me dhunë,ose iu imponua që detyrimisht  të marrin rrugët e të largohen nga Shqipëria, ose u burgosën e u internuan, dhe deri edhe u persekutuan dhe jo pak prej tyre edhe u vranë,  dhe shumica e shqiptarëve në Shqipëri mbetën gjithnjë të varfër e hallexhinj.  

Po kështu  politika e bashibozukëve politik të Tiranës nuk ka qenë aspak e interesuar as për shqiptarët dhe as për trojet shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Greqisë prej sakrificave të të cilëve pothuajse tërësisht dhe kryesisht prej tyre erdhi dhe Pavarësia e Shqipërisë dhe që u bë edhe Tirana kryeqytet , por që politika e saj për shqiptarët në trojet e tyre jashtë shtetit të Shqipërisë dhe për diasporën shqiptare ka qenë politikë si ajo e njerkës.

Prej politkës së Tiranës u shkel embargoja e naftës ndaj makinerisë kriminale  luftarake të Milloshevicit; prej politikës antikombëtare të Tiranës u sabotua dhe u pengua Lufta e UÇK-së; prej saj u nënshkruan marrëveshje tradhëtie duke u falur Greqisë hapësirat ujore të Shqipërisë, hapja e shkollave greke edhe aty ku ka edhe tre minoritarë.

Prej politikës së Tiranës ka humbur perkohesisht  pavarësinë edhe Kisha Ortodokse Shqiptare. 

Prej politikës së Tiranës u kërkua që Kosova të kishte statusin e një “Pavarësie të Kushtëzuar” si një autonomi substanciale; prej politikanëve  edhe nga Tirana u inkurajuan dhe u grumbullun shpifjet dhe  akuzat kundër luftës dhe luftëtarëve të UÇK-së.

 Prej politikës së  Tiranës ,ishkryeministri Nano e pëcaktoi Beogradin si kryeqytet të Kosovës. 

Politika e Tiranës edhe sot vazhdon me antishqiptarizmin dhe sidomos me antikosovarizmin e saj duke bashkëpunuar me individë dhe me personazhe te zi  e tepër negativ dhe të diskredituar si antishqiptarë si p. sh .me Baton Haxhiun, të cilin Tirana e mban dhe e dëgjon si “këshilltar” (si dikur Popovicin e Mugoshen Enveri e Mehmeti) për politikat me Serbinë si rezultat  së cilës qeverisja dhe politika qverisësë aktuale funksionon në sinkron me atë të Beogradit për krijimin e një tregu të përbashkët të Ballkanit Perendimor , si një orvajtje më e re për neoJugosllavinë; kërkon pajtimin me Serbinë kur Serbia aktuale nuk ka kërkuar as mininimalisht falje për krimet dhe genocidin e saj  ,por madje është tejet agresive dhe antishqiptare e cila harxhon dhe përdor të gjitha kapacitetet e saj per ndarjen e Kosovës si dhe perdor te gjitha perpjekjet:  ato diplomatike, politike, mediatike dhe financiare e shtetërore kunder Kosovës për të penguar njohjet ndërkobëtare, integrimin ndërkombëtar etj. 

Politika qeverisëse aktuale e kryeministrit Edi Rama  e këshilluar me individë nga Kosova të lidhur me shumë fije me Beogradin , duke arritur deri atje sa ta konsiderojnë  dhe të kërkojë që Serbinë ta ketë partner strategjik në rajon. Deri këtu arrin marria dhe antikosovarizmi sa që politika në Tiranë kërkon ta bëjë partner  strategjik Serbinë, dhe për cfarë arsye?! A mos vallë i duhët aleat strategjik Serbia për kundër Kosovës?! Pra, Tirana hipokrite kërkon integrim në BE, shprehet dhe deklarohet si proamerikane dhe nga ana tjetër kërkon të zhvillojë marrëdhënie strategjike me Serbinë, me aleaten strategjike të Rusisë dhe të Kinës. A nuk ishte edhe aleanca pozitë-opozitë e cila edhe protestoi dhe që mori edhe vendimin thellësisht antishqiptar dhe antiamerikan kundër demontimit të armëve kimike të Sirisë?!  Këto janë vetëm disa shëmbuj dhe ato që duken të politikës dhe të diplomacisë antikombëtare dhe të dëmshme të politikës së Tiranës.

Edhe ato Lëvizjet demokratike për rrëzimin e Komunizmit në Vitet 1990 nuk erdhën  për ndonjë meritë politike të politikanëve shqiptarë , as të qytetarëve të Tiranës dhe as prej ndonjë farë desidence antikomuniste, por, ato protesta u bënë nga Rinia Studentore e të rinjve të cilët ishin nga të gjithë qytetet dhe krahinat e Shqipërisë, dhe ajo lëvizje e protestë antikomuniste erdhi më shumë vetvetishëm sepse komunizmi jo vetëm në Shqipëri por edhe tërë komunizmi global  kishte konsumuar edhe veten e tij e që kështu ai vetëm sa vetëra, dhe mbi themelet e atij regjimi u ngrit demokracia “komunisto-paskomuniste”, pasi po ishkomunistët më servilë e kapën edhe demokracinë

Këta politikanë janë trasëgimtarë komunistë të cilët u bënë gazi i botës në parlament ku ngatërrohen , shahen, grinden e rrihen edhe për gjërat më të thjeshta e të parëndësishme e që duhet të vijnë ndërkombëtarët që t’i pajtojnë. Dhe po ndërkombëtarët, SHBA dhe BE i mësojnë dhe i porosisin politikanët shqiptarë që ta duan Shqipërinë dhe të punojnë për shqiptarët,  derisa me shumë vështirësi e presion edhe  i detyruan ata  që ta miratojnë edhe VETTING-un, e deri edhe ju luten që të plotësojnë detyrat e shtëpisë për luftën kundër krimit ,drogës e korrupsionit që të antarësohet Shqipëria në BE .

Edhe Sot janë po studentët të cilët janë nga qytetet e tjera të Shqipërisë  dhe jo banorë të Tiranës ,janë pikërisht ata të cilët protestojnë për kërkesat e të drejtat e tyre por që janë të të gjithë shqiptarëve. 

Por nuk është vështirë për ta konstatuar “indiferencën” e për të mos thënë “frikën” e mosndjesinë e qytetarëve të Tiranës të cilët nuk e mbështesin as “Lëvizjen për Universitetin”. Jo pak, por shumë tironsa të vjetër dhe tironsa e rinj si përfitues të politikës, pushtetit , hajnisë e korrupsionit; xhambazët e matrapazët e politikës,pushtetit e drejtësisë nuk i mbështeten as protestat e Banorëve të Zharrzës, as ata të Kukësit , as ata të Astirit dhe madje as ata të diasporës të cilët erdhën dhe protestuan këtë Vit të Ri në Tiranë. Kjo pasi Tirana  është  qëndra dhe nuk ka ndjesinë dhe as dhimbshurinë e periferisë dhe as  të të braktisurve nga politika dhe nga krimi e korrupsioni i saj. 

Tirana e kapur thellë dhe e mbërthyer fort nga krimi dhe korrupsioni politik dhe i drejtësisë, dhe duke qenë se edhe perfituesit më të shumtë prej tyre janë në Tiranë, ata nuk kanë ndjesinë  dhe dhimbshurinë pse  vuajnë dhe pse e kanë problem mbijetesën  të tjerët, periferikët dhe ata të cilët jetojnë jashtë dhe larg Tiranës. 

Ju qytetarët e Tiranës nuk e  respektuat as diasporën të cilët me punën dhe djersën e tyre dergojnë para për të mbajtur familjet dhe familiarët e tyre në Shqipëri e prej të cilëve më së shumti përfitoni ju kryeqytetasit. Edhe pse diaspora patriotike erdhi për të protestuar në Tiranë në prag të Vitit të Ri 2019, qytetarët e Tiranës qëndruan indiferentë dhe as nuk i mbështetën as ata. 

Ju qytetarë të Tiranës u merrni studentëve të qarqeve të tjera që studiojnë në Tiranë qera të kripura për benesën, ju i keni dhe i mbani çmimet në stratosferë deri edhe një kafe 200 lekë dhe  gjysëm litri  ujë mbi 100 lekë të reja. 

Në Paris, në Budapest, në Hollandë , ne Belgjikë, në Rumani  madje edhe në Serbi ,në kryeqytetet e tyre  nuk protestojnë vetëm studentët por protestojnë kryesisht dhe shumica janë qytetarët ata që protestojnë , ndërsa në Tiranë qytetarët që protestojnë janë pak , dhe shumë pak janë ata të cilët mbështesin studentët. 

Ndërsa tiranasit akoma rrinë e vëzhgojnë edhe pse kostoja e jetesës, karburantet, çmimet , papunësia, korrupsioni e varfëria bëjnë kërdinë  dhe janë  më të lartat në Europë, rajon por edhe në Botë. Tiranasit nuk protestojne dhe nuk kanë  ndjesinë pse mijra e mijra qytetarë e të rinj shqiptarë marrin arratinë dhe kërkojnë azil nëpër Europë.  Pra në këtë gjëndje paralize e mosreagimi qytetar të tiranasve tregon se sa mbrapa ka mbetur ndergjegjsimi ,guximi dhe pjekuria e tyre për të reaguar e vepruar, përderisa ata nuk e mbështesin protestën e studentëve, apo kjo tregon se edhe shoqëria është zhytur në llumin e elitës politike, të politikës dhe të korrupsionit të saj. 

Shoqëria civile në Tiranë është e prapambetur dhe e manipuluar nga interesi i ngushtë, është kapur nga politika dhe është manipuluar prej saj. 

Protesta e studentëve le të shërbejë si zgjim dhe ndërgjegjsim qytetar kundër  elites politike të grupeve nepotiko-fisnore, klano-politikanëve dhe padrejtësive, mashtrimeve, krimit dhe kundër  korrupsionit, si zgjim për Tiranën , për kryeqytetin e përgjumur nga pazari, korrupsioni dhe drogpolitika, nga alkoli, klubnata, bixhozi e kazinot sepse Tiranës i takon që të jetë me meritë si epiqendra e ndryshimeve, permirësimit  dhe emancipimit demokratik e kombëtar të shqiptarëve.  

Tani kohët kanë ndryshuar, dhe Tirana politike me VETTING-un do të pastrohet nga politika e kriminalizuar,e korrupsionit dhe nga politika e antishqiptarizmit dhe antiamerikanizmit. Politika e Tiranës do të pastrohet nga matrapazllëku,tradhëtia, korrupsioni e krimi, nga orientimi  dhe nga influenca sllavo-greke  pasi  prej tyre fatkeqësisht Shqipërisë e shqiptarëve u kanë ardhur trazira, moszhvillim, fatkeqësi, padrejtësi, tragjedi e genocid. Duhet të pastrohet politika e Tiranës pasi akoma edhe sot ,dhe më keq, shumë më keq se politika dhe politikanët e  para këtyre të sotmëve ata nuk kanë as interesimin, as shqetësimet dhe as hallet e Shqipërisë e të shqiptarëve, por ata kanë  interesin e tyre personal, korrupsionin, vjedhjen dhe pushtetin e përfitimet prej tij, dhe prandaj gjithmonë në Tiranë  ka ndikuar, ka depertuar dhe ka promovuar dhe ka sponsorizuar  me  lehtësi politika e Athinës, Beogradit dhe e Moskës. 

Beogradi i nderon dhe i mban si heronj të Serbisë ata politikanë shqiptarë të cilët i kanë shërbyer Beogradit si Esad Toptanin, si dhe nga ana tjetër edhe Shteti dhe Kisha Ortodokse greke i dekoron dhe i respekton me Medalje të Lartë të Parlamentit Grek,  si dhe Kisha ortodokse greke  Kryeministrin aktual shqiptar si Kalorës të Kryqit të Madh. Të dy këto dekorarta u jipen personaliteteve të shquara dhe të rëndësishëm të cilët kontribuojnë për kauzën helene të shtetit dhe të kishës greke.  

Kjo  ndodh sepse Athinës, Beogradit dhe Moskës , interesi i tyre pëputhet me interesin e kësisoj politikanësh shqipfolës e tradhëtarë , pasi interesi antishqiptar sllav, serb e rus është kundër dhe armiqësor ndaj shqiptarëve , dhe si të tillë shërbëtorët më të mirë për ta janë ata tradhëtarë shqiptarë të cilëve nuk u interesojnë Shqipëria dhe shqiptarët, nuk u intereson interesi kombëtar por u intereson  halli dhe qëllimi personal i tyre, pushteti, zullumi, hajnija dhe këto si mjetin më të mirë pë t’u realizuar për politikanët e Tiranës ka qenë tradhëtia, tradhëti të cilën e kanë sponsorizuar antishqiptarizmi sllavo-grek gjithmonë.  

Sa herë që Kosova, kur atje shqiptarët e Kosovës , kur në Kosovë zhvilloheshin protesta  dhe rezistenca e qendresë  për liri e të drejta kombëtare kundër politikës kriminale, genocidiste dhe shoviniste serbe ,Tirana jo vetëm se nuk i përkrahte ato, por vetë Tirana përfshihej në ngatërresa e tollovi politike të ashpra ndërvete pasi kështu edhe i shërbehej politikës serbe për izolimin e Kosovës dhe zhvendosjen e vëmendjes së perendimit në Tiranë.

 Sot aktualisht në Shqipëri si kryelajm publik po qarkullon caktimi nga Kryeministri Rama i ministrit të jashtëm të Shqipërisë të një shqiptari nga Kosova dhe refuzimi kategorik i tij prej Presidentit Ilir Meta. 

Pa marrë parasysh kete fakt,  por ajo që historikisht konstatohet për politikën dhe për politikanët e Tiranës po e bëj në formë pyetje se: mirë ushtarakisht kurrë Shqipëria nuk ka hyrë në luftë as me Serbine dhe as me Greqinë  për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe as për t’u marrë atyre trojet shqiptare të grabituara padrejtësisht , por a e ka fituar   ndonjëherë  Tirana ndonjë betejë politike dhe diplomatike kundër tyre?!  Tiranës politike dhe politikanëve e pushtetarëve të saj gjithnjë u ka interesuar interesi i ngushte personal politik dhe pushteti dhe jo përgjegjshmëria kombëtare dhe interesi kombëtar sikurse është edhe politka e saj edhe sot, politikë e cila e mban peng edhe zhvillimin, demokracinë, shtetin dhe integrimin e Shqipërisë. 

Problemin kombëtar shqiptar dhe patriotizmin politika e Tiranës e ka pasur dhe vazhdon ta ketë e ta përdorë vetëm si retorikë dhe si patriotizëm fals dhe mashtrues. 

Politika e Tiranës gjithnjë është treguar inferiore ndaj fqinjëve të saj, madje e tillë është treguar edhe me Maqedoninë , me këtë shtetngrehinë artificiale ku shqiptarët janë gjysma e popullsisë së saj. 

Prandaj tashmë me formimin e shtetit shqiptar të Kosovës, Tirana duhet të marrë përgjegjësi më të mëdha kombëtare, që ta meritojë me meritë, qënien dhe funksionimin e saj si kryeqëndra e të gjithë shqiptarëve , dhe t’u dalë e të mbrojë shqiptarët kudo që ata të jenë jo vetëm në Shqipëri por edhe ne të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë.

Comments (1 posted):

Dashamiresi D on 12/01/2019 02:58:38
avatar
Zoti Skender Sadri Kapiti;
a keni qene normal sa shkruani e;
pergjithesoni per Tiranen kryeqytet?!

Si lexues i thjshte tehm se gaboi ne shume drejtime,me konkluzinin Tirane ne 100 vjet qe ska poliike dhe kete e vuan populli shqiptar.Them se gaboni e gaboni rende. Nuk di kush jeni dhe nga jeni sa niveli juaj arsimor e kulturor.Them jeni nxituar ne kete formulim per Tiranen kryeqytet.
Me paragrafin permbylles jam me ju...

Me dashamirsi ju drejtohem.Kopetentet le te ma kundershtojne sa ju.Mbi 70 vjet ne Tirane e njohur ate jo pake...
Mos ndoshta per momentin se keni kontrolluar veten...kur shkruanit?!
Dashamiresi D..

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1