Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | TË KËRKOSH STREHIM (AZIL) POLITIK NË…ZVICËR

TË KËRKOSH STREHIM (AZIL) POLITIK NË…ZVICËR

Font size: Decrease font Enlarge font
image KRISTO ZHARKALLIU

TË KËRKOSH STREHIM (AZIL) POLITIK NË…ZVICËR  

                                             NGA KRISTO ZHARKALLIU   

   Gjithnjë kam pyetur veten se si dhe kur dikush mund të braktisë Atdheun e tij, të afërmit farefisin dhe shokët dhe të kërkojë “strehim”politik në një vend tjetër. Patjetër është diçka e rëndë e dhimbëshme sidomos kur me një vendim të tillë i pret të gjitha urat për t’u rikthyer në mëmëdhe. Këto radhë shkruhen nga një njeri që e ka provuar se sa e rëndë është të shkëputësh lidhjet me vëndin ku ke lindur. Por kur ne (unë) kërkonim strehim politik në nje vend tjetër kishte kuptim tjetër: justifikohej se në vendlindje të rrezikohej koka nga sistemi i egër diktatorial. Sidoqoftë është shumë e rëndë dhe, pse jo,poshtëruese të kërkosh ndihmë të huajve të të mbrojnë nga bashkatdhetarët e tu,por këtë shumë pak e kemi diskutuar.Megjithatë-në kushtet e një diktaturë të egër hakmarrëse dhe çnjerëzore, justifikohet që ndokush të kërkojë mbrojtje nga një vend tjetër që supozohet se është demokratik dhe mbron të drejtat e njeriut. Nuk është aspak sekret se në të shumtën e rasteve këta të strehuarit poilitikë janë përdorur nga vëndet mikpritëse kundër vendit të tyre për qëllimet e tyre shoviniste. Kjo është vënë re historikisht sidomos me shqiptarët që arratiseshin nga Shqipëria dhe kalonin në vendet fqinjë ku në të shumtën e rasteve rekrutoheshin nga shërbimet antishqiptare të këtyre vendeve duke i përdorur se gjoja luftonin diktaturën komuniste. Në shumë raste njerëzit e thjeshtë besonin se menjimënd të huajt,sidomos shovinistët fqinjë i përdornin për të mirën e tyre dhe të…Shqipërisë!(Në këtë grup njerëzish të gënjyer sigurisht nuk bënin pjesë ata që ishin  të pjekur politikisht dhe të shkolluar që u shërbenin të huajve  në mënyrë të vetëdijëshëm!) Dihej se fqinjëve tanë aspak nuk u dhimbsej fati i popullit shqiptar por kishin synime të tjera që dihen dhe nuk është nevoja t’i përmendim këtu. Sinqerisht nuk do kuptoja as do justifikoja dikë që “arratisej” nga Atdheu vetëm për të jetuar më mirë, kur në vendin e tij nuk rrezikohej dhe jetonte si të gjithë të tjerët. Largimi nga Atdheu për të “tërë jetën” si bënim ne atëhere kur kushtet nuk  dukeshin të ndryshonte sistemi komunist,nuk mund të justifikohej vetëm e vetëm për të “jetuar më mire” se  të lirë ishte e diskutueshme dhe në vendet mikpritëse. Megjithatë nuk mungonin dhe raste kur disa kokëkrrisur braktisnin familjet,të afërmit dhe mëmëdheun duke besuar se në botën tjetër do të jetonin si aventurierë,pa pasur ndonjë arsye nga sistemi diktatorial. Këta hynin më lehtë në shërbim të të huajve, sidomos të shovinistëve. Patjetër këta ishin të pakët se shumica e të ikurve u rrezikohej koka dhe familja dhe këta nuk pushonin të ishin patriotë.  

                   Ajo pra që më bën përshtypje (dhe nuk mund ta kuptoj) është se sa lehtë shqiptarët edhe sot kërkojnë strehim (azil)politik në vendet e tjera të Europës akoma dhe në Amerikë. Sot nuk diskutohet se në Shqipëri ekziston demokracia-me ato mangësi që ka zakonisht demokracia ballkanase- por jam i bindur se askush nuk rrezikohet të ndiqet për bindjet e tij politike. E dime se gjatë këtyre gati tridhjet viteve popullsia e Shqipërisë është përgjysmuar nga emigracionin masiv pas shëmbjes së diktaturës, por askush në Shqipëri nuk i pengoi ose ndaloi të emigronin ashtu si nuk i pengon dhe sot njeri. Veçse emigracioni nuk është çrrënjosës se të gjithë udhëtojnë vazhdimisht dhe lirisht në mëmëdheun e tyre,tek të afërmit e tyre,madje duke përmirësuar dhe kushtet e jetesës në Shqipëri. Madje dihet se me pasaportë shqiptare mund të udhëtosh pa viza pothuajse në të gjitha vëndet e botës dhe kjo është një arritje e madhe lehtësuese si për emigrantët ashtu dhe për udhëtarët e ndryshëm.  Këtë e kam provuar vetë kur m’u desh të udhëtoj në Kajro,me pasaportën shqiptare që sapo e kisha marrë pas gjysmë shekulli. Po kështu udhëtova atëhere në Austri, Zvicër dhe Gjermani. Kudo që shkoja gjeja shqiptarë sidomos kosovarë me të cilët kaloja shumë mirë. 

   Dëgjojmë dhe lexojmë për shqiptarët e Zvicrës. Madje pas episodit të të tre futbollistëve shqiptarë në kombëtaren zviceriane u bë një zhurmë e madhe publicistike nga ku nuk munguan dhe shfaqjet raciste diskriminuese,ose dhe lavdërimin e “patriotizmit” që shfaqën këta të rinj duke bërë shënjën e flamurit. S’do mënd se nuk mungojnë dhe “analistët “ njëri prej të cilëve dallohet për sulmet e tij ndaj Tiranës-domethënë njëfarë Enver (?) Rambolli. Mirë këta,janë të privegjiluar por pjesa dërmuese e shqiptarëve si jeton? Dinim se para shëmbjes  së diktaturës komuniste shumë kosovarë lejoheshin të shkonin në emigracion, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër. Qëllimi i titistëve ishte që të zbrazej sa më shumë ish Jugosllavia, sidomnos Kosova dhe ish Maqedonia nga shqiptarët dhe të zëvëndësoheshin në vendet e tyre nga sllavët, kryesisht sërbët. Veçse tani ka dhe shumnë shqiptarë nga vetë Shqipëria (do t’u shpëtonte shqipove Zvicra?Jo, zoti na ruajt!!!) dhe duket se këtu shqiptarët nga të dy shtetet shqiptare janë bashkuar dhe kalojnë në harmoni të plotë.   Jeta këtu ka nivel shumë të lartë-kush nga bota nuk ëndërron të vizitojë ose të bëjë pushime në Zvicër, ndoshta duke e tepruar disi se ka nga ata që kujtojnë se zvicerianët ose kullosin lopët ose bëjnë sahate… Dhe shqiptarët- si dhe të huajt e tjerë- si kalojnë? Në shtëpinë tone vinte një pastruese nga …Portogalia dhe një vajzë kujdsestare për fëmijët nga Kosova. Sigurisht që në fillim sikur donin të fshihnin prejardhjen e tyre ndonse këtu racizmi është tepër i zbehtë, pastaj edhe ne nuk ishim vendas. Vajza kujdestare vazhdonte studimet në Universistet kurse prindërit e saj ishin punëtorë të thjeshtë në mirëmbajtjen e rrugëve.

Shqipen e fliste me vështirësi megjiuthëse më tha se kishte vizituaqr disa here Kosovbën dhe se ëndërronte që në të ardhmen të bënte pushime në Shqipëri…”Shqipëria ka det të bukur-thoshte- dhe këtu nka vetëm lumenj dhe male”  “Ka dhe shumë lope..”thoshte duke qeshur. Prinëdrit e saj kishin emigruar të rinj që në kohën e Titos-thoshte dhe gëzohej që gjëndja në ish Jugosllavinë kishte ndryshura dhe “Na kemi shtetin tone” Por ky , me vajzën e re ishte një rast i jashtzakonëshëm dhe kuptimplotë për mua. Flitet për shkolla shqipe dhe unë nuk gjeta shumë të tilla ndonse ligji federativ i Zvicrës nuk i ndalon, madje i inkurajon. Sigurisht duket tepër qesharake të kërkosh sot “strehim politik” në këtë vend  kaq të lirë (dhe kaq i shtrënjtë!). Këto i mendoja kur vitet e fundit është bërë kaq fjalë për dy ish oficerë (efektivë?) të policisë shqiptare që paskan kërkuar “strehim (azil) poloitik “në Zvicër! Dhe pse pikërisht në Zvicër? Dikush i ka pritur atje? Kanë pasur njerëzit e tyre atje, apo thjesht kanë kërkuar përkrahjen dhe mbrojtjen e qeverisë zvicerane se u rrezikuakan  në Shqipëri? Apo  duke u justifikuar kështu që të…jetonin më mirë në Zvicër? Si është e mundur-mendoj unë ndoshta gabimisht- që dikush të braktisë vendin dhe të afërmitr e tij, kur ka një punë-qoftë të thjeshtë që i siguron jetesën- duke kërkuar ta mbrojnë të huajt kur dihet se nuk rrezikohet kurrsesi? Ndoshta shumë shqiptarë nuk e kanë kuptuar se nuk mundin më të kërkojnë strehim politik se në Shqipëri nuk ka më diktaturë komuniste,por kështu mund të mendojë një njeri  i thjeshtë por kurrsesi dy oficerë të lartë të policies shqiptare.. Dihet se shumë nga këta kërkojnë të përfitojnë politikisht duke shpresuar se partia e tyre kur të vijë në pushtet demokratikisht do t’i shpërblejë doi t’i bëjë ndeputetë dhe…ministra! Por çështje qëndron ndryshe: sim und t’i besojë këta dikush tjetër i huaj se rrezikohen në Shqipërinë e sotme? A nuk i shikojmë pësojnë përditë “azilkërkuesit” shqiptarë në Francë Gjermani e gjetkë? Sa  e sa tragjedi nuk kanë përjetuar azilkkërkuesit e mashtruar! Sa e sa nga këta janë dëbuar me dhunë nga këto  vende? Se sot nuk mund të mashtrohet më se regjimi në Shqipëri nuk ështe demokratik dhe shkel të drejtat e njeriut 

    Sidoqoftë këto ngjasin edhe sot me shqiptarët. U interesova të mësoj se si jetojnë emigrantët e huaj në këtë vend kaq të pasur. Takova disa punëtorë ndërtimi në një kantjer dhe, duker dëgjuar se flisnin shqip i u afrove dhe u miqësova pëprderisa kaloja andej me nipçen e vogël  dy here në ditë. Ata sa po më shihnin më përshëndetnin nga larg me gëzim, madje njëri më ndihmonte të kaloja rrugën me vogëlushin  duke e përkëdhelur. I pyeta pra se si është jetra-si jeton një emigrant shqiptar në Zvicër.”Paga është shumë e mirë-më tha njëri nga ata-por edhe jetesa është shumë e shtrrënjtë. Në një familje tre katër veta, po të punojë vetëm njëri-burri- nuk mund të jetohet. Qeraja më e ulët e një apartamentit të zakonëshëm (dhe nuk është e lehtë ta gjesh) është rreth dy mijë franga (rreth njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë juro) Pastaj dritat,biletet e urbanit dhe të trenit janë shumë të shtrënjta. Prandaj duhet të punojmë dy veta që të mundim të jetojmë mirë; këtu jemi afër Gjermanisë dhe Francës prandaj njëherë në javë kalojmë në këto vende ku blejmë sendet ushqimore dhe shtëpijake më të lira se këtu janë të paafrueshme për ne punëtorët; akoma dhe nga Zyrihu shkojnë në Gjermani për pazar madje kudo që është afër këtyre vendeve të BE. Prandaj mos kujtoni se këtu është parajsë e vërtetë. Banorët vendas kanë punët e tyre kanë shtëpi dhe prodhimet vëndase,kurse ne që duhet t’i blejmë të gjitha fatmirisht që jemi afër Gjermanisë dhe mundim të hamë mish e djathë…” 

    Të gjitha këto i kisha konstatuar vetë por më interesonte më shumë se si jetojnë emigrantët e shumtë shqiptarë. Gjëja më e mirë është se gjejnë punë-nuk ka papunësi- dhe e dyta qetësia dhe rregulli shëmbullor. Kur shikoja se si punojnë e si sillen, si ngajnë makinat dhe si pastrojnë rrugët, mendoja pse vallë ne ballkanasit nuk mundim t’i bëjmë këto gjëra kaq të thjeshta dhe në dukje të vogla? Këtu-në Zvicër- respektimi i ligjeve është i detyrueshëm për të gjithë dhe shkelësit ndëshkohen shumë ashpër dhe askush nuk ankohet për këtë, ashtu si nuk durojnë askënd të shkelin rregullat dhe ligjet… Si përfundim më mbeti në kokë pyetja: pse duhet dikush duhet të kërkojë “azil” në Zvicër? E dime se shumica dërmuese  e emigrantëve shqiptarë e bëjnë nga halli se nuk kanë kurrfarë punë në vendin e tyre,por të jesh  në një punë të mirë-në kushtet e Atdheut tend- dhe të “arratisesh” sot poër në Zvicër, sinqerisht nuk e kuptoj. Mjerisht shumë gjëra nuk i kuptojmë dhe kot po përpiqemi t’i  diskutojmë ose t’u japim një shpjegim..

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1