Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Shqipëria e ikur

Shqipëria e ikur

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faruk Myrtaj

Shqipëria e ikur


Nga Faruk Myrtaj


Emigrantët janë racë e çuditshme. Ngaqë më mungojnë ca të dhëna, dhe ngaqë askujt nuk do t’i hynte në punë, nuk shtyhem deri sa ta konsideroj komb më vehte! Por që, shumë shpejt, do të jenë maxhorancë e planetit, nuk druhem ta pranoj.

Shqiptarët e ikur, si gjithë të ikurit e tjerë, shtyhen të ndjehen e të sillen e të jetojnë në shoqëritë ku tashmë gjenden. Të vonuar, edhe si emigrantë, i gjenë megjithatë më të dyzuarit mes emigrantëve: më shumë në atdheune lënë se aty ku jetojnë. Dhe për më tepër, fatkeqësisht janë më fatlumët mes emigrantëve të Europës: nuk i kanë të shumtë lajmet e mira prej Tiranës zyrtare, sa të mendojnë kthim të shpejt atje!

Por sytë e veshët dhe gëzimet e festat e hallet, atje i kanë!


E lamë Lindjen, ngaqë pritja për ta parë vendin Perëndim dukej ca si shumë e gjatë. Atje ku kemi qene vazhdojnë ta quajnë tranzicion. Dhe duket se i marrin gjërat me të qeshur, që ndjehen mirë. Janë mësuar me mungesat e gjërave elementare dhe, kur u telefonojmë, na pyesin nëse këndej ku jemi, kemi drita apo jo?! Dhe a kemi ujë gjithë javën?! Po u themi, kemi, si s’kemi! Si për gjëra të rëndomta, teksa ndjejmë se vërtetë po harrojmë ato gjëra që atje janë mungesore. 

Po korrupsion, a keni?, na pyesin, se këtu nuk po merret vesh më!

Edhe këndej kemi, bëjmë iso ne, por ne jemi të qetë se nuk i dimë këto gjëra, ne dimë korrupsionin që dini ju aty! Se mungesat aty vazhdojmë të vuajmë, rrugët aty janë gjithnjë të prishëshme, pavarsisht tenderave, dhe qeveritë e ministrat aty i dijmëë kokërr për kokërr, se aty premtojnë atë që është e sigurt që s’do të bëhet, se aty opozita premton po ato gjëra të opozitës së mëparshme, kurse pozita mbrohet me të njëjtin fjalor të ish-pozitës!


Pastaj bje fjala për punët që bëjmë dhe që bëjnë atje dhe aty nisin dallimet. Ne këndej punojmë, ne këndej e dimë se pa punë nuk mbahemi dot gjallë, pa punë nuk rronë dot ditën tjetër. “Këndej nuk ka Parti Pune, por ka punë!”, u themi. Ata qeshin, qeshim edhe ne. Dhe, ne dhe ata, vazhdojmë t’i bindemi fatit që kemi për pjesë. Por edhe po tëë ktheheshim atje, zor se do “ulnim kokën” e të bënim punët që bëjmë këtu! Zor se do ta bindnim njeriun tonë të kërkonte nga qeveria atë që vetëm prej saj duhet kërkuar, dhe prej qytetarit gjithë sa qytetari ka për detyrë...Se prej asaj balte jemi bërë, prej asaj klime valon gjaku ynë, dhe se e dimë mirë që, edhe nëse nuk jemi të pranishëm atje në fushatat elektorale, atje jemi të regjistruar dhe atje e hedhim votën!

Por lajmet e atjeshme mezi i presim, megjithatë. E dimë shtypin atje, krijesë e mjerë politike, e dimë që është, e megjithatë klikojmë tek gazetat e Tiranës; e dimë se atje të gjithë jemi kushërinj dhe nuk ka Zot të na pengojë të mos e gjejmë “mikun” për zgjidhjen e një “halli” jashtë ligjit; e dimë se ashtu sic erdhën punët, ish-komunistët ndërruan pardesytë dhe u bënë kapitalistë, miq të Amerikës, kurse të persekutuarit dhe pronarët e vërtetë, të tillë janë ende; e dimë se sipas akuzave të vetë politikanëve për njeri tjetrin, ata të gjithë duhet të ishin në “shtëpitë pa qira”, gjë që nuk ka për të ndodhur; dimë edhe se kjo e bekuara demokraci, ndër gjërat më të vështiraa dhe lehtësisht të keqpërdorshme është, por ku e ku me se si jemi qeverisur ne, më parë!

Nuk jemi aq entuziaztë sa ata për rrëzimin e qeverive atje, dhe opozitat nuk i shohim “armiqësore” si bënim dikur, por plagët e atjeshme na dhembin më shumë se njerëzve tanë atje...

Na trishtojnë lajmet prej atje. Shumë. Se ne atje jemi, prandaj...

Shqipëria e ikur, jemi.

Ajo Shqipëri që kurrë nuk u bë dot, si për mërzi e maraz të idealistëve të saj. Ajo Shqipëri që u ndërpre papushim, në shekuj të tërë, u pushtua dhe u josh me shpërbërje, u rilindë ëndrrash prej Rilindasve dhe bëri të merrte trajtën e Shtetit, por u ndëshkua ashpërsisht dhunshëm në vitet si “Fanar i Kuq”...Ajo Shqipëria tjetër, europiania, u kërkua nga poshtë, në fillimvitet ’90, dhe u shpërdorua nga ata sipër. E lodhën ëndrrën, e lanë pa pronë ku të hidhte rrënjë, e lanë pa liri fjale që të komunikonte me ëndërruesit, e kthyen në diçka “materiale” dhe ndan mes veti...


Ne ikëm...

Nuk guxoj të shprehem se ikëm duke marrë edhe ëndrrën me vehte...

Por jemi të ftuar të bëjmë kujdes mos rezultojë e vërtetë kjo pandehmë. 

Ne jemi Shqipëria e Ikur, por ne ndjehemi më shumë atje, nuk ka se si edhe ëndrra të mos jetë atje...



1 Qershor 2008 -Fjala e Lirë

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 12/01/2019 04:02:14
avatar
Nje dhimbie"Shqiperia e ikur?!

I nderuar Faruk Myrtaj se pari pershendetie,si bashkeatdhetar sa me gjendie ne Toronto emigrante.

Ju lexova me vemendie nga vete titulli zgjedhur"Shqiperia e ikur",qe me dha te kuptoj se ishte fjala per emigracionin, teme qe na preokupon te gjitheve e sidomos ne qe e vuajme emigracionin, sidomos ate te pas viteve 90t.
Tema shume interesante e qe kerkon studim te thelle,per tu trajtuar,qe ne kemi fatin,trashegojme nje letersi,jo pake nga emigracioni ne shekuj.Po ky i fundit ka te vecanten e tij.
Nuk jam i specializuar per nje studim te tille,(lexuar si rromane,pa bere recesion),po sa lexova tek shkrimi juaj,me beri ta rilexoj.Nga rileximi nxora se ka shume nevoje te perpunohet ,per te nxierre ate qe duhet,kjo sidomos jo vetem historike,po deri ne ato qe kerkojne studim e konkluzione shkencore
Po ju permend vetem nje AMANET lene brezave emigrantet ne vite mos shekuj:
-Bjerini botes ane e mbane;po mos e harroni vatane!" Mos kjo duhet te jete krye tema e shkrimit qe trajtoni dhe ju?
Me fal po shkrimin tuaj,une e mar si nje;"detyre"per ta argumentuar me tej. Le t'u referohemi per kete "Rilindasve tane te mbedhenj,ne kushtet e sotme. Emigracioni Ceshtje e dites,jo vetem per shqiperine tone.Duhet te organizohet apo administrohet sa ne planin kombetar dhe nderkombetar. A nuk do jete kjo nje ceshtie dite?! Them se po.
Duke njohur diapazonin tuaj si pene, them se duhet ta trajtoni me gjere,deri krijuar arganizma perkatese studimi,sa brenda vendit dhe nxit vendet me emigracion shqiptar masiv.Rendesia e keti studimi te sherbeje asaj ceshtie te madhe:Ruajtien e origjines e identitetit Kombetar,ne shtete emigrauar.Shume mire po veprohet me hapien e shkollave ne gjuhen amtare,sa krijimin e shoqateve te ndryshme me karakter kombetar.Shtetet ame,kam parasysh Shqiperi,Kosove,deri Maqedoni e,Greqi sidomos,duhet ndaluar e realizuar mareveshie ndershteterore per keto pune.Shembulli i Arberesheve te Italise them,eshte per tu pergjithesuar.
Me fali i nderuar Faruk Myrtaj,po them se ju mund ta ndiqni kete problem edhe nga ketu ne kanada sadi qe jeni,Pa tjeter ne vend Ministria emigracionit duhet krijuar,jo vec nje zyre e vecante.
Me shume konsiderate.
Guri Naimit D.(Dh Xhoga)
Toronto11-01-2019

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1