Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Lahuta në UNESCO dhe ç’ka po thotë Gjergj Fishta?

Lahuta në UNESCO dhe ç’ka po thotë Gjergj Fishta?

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gëzim Llojdia

Lahuta në UNESCO  dhe ç’ka po thotë Gjergj Fishta ?

Gëzim Llojdia

1.

Lajmi se lahuta kjo vegël muzikore e përdorur në veri të vendit është njohur nga UNESCO, jo si pasuri më qartë jo si vegël muzikore  e shqiptarëve,cuditërisht dhe e vërtetë , por e serbëve ,po na bën të dyshojmë për shumë gjera që ndodhin ,kur të tjerët nxitojnë të marrin mallin tonë ,ta shesin si produkt të gatshëm të tyre.Ata ardhacakët  diku nga Karpatet ,falsifikuan historinë kur shqiptarët këmbëkryq rrihnin gjoksin se këtyre burrave, s’ka kush me ua hedh  treguan edhe një herë se  c’farë janë në gjëndje të bëjnë, kur fqinjët ende vijojnë të tregojnë legjenda dhe balada historike rreth trimërisë së tyre, ndërsa serbët ua shkojnë ndën hundë   sa herë që kanë dashur ta bëjnë.E kujt është përgjegjësia?Duhet kuptuar se UNESCO, nuk e futi,shtetin e Kosovës në gjirin e saj, dhe se  pasuriae arkeologjike  e këtij shteti gjëndet ende nëpër muzeumet serbe është një fakt për të kuptuar ,se puna nuk është kaq e thjeshtë.Fqinjët ardhacakë vepruan kështu kur më parë penguan Kosovën në këtë organizatë me lobimet e tyre dhe pas kësaj vendosin, lahutën veglën, që i kanë kënduar kahmotit shqiptarët si  të tyren por edhe ballkanas të tjerë.

2.

N.qs  flasim për UNESCO duhet kuptuar se megjithëse Shqipëria është  aty prej 30 e kusur vjetësh ,ajo nuk ka mundur dot të fusë në listen e ruajtjes jo më shumë  se dy site.ja se se cfarë ka të regjistruar në listën ku përfshihet Shqipëria.Albania:

Cultural (2)Butrint (1992,1999).Historic Centres of Berat and Gjirokastra (2005,2008)

Si dhe  në listën e pritjes jo më shumë se site:Les tombes de la Basse Selca (1996)

L'amphithéâtre de Durres (1996),The Ancient City of Apollonia (2014),The Castle of Bashtova (2017).

Le të shikojmë Serbinë.

Rreth 5 site :Cultural (5)Gamzigrad-Romuliana, Palace of Galerius (2007)

Medieval Monuments in Kosovo (2004,2006) Monumentet mesjetare në Kosovë

Stari Ras and Sopoćani (1979),Stećci Medieval Tombstone Graveyards (2016),Studenica Monastery (1986).

Si dhe  në listën  e pritjes  rreth 12 site.

Cdo sqarim është i tepërtë.Ne jemi më të hershëm, po të lexosh në sitin e UNESCO  nga antarsimi dhe pasardhja e konvetës ,mirëpo fqinjët edhe pse ardhur më vonesë edhe këtu, janë kanë dalur të  vendosin jo më pak  5 site  si dhe rreth 12 site në listën e pritjes,karshi 4 të shqiptarëve që edhe në këtë fushë janë të parët në hyjre dhe të fundit në dalje.

3.

Po të dëgjonte këtë gjëmë poeti kombëtar Gjergj Fishta do të rrotullohej në varr, mirëpo duke ditur, që poeti ynë  s’ka varr dhe shqiptarët ende e kanë lënë edhe pa një shtëpi muze ,  cfarë mbetet të themi.Rreth 32 vjet punoi Fishta , për të nxjerr në dritë kryeveprën e tij :” Lahuta e Malcís”  e shkroi në 1902 e botoi  në 1905,variant i fundit është i vitit     1937.Edhe pse e mohuan për 50 vjet ,vet titulli i këngëve epike të Fishtës është kuptimplote. Jo vetëm këtu por krejt cikli I Krshnikëve dhe më tej e emë gjerrë është kënduar me lahutë .Lahuta  thotë R.Sokoli në veprën e P. Bogdanit “Cuneus Prophetarum”: ‘..ata që kënduekshin ndë mjedis të vashzavet e rasa të laudeve…ka edhe dëshmi të tjera për përdorimin e saj në Kosovë.Dardan Lajçi, shkruan:” Lahuta përfaqëson arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian. Lahuta është e ngritur edhe në shkallë kulti. Kulti i lahutës në familjen shqiptare është i përhapur, ashtu siç ekziston një respekt shenjtërues për këngët e kreshnikëve. Lahutarët i këndojnë këto këngë në dasma, në gazmende, në festa dhe në raste të tjera gëzimi, si dhe në mbrëmje, kryesisht gjatë stinës së dimrit. Dëgjuesit kanë respekt të veçantë për lahutarin, sidomos kur ai këndon. Qetësia është në shkallë të lartë, e kur lahutari e përfundon këngën, e urojnë e përgezojnë me fjalët “ Goja të lumtë!” ose “Djalit ia laç!” dhe ky është shpërblimi i vetëm dhe më i madhi për ta. Në lahutë vendosen zburime me karakter kombëtar si dhe figura si përkrenarja e Skënderbeut, koka e kalit, koka e gjarprit, flamuri dhe portrete të heronjëve shqiptar.

Dhe duke paralajmëruar harresën ndaj saj ky socilog  nga Rugova thotë : Megjithatë, brezi kufitar i Shqipërisë me Kosovën, Mirdita lart, fisi Kelmend, aty-këtu po e përdorin. Lahuta, megjithatë, do të mbetet ndër instrumentet më popullore në traditën më të madhe ndërshqiptare, sepse përmes tingullit të saj është ngjallur historia shqiptare. Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikve janë monument i kuturës shpirtërore të shqiptarët.Prof Ramadan Sokoli thotë:Në Shqipërinë Veriore lahutë quhet një vegël muzikore me një kordë,prej qimesh kali,së cilës i bihet me hark; ndërsa në Shqipërinë jugore llahutë quhet një vegël tjetër e gjinisë kordofone,e pajisur me katër palë tela,të cilëve u bihet me pendëz. Pra,pavarësisht nga emri i përbashkët,kemi të bëjmë me dy vegla të ndryshme si për ndërtimin e tyre,ashtu edhe për mënyrën e përdorimit, veçoritë e tingëllimit,prejardhjen ose historikun e tyre etj. Pa u zgjatur rreth burimit dhe ndryshimeve që ka pësuar ky emer gjatë kalimit të kohës,në këtë shkrim do të ndalemi kryesisht rreth lahutës së Shqipërisë veriore.Malësorët tanë e përdorin me ëndje këtë vegël dhe e dëgjojnë me vëmendje kur shoqëron këngët e trimërisë nga epika jonë historike ose baladat dhe rapsoditë e epikës sonë legjendare. Lahuta përdoret në ato krahina të Shqipërisë Veriore ku këndohen këngët e kreshnikëve,domethënë nëpër trevat mbi lumin Drin. Nepërmjet shtegëtimeve blegtorale të malsorëve tanë kjo vegël ka zbritur deri në jugun e Lezhës. Kurse nepër krahinën e Matit e të Dibrës nga njëra anë deri në rrethin e Krujës e nepër malësitë e Tiranës nga ana tjetër, përdoret një variant i lahutës (“laurija”) me dy,tre ose katër tela,të cilët nxjerrin tinguj nëpërmjet fërkimit me hark. Një vegël e tillë përdoret gjithashtu nga arbëreshët e Greqisë.Përhapja gjeografike e këtyre dy veglave nuk është e kufizuar vetëm nepër krahinat e Shqipërisë Veriore dhe verilindore.

Pa u zgjatur më tej përse sërbet na e morën  dihet, por përse nuk u mbrojt kjo pasuri e jona duhet gjetur faji?

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1