Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Ndërtimi i një shoqërie me ideale të larta

Ndërtimi i një shoqërie me ideale të larta

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fethullah Gulen

Ndërtimi i një shoqërie me ideale të larta


Përgatiti: Adriana Myrtaj


Fethullah Gulen


https://fgulen.com


Mungesa e idealeve, jeta në mungesë të ndikimit të tyre, i kthen njerëzit në viktima. Përveç idealit, është mënjanuar vetëkontrolli dhe njerzit u korruptuan. Disa madje kanë shkuar aq larg sa të shkatërrojnë mjedisin, duke u sjellë si anarkistë dhe nihilistë të betuar. Këta njerëz gjithmonë kanë qenë problematikë. Të hequr mënjanë, janë për të ardhur keq por, kur hyjnë në veprim, përpiqen të shkatërrojnë çdo gjë.


Njerëzit e kohës janë viktima të një jete pa qëllim a ideal. Pa asnjë aspiratë për të ndjekur, me kohë e kanë lejuar vullnetin e tyre të lirë të shkojë dëm. Herë të tjera, e kanë përdorur, por vetëm në dëm të vlerave që dikur përbënin qëllim, si paqja dhe dinjiteti njerëzor. Koha në një gjendje letargjie, i çoi në vetë shkatërrim të brendshëm dhe, në momentin kur hynë të veprojnë, shkatërrohen fund e krye vlera të tilla si besimi, etika dhe drejtësia. Pra, si tërheqja mënjanë, edhe përfshirja e tyre në veprim, gjithmonë ka shkaktuar probleme.


Këto qenie njerëzore të niveli të ulët, udhëhiqen nga trillet e dëshirave, në vend të mençurisë së vetëdijes. Ata janë në mënyrë konstante në ndryshim emocional, zemra e tyre më së shumti pëlqen thashethemet e ditës dhe bisedat e vogla. Nuk ka asnjë përfytyrim për të ardhmen në ta, asnjë ide të re, asnjë kod sjelljeje dhe asnjë projekt të rëndësishëm. Kur ndihen të vobektë, nuk shprehen pothuajse mbi asnjë subjekt por, kur marrin fuqinë, përpiqen ta shprehin veten vetëm përmes mënyrash që krijojnë dëm. Ashtu si gjethet që bien gjithkund rrotull me afrimin e vjeshtës, ashtu edhe ata gjenden nga një vend në tjetrin sipas drejtimit nga fryjnë erërat dhe, ata që ndodh të kalojnë aty rastësisht, shkelin mbi ato pirgje gjethesh.


Kjo atmosferë e errët e zymtë u bë pjesë e natyrës së njerëzve të sotëm. Qysh kur kjo shoqëri, me vullnet i ngushtoi ndjenjat, mendimet dhe qëllimet, ose u përfshi nga komplekse inferioriteti ose në delir. Në të dyja rastet, u bë luftë kundër identitetit të saj të veçantë. Për fat të keq, edhe sot kjo betejë vazhdon me forcë të plotë, edhe pse në mënyrë tjetër. Ndërsa gjysma e botës ndjek rrugë të reja në meditimin për epokë të re, gjysma tjetër ende vuan e zënë midis rrethit vicioz të krizave të qëmotshme. Mendimet sot janë të shpërqëndruara, emocionet të shtypura, sjellja e paqëndrueshme, zemrat të pandjeshme. Masat e njerëzve janë kthyer në kukulla, kapur në kurthin e valës paqëllim. Shoqëria ndjek një rrugë që e ndryshon drejtimin e saj çdo ditë sepse, atyre që e drejtojnë atë, ju mungon ndjenja e dashurisë për të. Në çdo njërin prej organizmave që studjojmë, shohim se si prishet nga brenda dhe kjo na bën të dridhemi. Në të vërtetë, është pothuajse e pamundur të vëzhgosh: jetën, mendimin, moralin, kulturën, artin, politikën ose ligjin, pa ndjerë dhimbje dhe keqardhje.


Ka shumë kombe që kanë të njëjtin fat, shtypje dhe padrejtësi. Vazhdohet të konkurohet midis, me sjellje të papranueshme. Shkaktohen dëme në fshehtësi mbi njëri-tjetrin dhe luftrat janë në vazhdimësi. Dominimi i forcës mbi drejtësinë mund të bëhet fati i përhershëm i kësaj bote, me vendet në konkurencë të vazhdueshme me njëra tjetrën, që ulin pagat dhe standardin e jetesës për njerëzit brenda vendeve të tyre dhe i transferojnë bizneset në të tjera vende ku pagat janë më të ulta dhe të drejtat e punëtorëve më të pakta. Por, me ndershmëri, gabim të mendohet që harabelat të fitojnë ndaj shqiponjave...


Kjo shoqëri është si një anije e rrëmbyer nga uji, e dëmtuar nga brenda. Për ta përgatitur për udhëtime të gjata përpara, na duhet të inkurajojmë ata individë të guximshëm që kanë qenë të aftë të mbrojnë brenda vetes besimin, vendosmërinë dhe shpresën. Ata që zotërojnë ideale të larta, që ja kanë përkushtuar jetën të qenit në shërbim të përhershëm, ata që janë të gatshëm të bëjnë si sakrificat materiale ashtu dhe ato shpirtërore, janë ata individë të vendosur e të aftë të mënjanojnë shtypjen e llojit mbytës të shoqërisë të shekujve të fundit. Janë ata shpirtra të guximshëm që e lidhin shpëtimin e tyre me të qenit në shërbim për të tjerët, që e shpërfillin mirëqenien e tyre dhe e shpërndajnë atë si tokë të begatë në rrugën e lumturisë së të tjerëve. Ata qarkullojnë tek njeriu si qarkullon ajri dhe gjaku në venat e tij e sjellin jetë. Ata rrjedhin si ujëvarat, që të shuhet etja e atyre që digjen së brendshmi nga zjarri i një malli të pafund. Ata veprojnë bazuar  në ndjenjën e përgjegjësisë që ekziston si një aspiratë thellë shpirtit të tyre. Mëshira e këtyre njerëzve i kapërcen kufijtë personalë, i gjithë njerëzimi përfshihet në dashurinë e tyre.


Këto cilësi i kujtojnë njerëzimit thelbin shpirtëror që ai ka humbur. Janë këta njerëz që shërbejnë si një shembull për ata që kanë ndryshuar e humbur në shekujt e fundit që s'mbajnë më ideale. Fati i njerëzimit është uniteti, jo ndarja. Nëse i mbyllim sytë e injorojmë fakte të caktuara, i lëmë vend në mendjet tona aspekteve të përbashkëta, ngjarjet e jetës na tërheqin së pari drejt së përgjithshmes, kënaqësisë dhe dhimbjes së përbashkët, se sa asaj individuale.


Kolektiviteti social ruhet në vetëdijen tonë. Ashtu si çdo veprim yni ndikon mbi gjithë të tjerët në një mënyrë a tjetër, ashtu edhe gjithçka ndodh, qoftë edhe në cepin më të largët të tokës, ndikon mbi ne. Ky unitet është për shkak të humanizmit tonë të përbashkët, emocioneve dhe mendimeve tona të përbashkëta. Jemi të destinuar të jetojmë së bashku, jemi krijuar të japim dhe marrim midis nesh dhe tregojmë simpati. Thelbësisht, nëse njerëzimi do mund të kuptonte se natyra e tij është krijuar të ketë unitet, atëherë, duke përfituar nga kjo e shkruar si fat i tij, njeriu do mund ta ndryshonte drejtimin e botës duke qenë të gjithë së bashku. Sapo të mundemi të sinkronizojmë synimet dhe vullnetin tonë, kjo rrjedhë natyrore e jetës njerëzore do të pasurohej me hapësira të reja të arsyes, gjykimit të shëndoshë dhe vullnetin tonë të lirë. Kjo do të na zbulonte veçantitë e qenies njerëzore dhe do të na shpërblente nëse zgjedhjet i bëjmë drejt synimeve të tilla. Forca jonë e vullnetit të lirë do të bëhej çelësi që zhbllokon idealin e një jete të përherëshme.


Kështu, ata që kërkojnë jetën e përhershme duhet të përqafojnë idealin e pranimit të të tjerëve që të mund të kenë sukses në rrugën drejt përjetësisë. Në ndryshim, ashtu si egoisti, njeriu tej mase ambicioz, njeriu pa dhembshuri, që e var shpëtimin në dëmin mbi të tjerët, pa qenë i aftë t'i dojë “Të Tjerët”, vetë ai nuk mund të njoh dashuri ndonjëherë. Përveç kësaj, dhimbja e të lënduarve, vuajtja e tyre në mundim, kanë efekt më të madh ndaj atyre që në fakt i vuajnë këto vuajtje. Një individ që ka si privilegj sakrificën për të tjerët, respektohet nga të gjithë, edhe nga ata rrethuar nga humbja dhe fatkeqësia.


Egoisti, ai pa dhembshuri, janë të dënuar të mbeten burgosur në botën e tyre individuale. Ata nuk do mund të përjetonin mbarësinë e  kolektivitetit të vërtetë. Ata janë pak më shumë se kufoma të gjalla që nuk provojnë asgjë tjetër përveçse mjerimit, të ndodhur midis rrjedhës së jetës dhe vdekjes. Vetëm e mashtrojnë shpirtin dhe ndërgjegjen duke mohuar vlerat e vërteta prej njeriu.


Jeta është planifikuar për brezat e sotëm dhe të ardhshëm si jetë idealesh që jetohen për qëllime të larta, fisnike, e jetuar për të tjerët. Çdo hap i saj, duhet mbushur me vetëdije kolektive. Kjo lloj jete është pasqyra e plotë e karakteristikave që përcaktojnë njeriun e vërtetë; përsosmëria. Ata që janë të aftë të shohin me mençuri, mund të shohin pas këtij pasqyrimi lidhjen e thellë dhe intime me të gjithë ekzistencën. Në këtë reflektim, njeriu vëzhgon veten dhe të tjerët me sytë e zemrës dhe gjen mirënjohjen në mënyrë të vetëdijshme. Kjo është arsyeja, që ashtu si lidhet individi me botën e tij shpirtërore, ashtu arrihet aftësia e tij për të vëzhguar dhe për tu bërë familjar me mjedisin rrethues; çdo gjë do të jetë më e mirë dhe më e arsyeshme.


Megjithatë, është e pamundur të arrihet ky transformim brenda natës. Demonstrimi i dashurisë shfaqet pas një procesi të gjatë fermentimi brenda thellësive të shpirtit. Në gjuhën e zemrës, është thirrje për humanizëm. Thirrje që ngrihet nga shpirti njerëzor duke reflektuar ngjyrën e vet në atmosferë dhe, pas një farë kohe, gjithçka flet në gjuhën e vet. Ky emocion vjen drejtpërdrejt nga zemra, nuk ndikohet nga faktorë të jashtëm apo parazitë që ndotin ambientin në tërësi.


Kjo thirrje është më e përshtatshmja të mirëpritet në qiej dhe në tokë, sepse është e frymëzuar në besim dhe është e mbushur me hir. Një ditë, ata të sferave shpirtërore do ta nderojnë këtë thirrje dhe portat e qiellit do hapen për ta lejuar atë brenda me lëvdata dhe respekt. Atëherë, zemrat do rrahin me dashuri, mendojnë me dashuri, flasin me dashuri, veprojnë me dashuri dhe do e pranojnë botën me dashuri...


Besoj në atë ditë, kur toka të bëhet një rrezatim verbues dashurie, kur të pranojmë jetën dhe inkurajojmë të tjerët ta pranojnë jetën me më shumë sinqeritet. Duke i shpëtuar përfundimisht mjerimit, teksa u tregojmë të tjerëve rrugën për në përjetësi, duke i vrojtuar të dyja, shpirtin brenda nesh dhe atë të të tjerëve, do ta kemi arritur aftësinë shpirtërore të perceptimit nga një këndvështrim shumë i ndryshëm. Jo vetëm duke pranuar idetë, por edhe të aftë t'i përmbushim ato, ne gjithashtu do mund t'i afroheshim arritjes së një mirësie dhe butësie përtej aftësive tona. Dhe kur e paarritshmja bëhet e arritshme, do të vrumbullojë mirënjohje e mbarësi; idealet e shkëlqyera do të na frymëzojnë me shpresa dhe entusiazëm.


Një nivel shpirtëror si ky, që thellohet duke ja përkushtuar veten mirësisë, është aspekti më i thellë dhe më i mrekullueshëm I gjithkujt. Në sytë e Zotit dhe në sytë e njerëzve të tjerë, këta individë arrijnë respekt superior të jashtëzakonshëm dhe, pa dyshim, fitojnë favorin e krijesës së përsosur për shkak të kësaj thellësie. Dashuria që ata kanë ndaj të tjerëve është rezultat i marrëdhënies së tyre të thellë me Perëndinë, ideal në nivel personal. Është edhe ideal madhështor në nivel kombëtar, të lutesh për lavdinë e kombit, me koston e jetës tënde. Është ideal i jashtëzakonshëm, kur shqiptohen fjalët: "Jam i gatshëm të digjem në zjarrin e xhehenemit vetëm të mund të shoh që kombi im ka rifituar besimin". Ideal i bazuar mbi ndjenjën e përgjegjësisë që përfshin të tërën, mëshirën e dhembshurinë universale për të thënë: "Zot, faleni popullin tim, se nuk di", për ata që kanë shkuar larg sa kërcënojnë me vrasje.


Shoqëria e sotme ka nevojë për individë të guximshëm me ideale të larta, fisnike. Ka nevojë për idealistë të guximshëm, të aftë të hapin duart në lutje me dashuri për kombin e tyre dhe për gjithë njerëzimin. Kemi nevojë për këta idealistë të guximshëm që luten për të mirën e të tjerëve sa herë që ngrenë duart lart, në lutje. Me që askush tjetër nuk do të na e kryejë një detyrë kaq të madhe, mbetet detyra jonë ta shprehim dhe zbatojmë midis nesh.


Përgatiti: Adriana Myrtaj

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1