Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Eshtë me të vërtetë lojë shahu

Eshtë me të vërtetë lojë shahu

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

Ilir Levonja

 

Eshtë me të vërtetë lojë shahu

 

Unë kam ato vërejtjet e mia për Ilir Metën. I kam publikuar dhe do e bëj këtë me cilin do ka pushtet në vendin tim. Megjithatë nuk hezitoj të them se është njeriu i vetëm, ai që në këto njëzetë e tetë vite demokraci, po i jep sharmin e duhur presidencës së shqiptarëve. Kjo ndofta nga përvoja politike e mosmarrëveshjeve të gjata brenda faktorit dhe nënqeshja kur interpreton librin themeltar të një shteti, si kushtetuta. Ata përpara tij kanë nuk kanë qënë as mish e as peshk kur thotë populli. Aq sa shumë herë shqiptarët pyesin veten se përse u duhet institucioni i presidentit. Gjithmonë ka qënë një krizë a një ngërç duke patur parasysh mënyrën se si është zgjedhur garanti kushtetues. Por edhe një objekt butaforik, të cilin mbaj mend një president i radhës, në mos gaboj një ushtarak si Nishani, e përmblodhi me pak fjalë, nuk e dua këtë ministër, nuk më pëlqen ky, por kushtetuta nuk më lejon. Megjithëse nuk e kishte aspak të vështirë të mos dekrentonte një poet si ambasador. Si do që të jetë nuk ia vlen, pasi në kaq e aq vite presidenca ka qënë një varkë relike lagunash në periferi. Një institucion për pensionim të parakohëshëm. Ose për revansh politik, si rasti i Sali Berishës. Ndofta mund ta imitoj edhe Ilir Meta, megjithëse na sqaron Edi Rama me tangarllëkun e tij kur thotë se politika është një lojë shahu. Mund të jetë e tillë, veç ta dini se kjo nuk është ajo që i duhet një vendi me ekonomi informale, i cili e ka buxhetin të marrë peng nga krimi dhe droga. Megjithatë në rastin konkret kushtetuta nuk paska pengesë për Metën, si dikur për Nishanin a ndonjë emër tjetër që tashmë fikur diku përgjithmonë. Por mua nuk më duhet kjo, edhe pse shoh një indinjatë karakteristike tonë, në bazë të bastioneve, ku shumatorja e të gjithave mund të përmblidhet në atë togfjalëshin parahistorik, bëj si them dhe jo si unë. Ajo që ka rëndësi, është balancimi i pushtetit. Pra ekzistenca e një institucioni i cili duhet t'i kujtoj çdo kryeministri, jo vetëm Ramës, se jo çdo firmë sjell në pushtet kë do ti dhe kush të shërben ty. Pasi në konteksin konstitucional dikasteret duan veç njeriut politik edhe atë me përgjegjësi publike. Ndaj nuk ia vlen të ngrihen gjithë këto akuza karshi mosdreketimit të presidentit, për një individ që nuk ka asnjë obsion a vërejtje për paraardhësin. Kjo ka domethënien më të ulët të inteligjencës duke na thënë se ndërrimet bëhen thjesht për qejf. Nuk mund të ngrihesh në një nivel admirimi pa u shpjeguar njerëzve minuset e paraardhësit. Tek ne këto interpretohen me një logjikë shteruese duke i përmbledhur në pyetje naive se kur do ta vrasësh babën. Një kulturë me bagazh të fundet, shteruese që mban sot një klasë politike të çibanosur. Atë të cilët kanë lexuar vetëm dy libra në gjithë jetën e përmbledhin në atë filozofinë bajate me mos ma dhit' mua, a pse me dhjet' mua, po ti po ma dhjet' mua kështu. Ndofta kështu i ka thënë edhe Edi Rama, sot presidentit. Por në atë nivel social politik, politika është edhe lojë shashu edhe me ma dhjerë e të ta dhjesë. Nuk është objekt debatesh një gjeneral në pension që deklaron publikisht se u bë ministër fal miqësisë së një shkrimtari me një kryeministër. Nuk ia vlen, sinqerisht. Duhet një aksion i fortë politikë, i natyrës o fito o ik. Në këtë konteks aktiviteti opozitar me fushatat periferike. Duke u thënë atyre që po u kalben mollët se, kjo qeveri nuk ju subvencionin etj., është tashmë i dalë boje, pasi atat prapë për Edi Ramën do votojnë. Duhet një vendimmarrje politike e fortë, pa kthim. Pasi të hap barkun kur Taulant Balla ankohet për bojkotimin e kuvendit nga opozita. Kur drejtori i pemtoreve Erion Veliaj flet për bashkëpunim a dialog. Nëse vërtetë si opozitë, kërkon tu japë emër denoncimeve të veta, duhet ta vulosi përfundimisht, jo më me bojkot, por atë që e kemi thënë kaq herë, djegien e mandateve. Dhe në këtë drejtim, refuzimet e presidencës janë një farë indeksi. Ose vazhdë e asaj që kryeministri e quan lojë shahu.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1