Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | FRYMEZIM

FRYMEZIM

Font size: Decrease font Enlarge font
image FRYMEZIM

Adriana Myrtaj

FRYMEZIM

 

... Banorët më të lashtë të Tokës banonin në klane, familje dhe shtëpi. Cdo njëra nga to ishte e kënaqur me atë që kishte arritur dhe zotëronte. Në ato kohë, nuk njihej fakti që dikush të donte të pasurohej me të mirat e tjetrit ose të donte te sundonte botën. Si i tillë, njeriu i atyre kohëve ishte më pranë Zotit  sesa ata që erdhën pas tij. 

Meqenëse jeta në atë kohë rridhte sipas këtij rregulli, mbretëronte pafajësia dhe, së bashku me pafajësinë, mençuria. Cdo njëri bënte atë atë që ishte e mirë për hir të së mirës, bënte atë që ishte e drejtë, për hir të drejtësisë. Njeriu në lashtësi nuk dinte të ishte ndryshe. Njerëzit flisnin mes tyre veçse për atë që ishte e vërtetë dhe kjo mbështetur në mirësi, pa shkaktuar dëm; jo vetëm vullnet - mirë, por vullnet - mirë bashkuar me mencurinë. Të tilla ishin kohët e lashta. 

Engjëjt në ato kohëra flisnin rregullisht me njeriun dhe e mbanin mendjen e tij larg gjërave materiale, e mbanin në qiejt, e udhëzonin atë dhe e drejtonin njeriun në udhën për atje, i tregonin atij se c'kishte përtej, mrekullinë e lumturinë e botës prej engjëlli. Shkrimtarët në lashtësi i njihnin ato kohë dhe kanë shkruar për to, i kanë quajtur Të Artë. 

Arsyeja pse atëhere ishte ndryshe, ishte se njeriu jetonte dallueshëm në klane, familje dhe familjet e një trungu në familje më të vogla dhe secila nga to banonte më vete dhe s'i shkonte kujt ndërmend të rrëmbente trashëgiminë e tjetrit për privilegje apo përfitim vetiak të ndonjë lloji apo që të mund t'i siguronte njeriut sundim mbi tjetrin, se dashuria për veten në ato kohë, nuk dëmtonte të tjerët, njeriu i gëzohej të mirës së vet po aq sa i gëzohej të mirës për tjetrin. 

Me kalimin e kohës ndryshoi kjo skenë ndryshoi dhe u kthye e tëra përmbys. Lakmia e tundimi për më shumë u bënë udha e njeriut. Dëshira për sundim të ndonjë lloji mbi të tjerët dhe përfitim material, e pushtoi mendjen e njeriut. Raca njerëzore krijoi mbretëri dhe perandorira dhe ligjet e bamirësisë dhe të ndërgjegjes shkruar dikur brenda zemrës, pushuan së vepruari. 

Njeriu hyri në udhën, dëshmitarë të gjallë të së cilës, jemi ne sot. Shkruam ligje të mbrojmë vetveten nga veprat e dhunës, por edhe që të mund të përfitojmë prej tyre në ndonjë mënyrë: prestigj personal apo fitim tjetër material... 

Që kohët e Lashtësisë nuk mbahen më mend nga ne sot, ështe pasojë e këtij ndryshimi. Njeriu ndryshoi gjendjen sipas së cilës jetonte në lashtësi. E la parajsën të ikë prej tij. Dhe erdhën kohët ku jetojmë sot, pa patur asnjë lloj njohurie për atë që ishte dje, Parajsën a Ferrin. 

Ato janë nocione të humbura në kohë, të mohuara prej nesh.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1