Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Ankand politik

Ankand politik

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Ankand politik

Astrit Lulushi


 

Në letërsi, si në dashuri, njeriu habitet nga ajo që të tjerët zgjedhin. E njëjta gjë ndodh edhe në politikë. Objektivi i njeriut në jetë nuk është që të hidhet në anën e shumicës, por të mos gjendet në radhët e të çmendurve. Ky synim humbet. Ka njerëz sot që rendin pas shumicës, jo për t’iu shmangur pjesës së çmendur, por janë të dehur me interesin e tyre. Politika është arti i rrëmbimit të votës, si një ankand sendesh të vjedhura. Partitë premtojnë të mbrojnë secilin nga tjetri. Të shtyrë nga partitë, të përçarë, njerëzit harrojnë qëllimin, energjitë e veta i shpenzojnë në luftë kundër çështjeve pa rëndësi dhe dëshirat e shumicës orientohen kundër pakicës a opozitës. Kjo është historikisht e provuar. Të fituarit sigurojnë për veten e tyre atë që kanë planifikuar. “Demokracia u kry!”, thonë ata. Por kjo gjendje nuk zgjat shumë. Demokracia e tyre shpërdoron, korruptohet, përfundimisht rrëzohet dhe vritet. Sepse nuk ka pasur kurrë demokraci të tillë që nuk ka vrarë veten. Shembulli më i freskët janë të ashtuquajturat republika herë demokratike, herë popullore, pastaj socialiste, fjalë që në thelb shprehin të njëjtën gjë, por përfaqësojnë asgjë nga ato që thonë.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1