Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | V.I.P-at (very important person) SHQIPTARË….

V.I.P-at (very important person) SHQIPTARË….

Font size: Decrease font Enlarge font
image KRISTO ZHARKALLIU

V.I.P-at (very important person)  SHQIPTARË…. 

(OSE ÇUDIA E KUSARËVE,MAFJOZËVE DHE …BUKUROSHET SHQIPTARE QË PARAQITEN SI TË TILLA) 

Nga KRISTO ZHARKALLIU   

           Vitet e fundit dëndur dëgjojmë dhe lexojmë për të ashtuquajturit VIP-at e Tiranës dhe të shqiptarëve kudo në botë. Shumë here pyessim veten dhe të tjerët se ç’përfaqësojnë këta persona të rëndësishëm (dyshoj në se shumë nga ata që përdorin termin VIP njohin përmbajtjen e këtyre tre shkronja të mëdha!) Kam vënë re se ky titull u jipet disa tipave që qarkullojnë dhe kapardisen në kryeqytet me  automjete të shtrenjta dhe shpenzojnë shuma të mëdha të mëdha pa e ditur as pyetur askush se nga burojnë këto para,ky luks dhe ky qëndrim provokues. JA  sot lexova në një gazetë tiranese ankimin e një …këngëtareje që «bërtet» në mikrofon (gjoja  është këngëtare moderne si shumë të tjerë) duke ekspozuar pjesët e trupit të saj, në skenë ose në televizion ose në aktivitete të ndryshme,ku ajo ankohej “se sa vështirë na qënka të jesh…VIP!” Dhe nuk e ka fajin ajo se kaq ja pret por ata që e lavdërojnë dhe e financojnë (!) të kapardiset se njeri me rëndësi të veçantë. Pak ditë më pare u bë një “masakrë” (kështu e përshkruajnë gazetarët tiranas) ku  u vra dikush dhe u plagosën dy tre të tjerë. Gjëra të tilla ndodhin dhe në vende të tjera por këtu mësuam gjëra të pabesueshme: Një “këngëtare” na paska dashnor një “biznesmën” i pasur i cili për hir të syve të bukur (jo të zërit,të kuptohemi!) të këngëtares kishte  shpenzuar dhjetra mijra euro (jo lekë sigurisht!) dhe ajo si ishte e “natyrëshme” ishte bërë dashnore e tij dhe…e “fejuara” e tij. . Ky “biznesmën” VIP ishte vetëm 31 (tridhjetë e një)vjeç dhe paraqitet kaq i pasur sa për një mbrëmje për hatër të këngëtares kishtre paguar tridhjetë mijë euro dhe më tej njizet të tjera dhe kështu me radhe (që të mos flasim për makinën e bizhutë  që kanë kushtuar kushedi sa mijra të tjjerë!) Asnjeri nuk pyeti veten ose dhe të tjerët se si u pasurua ky 31`vjeçar në Shqipërinë e varfër? Megjithatë edhe ky edhe këngëtarja na qënkeshin VIPa ashtu si shumë të tjerë të këtij lloji…Me një fjalë është krijuar një “aristokraci” rrugaçësh,mafjozësh, hajdutësh e prostituash. 

   Mjafton të kesh bërë nam se qënkesh “këngëtar britmash” që të qarkullosh në Tiranë i armatosur, me makinë luksoze, me drogë në dollap e në xhep, duke shkelur të gjitha rregullat e          qarkullimit që të quhesh VIP! Kemi rastin e disa “këngëtarëve” që  bëjnë “karrierë” nëpër klubet e natës duke qarkulluar dhe me disa  pseudonime të çuditëshme! “Stresi” quhet dikush i cili krekoset se jo vetëm është kapur nga policia duke shkelur rregullat, por i është gjetur  drogë dhe armë pa leje dhe kur e çuan në komisariat ky bandill “u arratis” duke mos i hyrë gjëmbi në këmbë madje- madje krenohet se ja ka hedhur poilicisë dhe …qeverisë meqënëse  ai dhe i ati janë të përkëdhelurit e opozitës…një tjetër quhet…Nozy (Zhurmë, e saktë!)(disa vite më pare nofkën qesharake e këtij e gjenim të shkruar dhe në muret e Athinës!) edhe ky pra është VIP se di të bërtasë dhe të…pasurohet kushedi ne ç’mënyrë!  Lexova në një gazetë shqiptare për fejesat  e pafat të disa femrave të njohura  si VIP-a se si të gjitha këto ishin lidhur me burra mafjozësh të cilët ose i kanë vrarë ose  janë të burgosur ose akoma të zhdukur. Të gjitha këto femra “artiste të njohura”(domethënë Vipa!!!) i kanë zgjedhur këta mafjozë se kishin para dhe shpenzonin pa kursim që t’u plotësonin  tekat femrave të degjeneruara. 

     Në Shqipëri si erdhi kapitalizmi i kohës së Zogut, ose socializmi i Enver Hoxhës, edhe kapitalizmi bashkëkohor erdhi me vonesë dhe me shtrëmbërime të pafalëshme. Edhe Zogu, që u kujtua të bëhej mbret i Shqiptarëve në kohën kur në vende të tjera mbretërit ishin çthronuar, edhe Enveri donte të shndërronte Shqipërinë në vend socialist duke mos marrë parasysh se në Shqipëri mbizotëronte feudalizmi mesjetar, dhe populli ishte plotësisht analfabet-mbreti Zog i vetshpallur nuk kishte mundur të zhdukte analfabetizmin shekullor. Por edhe i ashtuquajturi socializëm i Enver Hoxhës nuk ishte veçse një “feudalizëm antinjerëzor” kur donte me dhunë të shndërronte shqiptarin bari dhe fshatar në…proletariat! Përfundimet njihen. Kësisoj edhe “kapitalizmi” dhe “demokracia” shqiptare e këtyre tridhjetë vjetët e fundit, janë po kaq të egër dhe të shëmtuar sa edhe dy të parët. Deformimi i të gjitha parimeve -kapitalizmi nga vetë natyra është një deformim klasor- të të ashtuquajturit kapitalizëm demokratik në Shqipëri ka arritur kulmin e shëmtimit. Çdo gjë mund të bëhet për hir të parasë. Nuk ka nder, nuk ka moral që nuk shitet e blihet në emër të parasë. KJo më kujton fjalët e një vajze që kishte ardhur në Athinë në fillim të shëmbjes komuniste. Ishte shumë e bukur dhe plot freski. Dikush i kishte vënë në vesh se po të punonte në ndonjë klub të natës do të bënte shumë shpejt para. Kur më pyeti për një punë të tillë i tërhoqa vëmëndjen se  atje nuk bëhen punë të pastra për moralin e një vajze. Ajo m’u përgjigj: “Dhe kush pyet për moralin e vajzave tek ne tani? Dalin para? Kjo ka rëndësi!”

     E thashë dhe më sipër se kriminalitet, prostitucion dhe korrupsion ka dhe në vendet e tjera që mburren për demokracinë e tyre,si rrjedhojë nuk është vetëm dukuri shqiptare. Dukuri shqiptare ështe se si lejohet çdo kusar të qarkullojë lirë dhe të kapardiset me paratë që i ka bërë në mënyrë të ndyrë. Trafikim njerëzor dhe drogë ku në Shqipëri duken gjëra të zakonëshme tani. Është për të ardhur keq se shqiptari shquhej për besën,krenarinë dhe nderin e tij. Si mund të pranohet që një birbo “si derr” të sillet egërsisht ndaj një femre ose të qarkullojë nëpër hotelet më të shtrënjta-akoma dhe jashtë vendit – sepse ka babanë deputet ose minister akoma dhe ish minister? Si është e mundur të durohet kur paraqiten në botime të huaja se si po zbaviten në mënyrë të shthurur “fëmijët e të pasurve dhe politikanëve shqiptarë”? Sa shumë të pasur ka Shqipëria dhe kush e di se si u pasuruan brenda një kohe të shkurtër këta që paguajnë shuma të shfrenuara që të…zbaviten fëmijët e tyre? Apo kur paraqiten mbesa e ish presidentit ose e fejuara e të birit të ish kryeministrit, gjysmë të zhveshura se gjoja na qënkan modele ose…blogere? Nuk e kuptojnë të gjithë këta se po bëhen gazi i botës? Ngjarja e fundit në Tiranë (në bllok!) tregon se asgjë nuk mund të kontrollohet. Një 31 vjeçar që qarkullonte i armatosur dhe me …bodigard ashtu si kishte dhe dashnorja (e fejuara thonë!) këngëtare, dhe askush nuk pyeti veten se si bëhet që ky trrashamani të ketë kaq para sa të “blejë” dhe këngëtaren  e…”famëshme”? Dhe si u bë “masakra’” ç’bënë organet kopetente? Në vend që të bllokohej vendi i ngjarjes dhe të kapeshin të gjithë ata që mund të dëshmonin se si u bë, lane të shpërndaheshin të gjithë: Këngëtarje me çantat plot me euro, ma merr mëndja, mori aeroplanin si pa të keq dhe u…arratis jashtë vendit, një tjetër që nuk ja preu të mirte aeroplanin, u kap në Kakavia (ndoshta rastësisht!) dy të plagosur  fajtorë ose jo, shkuan si pa të keq në një spital privat (Helbete si VIP-a që janë nuk e bënin kanbull të shkonin në një spital shtetëror!!!) dhe policia nuk guxoi t’i transportojë në spitalin e burgut megjithse gjëndje e tyre shëndetësore  e lejonte këtë… Dhe pastaj,pastaj, të gjithë mirren me historira qesharake të…babalëve dhe të marrëzitë e opozitës kundër Ballës i cili gjëndet kudo dhe kurdo!!! 

  Shqipëria është vend i vogël dhe pothuajse të gjithë banorët njihen me njeri tjetrin. Nuk besoj se është e pamundur të kontrollohen njerëzit e babëzuar për pasuri që bëjnë përditë poshtërsi. Por si mund të besojmë diçka të mirë kur të gjithë politikanët, pa përjashtim, janë pasuruar në kurriz të popullit fukara? Shqiptari e do demokracinë, shqiptari e ka dashur atdheun e tij, por “VIP-at” e kanë turllosur e kanë bërë të urrejë akoma dhe vendin e tij. Këta “aristokratë-VIP-a” që deri dje qarkullonin me opinga, nuk mund të përfaqësojnë popullin e ndershëm që akoma rron me djersën e ballit. Këta VIPa qesharakë duhet të demaskohen dhe të paraqiten ashtu si janë lakuriq nga çdo pikpamje:patriotizmi, moralin dhe humanizmin. Besojmë-duam të besojmë- se me VETINGUN në drejtësi edhe këta maskarenj do të gjejnë vendin e tyre në koshin e mbeturinave= që të mos themi plehrave. Kusarët (VIP) më në fund të zhduken nga faqia e dheut..????!! 

                                              KRISTO ZHARKALLI, Bazel 11 tetor 2018.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1