Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Jetë e subvencionuar

Jetë e subvencionuar

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi


Jetë e subvencionuar
Astrit Lulushi

Politika është e përbërë kryesisht nga paragjykime. Prandaj ajo thuajse gjithmonë vepron keq. Personi i dhunuar (viktima) bëhet vegël e politikës, harron dhimbjet, dhunuesin e quan shok. Dhe shoqëria vazhdon të mbetet në vorbullën e riciklimit, njeriu dënohet, vdes - mendon se flijohet - me emrin e partisë në gojë. 
Dihet se shumica e njerëzve - jo vetëm ata që konsiderohen të zgjuar, por edhe ata që janë të aftë për të kuptuar problemet më të vështira, mund të dallojnë rrallë edhe të vërtetën më të thjeshtë, ashtu siç pranojnë falsitetin e ideve që kanë formuar. Përfundimet me të cilat ata janë krenarë, ua kanë mësuar edhe të tjerëve dhe mbi të cilat kanë ndërtuar jetën e tyre. Megjithëse gënjeshtra, ata vazhdojnë të krenohen me ‘to.  
Dhe këtu qëndron ironia. Njerëzit që janë më kundërshtues të shprehjes së lirë janë të njëjtët që duan të shprehen vetë të lirë. Vetë-shprehja është një e drejtë që ata duan ta mbajnë të gjithë për vete, të tjerët duhet të shprehen në mënyrë që përputhet pikërisht me dëshirat e tyre. Ata kërkojnë që të tjerët ta përshtasim gjuhën tyre, të përshtasim perceptimin mbi realitetin e përzierë me iluzionet e tyre. “Kjo është rruga që duhet të ndjekësh”, thonë ata që nuk pranojnë të ndjekin as natyrën e tyre, por u pëlqen të notojnë në llumin e shkaktuar. Shkaqet që jetojnë nga politika, vdesin nga politika. (Et tu Brute!?) 
Formulimi i ndërlikuar i ligjeve
rrit nevojën për t'u fshehur nga vetja, nga dhuna që synojmë ndaj njëri-tjetrit. Ndërmjet njeriut të privuar qoftë edhe për një orë, dhe atij që privohet nga jeta e tij, ekziston vetëm një shkallë ndryshimi. Ju e keni dhunuar atë, e keni konsumuar energjinë e tij. Sa më e subvencionuar është jeta, aq më pak e lirë është.




Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1