Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | GJIRI I KËPUTUR

GJIRI I KËPUTUR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Adem Harxhi

ADEM HARXHI

          GJIRI I KËPUTUR

( Tetori është muaji i solidarizimit me luftën kundër kancerit të gjirit. Me këtë rast, nga libri “TIM BIRI II” shkëputa skicën e më poshtme.)

Nuk ka dy dhoma urgjence që të jenë njëlloj. E jona, i tregon historitë e qytetit me qartësi dhe  në mënyrë më goditëse, nga çdo objekt tjetër në qytet, qoftë edhe nga ato që që quhen se mbrohen nga UNESKO dhe që janë me shumicë në qytetin tonë.. 

Pacientët, kudo, tremben nga plagët dhe sëmundjet që xhindosen brenda trupit të tyre. Por, këtu, në këtë  qytet të vogël, të nxehtë, jo të zhurmshëm dhe jo violent, ata kanë edhe një tjetër frikë: ata tmerrohen prej thashethemeve që do të gëlojnë në qytet lidhur me sëmundjen e tyre. 

Pacientët na besojnë ne doktorëve, na admirojnë, madje, përulen para bluzave tona të bardha, para titujve tanë të nderit dhe gjithë atyre germave të mëdha si shkurtime, që vendosen para emrit tonë. Këtu tek ne, jo dhe kaq shumë. 

E kisha bërë zakon, që kur më thërrisnin për ndonjë urgjencë, më së pari, t’u hidhja një sy ankesave kryesore të të sëmurit.

“Çfarë dreqin ka këtu,“  i thashë doktorit të rojës dhe akoma më shumë vetes.

 

U prezantova para një gruaje ezmere, të hollë, në moshë të mesme dhe tërheqëse, që kishte veshur një përparëse blu ekzaminimi, në të cilën në mënyrë të spikatur ishte stampuar PRANIMI (tek ne, gjëra si kjo përparëse, çarçafë, aparatet dhe paret mund të zhdukeshin.)

Nga momenti që ambulanca erdhi të më merrte, e  mora me mend se situata do të ishte më shumë se një urgjencë e zakonshme. Ishte e qartë, pacientja nuk kishte rrezik të  vdiste në tavolinën e vizitës. Ajo nuk kishte nevojë për ndërhyrje urgjente. Para çdo gjëje, ajo kishte nevojë për dikë me kë të fliste. Ajo dëshironte vëmendje mjekësore dhe njerëzore. 

Pacientja, ishte pesëdhjetë e tre vjeç. Punonte për një kompaninë në qytet. Në tavolinën e ekzaminimit ajo dukej gjakftohtë. Kur i shtriu duart, ato ndjeheshin të lëshuara. Ajo kishte kontakt të syve të rrufeshëm. Mundet, që kjo të ishte shenjë e depresionit. Trupi bën të njëjtën gjë, siç bën dhe gjendja shpirtërore.  Fatalizëm është fjala që doktorët përdorin për të përshkruar këtë formë të fundit të tjetërsimit.

Në mjekësi, ne flasim gjuhën tonë dhe problemi fizik i pacientes kishte një emër mjekësor: “ automastectomy”. Kjo është mënyra më e zbutur për të thënë se gjiri i pacientes, vetiu, ishte këputur.

Automastectomia ndodh kur tumori rritet aq i madh dhe aq thellë, sa ndërpret furnizimin e gjirit me gjak, nga që tumori shtyp vazat e gjakut që furnizojnë gjirin. Mungon oxygjeni, indi i gjirit vdes dhe gjiri fillon të shkëputet nga muri i gjoksit. Në spitalin tonë kjo ishte një ngjarje e rrallë. 

Ky rast nuk ngjante me të tjerët që kisha lexuar në literaturë. Gruaja e kishte mbështjellë gjirin e saj të këputur në një peshqir me ngjyrë blu të çelur, të lagur dhe e kishte sjellë atë me vete që t’ia ringjitnim. Unë nuk habitem pse peshqiri ishte i njomur. Diçka e ndërgjegjshme kishte ndodhur me gruan, që kishte bërë aq kujdes për gjirin e këputur.  Kjo dukej qartë nga mënyra si gruaja e mbante atë pako ngjitur pas vetes, gjatë rrugës për në spital dhe në Dhomën e Urgjencës, për orë të tëra pritjeje.

Me përparësen e ekzaminimit të spitalit veshur, gjoksi i gruas dukej çuditërisht normal. 

“Sa kohë ke me problemin e gjirit?” , e pyeta

“Për herë të parë pata  ndjerë diçka në gji, kur djali ishte në klasë të dytë,” u përgjigj ajo. Me këtë donte të thoshte se sëmundja ishte e vjetër.  Ajo fliste gjuhë korrekte, jo me shumë dialektalizma, siç ka plot të tilla qyteti ynë. Dukej si një grua  që kishte bërë shkollë, një person që lexonte. Flokët e saj ishin të pastër dhe të krehur, ajo ishte veshur pastër.

“Në ç’klasë është djali tani?,” vazhdova pyetjen unë.

“Në të njëmbëdhjetën.” 

Nuk reagova në mënyrë të dukshme. Ajo e dinte se kishte një problem prej nëntë vitesh dhe  nuk kishte bërë asgjë?

Kërkova lejen e gruas që ta vizitoja. Ajo pranoi. I thashë të shtrihet, enturazhi më rrethoi mua. Ne nuk kishin parë kurrë një rast me gji të këputur.

E ndihmova të heqë krahun e djathtë nga përparësja, u përpoqa të respektoj modestinë e saj dhe të rruaj, sa më shumë të ishte e mundur, dignitetin e saj. Zbulova gjirin e djathtë, ose vendin ku kishte qenë gjiri i djathtë. Murri i gjoksit tani  ishte i rafshtë. Shikoj ind të verdhë, ind fibroz dhe gjak të tharë. Binte një erë e keqe e paharrueshme, prej baktereve anaerobe. Plaga ishte e infektuar.

Mora dorezat e ekzaminimit. Preka murin e gjoksit dhe kërkova në sqetullën e saj, për të ndjerë nëse kishte gjëndra të zmadhuara. Pas ekzaminimit të murit të gjoksit mora në duar gjirin e këputur, të cilin e nxora nga peshqirin i lagur blu. Gjiri i saj i këputur, përputhej me gjoksin e saj sikur të ishte një copë puzzle.

Nuk e mora parasysh kërkesën e përsëritur të gruas  për të ringjitur gjirin. Në qoftë se do të më pyeste direkt, do të më duhej t’i thosha se kjo nuk është e mundur dhe do t’i shpjegoja pse. Preferoja të lëvizja ngadalë në hapat e mi, t’i lija kohë të ambientohej, të ndjehej mirë me mua, të merrte mjekimin e nevojshëm për kushtet e saj. Kisha frikë se  më ngrihej të ikte që të mos kthehej më kurë. Fatmirësisht, gruaja nuk e përsëriti kërkesën e saj. Mundet, pesha e problemit me të cilin përballej i a mbyti dëshirën për ringjitje të gjirit. 

Kanceri i gjirit të gruas  ishte rritur për më së paku nëntë vjet. Ishte e padëgjuar, që një kancer si ky të mos kishte lëshuar metastaza. Sëmundja do të ishte përhapur në kockat, në mushkëri, në tru, në mëlçi. Ndjeva një valë frustrimi dhe zemërimi.

Kjo është një ditë e re në spitalin tonë. Qëndroj dhe bisedoj me një paciente, të cilën duhet ta kishim mjekuar nëntë vjet më parë. Sot, duhet t’i them se ajo ka një sëmundje pa shpresë. 

Më pas vijuan punët e logjistikës. Rregullova gjërat që të kryhet biopsia dhe radiologjia për të konfirmuar diagnozën. Ne gjithmonë bëjmë konfirmimin patologjik të kancerit, edhe atëherë kur jemi të sigurtë se është kancer. Një fjalë e urtë mjekësore thotë: “kur ju dëgjoni trokthin mendja  u shkon tek kuajt, jo tek zebrat.” Kjo thënie ka një kuptim të rëndësishëm: “Bëni kujdes se mund të jetë diçka tjetër nga ajo që duket”   Kishte një mundësi të vogël që automastectomia e gruas të ishte shkaktuar nga lepra, ose ndonjë sëmundje tjetër infektive e pazakontë. Është me pak shpenzime dhe lehtë të verifikohet diagnoza e kancerit.

I kërkova doktorit të rojës të bisedonte me gruan, të mblidhte gjithë historinë e saj dhe  të plotësonte një ekzaminim të përgjithshëm. Objektivi ishte të rregullojmë problemet neurologjike po qe se kishte përhapje të sëmundjes në tru, në shpinë dhe  të kërkonim për praninë e problemeve të tjera që shkakton sëmundja.

Në qoftë se do të më merrnit në një anë dhe do të më pyesnit se. pse u tërhoqa nga skena, do t’u them se e bëra që të zgjoja përkushtimin e doktorit të ri që ishte me mua. Por, ka edhe një arsye tjetër, diçka që lidhej  me mua. Kisha frikë se mos bëhesha i pashpirt. Përpiqem të mos pranoj humbjen e panevojshme të një jete. Në rastin  e kësaj gruaje, prej këtij gjiri të kalbur, termi shkollaresk, abstrakt, “pabarazi në shëndet”, fiton një kuptim të madh e të vërtetë. 


Mora leje dhe  u largova. Personeli tjetër filloi të kryejë testet për të konfirmuar diagnozën dhe ta bënin gruan gati për mjekim. Ne do të luftonim, edhe pse mund të humbitnim. Kanceri metastatik i gjirit,                                       gjithnjë fiton. Ne kemi barna që pakësojmë dhimbjet dhe që i bëjnë shumë paciente të jetojnë më gjatë. Por, ne  mund ta mundim kancerin e gjirit, vetëm, kur ai kapet herët.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1