Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | ENGJEJT

ENGJEJT

Font size: Decrease font Enlarge font
image ENGJEJT

ENGJEJT

(pergatiti: Zonja)

Bota e engjëjve nuk është imagjinare, por reale dhe vetëm një hap larg nesh, aq sa c'është hapi në imagjinatën tonë njerëzore. 

Prej kësaj distance, nuk ka punë të njeriut që i mbetet fshehur syrit të engjëllit, s'ka fjalë, mendim apo punë tonën që s'njihet prej tyre. 

Kush është rritur me gjyshër, ka dëgjuar për engjëjt. Gjyshja ime i thërriste me emra: për engjëll Gabrielin na fliste më së shumti. Por gjithshka mbeti në harresën e kujtimeve të fëminisë së largët, shtypur e ndrycur thellë vetëdijes nga stuhitë e kohëve që do binin mbi ne, trysnia e një ideologjie pa Zot e pa engjëj, sistem i shkretëtirës - komunizmi... 

Jeta e njeriut është dizenjuar të jetë e vështirë, por jo aq sa c'shohim e provojmë ne të jetë. Zoti ka bërë dhe krijuar engjëj, ka menduar dhe projektuar lumturi dhe mirëqënie për ne këtu si për gjithshka tjetër krijuar prej Tij. Si lart, ashtu edhe këtu posht - As above, so beloë.

Ne na bëhet ndonjëherë se Zoti s'ka qënë i drejtë me ne. Jeta shpesh na bëhet si një barrë, me të cilën duhet të rrojmë e ta heqim osh në cdo ditë të jetës sonë. 

Ka orë që bëjmë tutje me të, por në ca të tjera, orë të liga, në të cilat mundohemi të kuptojmë e pyesim me sinqeritet... "C'pate Zot me mua, përse ma dhe gjithë këtë...!".   

Ca nga ne, me diturinë e botës që ekziston përtej botës sonë, janë fatlumët. Për ta, engjëjt nuk janë si ca fantazma lënë pas në kujtimet e shkuara të fëminisë, por janë prindër dhe miq të besuar për njeriun, që kanë në zemrat e tyre dëshirën më të mirë për lumturinë dhe mirëqënien tonë. 

Engjëjt janë në pritje të ftesës sonë për ta. Njeriu është gjak i tyre, prodhuar në Heaven, përkohësisht ndodhur në një jetë tokësore, me një mision dhe qëllim të caktuar, të bukur dhe fisnik caktuar nga Zoti si shërbim ndaj jetës dhe dashurisë, ligjit Universal të Krijimit. 

S'ka asgjë që mund ta ndajë njeriun nga familja së cilës ai i përket në përjetësi. 

Më ka rënë rasti të ndjek fjalët e disa prej engjëjve. Materiali i mëposhtëm është një përmbledhje e një mesazhi të Archeia Lady Hope, contemplate e Kryeengjëllit Gabriel. 

NE CDO DITE KA SHPRESE.

("Through every waking day you bring in HOPE" - nga Archeia Lady Hope, September 10, 2012)

Shpresa është në secilin prej jush. Në cdo mëngjez kur zgjoheni, ju përtërini Shpresën dhe sillni këtë energji pozitive të bëni përpara me ditën, pak rëndësi ka sa të mëdhenj janë hapat që do hidhni. Ju ndoshta nuk i vini re hapat e zakonshëm që bëni gjatë cdo dite me optimizëm, por unë i vërej. 

Mos mërmërisni të dashurit e mi "oh, një ditë si të tjerat...", mos i lejoni vetes të kridheni në dëshpërim, kjo krijohet nga askush tjetër përvecse ju vetë.

Eshtë e vërtetë se ju shkoni të bëni të njëjtat hapa cdo ditë, por ju përsëri i bëni ato. Mund të zgjidhnit edhe të mos bënit asgjë në atë ditë, ka gjithmonë një zgjidhje, por ju i lini vend Shpresës me të cilën zgjoheni, që të depërtojë në thellësinë tuaj. Ju ecni me të në cdo fazë të mëngjesit, të ditës dhe pastaj të natës. Në të gjithë këtë, keni gjithmonë mundësinë të bënit zgjedhjen të ndaloni, por në më të shumtën e rasteve ju nuk e bëni këtë zgjedhje. 

Po ta shohësh rutinën e ditës suaj me negativitet mund të vëresh edhe teprime, por shiheni atë me sy pozitiv. Shikoni se si gjatë cdo dite ka dicka ndryshe, edhe po qe se është e mezi dukshme. Besimi i brendshëm në Shpresën, edhe po qe se nuk është i dukshëm, ju ndihmon të ecni, të bëni zgjidhje, t'i drejtoheni cdo pjese të ditës suaj me gëzim e entusiazëm, në vend të ankesave nën zë që unë dëgjoj shpesh.

Mora përsipër t'ju flas sot, bijtë e mi, që t'ju inkurajoj të bëni një hap të guximshëm dhe të ndryshoni mënyrën e të menduarit, ta ktheni dëshpërimin në një akt tjetër pozitiv. Edhe gjatë situatave më të vështira që mund të shkaktojnë sistemin tuaj të besimit të lëkundet, qetësohuni nëpërmjet Shpresës. 

Eshtë në këto momente të vështira kur unë e bëj veten të njohur tek ju. Duke më dhënë lejen t'ju drejtoj në kohët më të vështira të udhës suaj, do t'ju mbështesja, të dashurit e mi, do t'ju udhëzoja në ato zgjedhje të mundëshme pozitive që do mund t'ju ndihmonin dhe sillnin për ju fryte. Ju duhet të besoni jo vetëm në mua, të dashurit e mi, por gjithashtu edhe në veten tuaj. 

Besojeni, bijtë e mi, se ju gjithmonë do të qëndroni në këmbë, pavarësisht se sa e vështirë paraqitet gjendja ku ndodheni. Shpresa është një energji, të dashur, që përfshin gjithshka dhe është e pashkëputur në qëllimin e vet. Ajo ju mbështjell në cdo kohë. Shpresa është pjesë e lidhjes suaj me Zotin, të dashurit e mi. Eshtë ajo cfarë punon si një e tërë në secilin prej jush së bashku me Besimin, Dashurinë, Bamirësinë dhe ca vetira të tjera hyjnore, të cilat ndihmojnë t'ju mësojnë dhe udhëzojnë në udhën tuaj. 

Dijeni, të dashurit e mi, se  brenda jush është shumë punë që bëhet dhe se kjo shërben si urë që ju lidh ju me Zotin në një rrjedhë të pafundme dashurie. Nëse ndodh se kjo lidhje lëkundet apo humbet forcën, uluni dhe kërkoni brenda vetes për përgjigje. Ndonjëherë ajo që nevojitet, është një konstruksion i themelit shpirtëror që bazohet në Flakën Trepalëshe hyjnore. Do të mësoni nëpërmjet eksperiencës së shkuarjes nëpër ato momente të cmuara refleksioni, për atë se cfarë është e nevojshme të bëni. Do t'ju ndihmonte të vazhdonit të ecnit ose të ndalonit aty ku jeni dhe përqëndroheni në ndonjë gjë që ju e ndjeni nuk është më në vendin e duhur. Mund të kërkoni ndihmë edhe tek njerëz që ju i besoni dhe kanë të njëjtin besim dhe vlerë me ju, por ai që ju njeh ju më mirë, jeni ju vetë.

Do t'ju ndihmoj gjithmonë të jeni në nivele më të larta të vetëdijes. Duke qënë së bashku, do mund të zbulonit dëshirën e përtërirë të mësoni dhe bëheni më të mirë. Kjo do t'ju ndriconte udhën dhe zgjedhjet që do merrnit në shqyrtim për të arritur në atë cfarë jeni duke shpresuar të arrini. 

Do t'ju kujtoj aty këtu, të mos e braktisni Shpresën. Besoni - edhe në ditët më të errta. Lini Shpresën të hyjë në mendime dhe kështu dëshpërimi do bjerë. Po t'ja sillnit vetes këtë besim, se jeni të vlefshëm dhe se jeni në udhën në të cilën ju duhet të ecni,  do t'i linit vend gëzimit, se Gëzimi dhe Shpresa janë miq të njeri tjetrit. 

Nëpërmjet Besimit dhe Shpresës së përtërirë, do shihnit se si dicka do ndryshojë, dicka e re do hyjë tek ju, edhe kur ju nuk e vini re - dhe ky është përplotësimi. Shpresa, të dashur, ju jep energjinë që ju duhet të sillni përplotësimin shpirtëror në të gjitha punërat tuaja. Kur ka kënaqësi të tillë, shpirti juaj është në paqe. Dhe kur shpirti juaj është në paqe të vërtetë, atëhere ka lumturi të vërtetë, që mund ta njohë dhe vërejë vetëm shpirti juaj, bijtë e mi. 

Dhe është lumturi, lumturi e vërtetë e shpirtit, cfarë unë dëshiroj për ju të keni. Fatkeqësisht, ka shumë të mbushur me dëshpërim. Disa ndihen sikur Zoti t'ju ketë punuar një rreng të keq, apo të tjera mendime negative. Ka ca të tillë që përkohësisht kanë humbur Shpresën në vetvete, për pasojë kanë humbur Shpresën në gjithshka tjetër që dikur e besonin të rëndësishme. 

Besoni në zemrat tuaja të mrekullueshme atë cfarë ju besoni se është e vërtetë. Besoni edhe se ca njerëzve do ju duhet më shumë kohë të kuptojnë të vërtetën. Ne të botës përtej, ju kërkojmë, nëse dini për ndokënd që e ka lënë Shpresa dhe besimi i brendshëm, t'i doni dhe pranoni ata. Ndjenjat e tyre janë të tyret, janë ata vetë që duhet të bëjnë punë të brendshme dhe gjejnë udhën në situatën në të cilën ndodhen. Kjo s'do të thotë ju të mos ju afroheni për mbështetje. E bëni këtë nëpërmjet dashurisë dhe dhëmbshurisë, duke ju lënë të kuptojnë se jeni aty për ta kurdoherë që do kenë nevojë, se asnjëherë nuk do t'i mallkonit apo paragjykonit. Prezenca juaj e butë, do t'i ndihmonte të kenë Shpresë. Mund të kërkojë kohë, por koha s'është asnjëherë në ndonjë ngutje, të dashurit e mi.

Teksa po përgatitem të mbaroj këtë mesazh, kujtohuni të vini qëllimin më të pastër në gjthshka tuajën. Kudo ku vini energjitë tuaja, jo vetëm ato shpirtëroret, por në gjithshka tjetër tuajën. 

Të kuptuarit se jeni të aftë të përfitoni nga mësimet e Mjeshtërve të Urtësisë dhe engjejve si unë, si edhe nga të tjerë përfaqësues nga bota hyjnore, do t'ju bëjë të aftë t'i vini këto mësime të vlefshme në jetën tuaj të përditshme. Jo vetëm që kështu do bëheni të aftë të demonstroni njohje shpirtërore nëpërmjet fjalëve që flisni apo shkruani, por do mund gjithashtu të ilustroni nëpërmjet punëve tuaja të kuptuarit, se ndonjëherë, fjalët nuk janë të nevojshme, janë punët tuaja që flasin më shumë.

Besoni në veten tuaj, të dashurit e mi, ashtu sic besoj unë në ju. Prezenca juaj në Tokë është një dhuratë. Nderojeni veten dhe mos u ashpërsoni me të. Mos ja zvogëloni asaj  Shpresën. Mbi të gjitha, edhe një Shpresë e vogël sjell shumë për ju. 

Dhe kështu është.  

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1