Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | NË ALTARIN E PERËNDISË KLASIKE

NË ALTARIN E PERËNDISË KLASIKE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Myzafer RAMZOTI

NË ALTARIN E PERËNDISË KLASIKE
( O njerëz, bëhuni njerëz )!
ESE
U gëzuam se shembëm e rrëzuam të keqen dhe menduam se dielli do të na ngrohte më shumë në bollekun e përfolur e të lakmuar zvicerran. Por nuk kishte qenë e thënë sepse: - Fatin e tij askush nuk e ka në dorë edhe pse ai përpiqet t’a ndryshojë.
Ta ndryshosh?!... Mundet , po… a të lënë vampirët ?!... Vampirët më mendime e ide të verdha, të zeza, të kuqe që brenda natës u kthyen e u gdhinë blu, për të rrëmbyer gjithçka e ,kush të mundej nga ajo që ishte e përbashkët, pra, pronë e të gjithëve, pra, e askuj. Dhe jeta u bë më e bukur se humbëm jo vetëm pasurinë e përbashkët, pra, të askujt, por humbëm edhe punën dhe, e gjetëm veten në rrugë, në kafene mes thashethemesh, pa asgjë përveç fëmijëve që prisnin nga ne. Kush mundi, me nderë e pa nderë, arriti të mbijetojë; i pa zoti ( ai që s’diti të zaptojë, të grabisë, të mashtrojë , të dhunojë e të përdhunojë), mbeti pa asgjë por, edhe fëmijëve s’u dha gjë. Të gjithë si “ bashkëfajtorë e bashkëvuajtës” u flijuan në altarin e”Perëndisë Klasike”që mori në mbrojtje pasanikët, shfrytëzuesit, dhunuesit, mashtruesit e, skllavëron varfanjakët, të sëmurët, sakatët, invalidët, të rrënuarit, të poshtëruarit , plehrarrëmuesit që shpresojnë nga lëmosha dorështrirë.
Për pak jetë, për pak lumturi “fëmijët e mjerimit” braktisin shkollat, eksplorojnë kazanët e landfillët e plehrave, u bënë vrasës me e pa pagesë, u bënë hajdutë, drogaxhij, përdhunues e dhunues që, në pandërgjegjshmëri të kryejnë çdo çnjerizimim e krim sa as kafshët nuk ia bëjnë njera-tjetrës.
Perëndia Klasike është e kënaqur. Për të ka menduar prindi që s’mund të quhet prind; pasaniku hajdut; ligjvënësi që e vërtit në mullirun e tij; qytetari që s’njeh qytetarinë; fshatari që natën shtynë gardhin e komshiut për t’i rrëmbyer një metër tokë; vëllai që për pjesën e shtëpisë mohonprindin, motrën e vëllain; I shkolluari e i pa shkolluari që s’ndryshojnë në arsyetim për interes; idioti se aq mend ka dhe injoranti që në papërgjegjshmëri braktis këdo nga gjaku, fisi, qenia a mosqenia dhe me mllef thërrasin : - Jemi viktima ! Të gjithë të ngopur e të zgrropur nuk kanë më frikë as nga Shteti e as nga Perëndia e jo më nga njeriu, babai, nëna, vëllai, motra, vjerri, vjerra, komshiu, jabanxhiu, qelepirxhiu, gjaku, geni, legeni që në amshimin e veprimit kanë harruar se janë njerëz! Pyes por s’di se kë : - O NJERËZ kur mendoni të bëheni me të vërtetë NJERËZ ?

Nga Myzafer RAMZOTI

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 02/08/2018 12:59:18
avatar
O zoti Myzafer Ranzoti ! Faleminderit per ate "pasqyre"qe mos e pafsh ne enderr,ani se nje popull e perjeton.jemi ne qe duhet ta "tjetersojme"ate pasqyre,njerez harruar; mundin djersen deri gjakun dhene per ata pushtein marre(e kam fjalen per gjithe pushtet mbajtesit qe na katandisen keu atdheun tone.Mos paste "vranesira"dieli qe ka nis te linde ne atdhe...). Vellezer e motra! Mos harroni se jeni vete Ju"DIELLI"qe keni ne dore te ardhmen e atij vendi falur zoti.
Shpresat mos i humbni !
Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1