Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | BOTA E FËMIJVE DHE NDIKIMI TË RRITURVE

BOTA E FËMIJVE DHE NDIKIMI TË RRITURVE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bashkim SALIASI

BOTA E FËMIJVE DHE NDIKIMI TË RRITURVE

Nga Bashkim SALIASI

PËRSE LUAJNË FËMIJËT?

Fëmijët luajnë për një arsye: për shkak të nevojave të paplotësuara, shkruan në librin t tij “Sekreti fëmijve të lumtur” autori Steve Biddulph. Autori në mënyrë shkencore argumenton me plot shëmbuj nga jeta studimore dhe vëzhgimet e realizuara për botimin e këtij libri pse luajnë fëmijët?!

Një ndër shëmbujt tipik që autori sjell të gjallë në kujtimet e tij është mbarimi luftës së dytë Botërore dhe shumë fëmijë mbetën jetim. Nga vëzhgimet e realizuara gjatë udhtimeve nëpër vendet e Europës pa se në disa vende ishin ngritur spitale fushore amerikane, ku foshnjet i kishin vendosur në shtretër mjaftë të rehatshëm prej çeliku, në pavjone të pastra, dhe infermiere me uniforma të bardha elegante u jepnin foshnjeve qumësht të mrekullueshëm.

Por, nga ana tjetër, ai pa në fshatra  të largta malore kamion që shkarkonin foshnje që qanin dhe shoferin që pyeste: “A mund të kujdeseni për këto foshnje?” dhe foshnjeve të rrethuara nga fëmijët, qen, pata, që i morën për t’u kujdesur grat fshatare, u ra për risk të ushqeheshin me qumsht dhie në tenxheret e përbashkëta.

Mjeku zviceran se pati të vështirë të krahasonte format e ndryshme të kujdesit ndaj tyre. S’ ishte nevoja t’i peshonte foshnjat, madje as t’i shihte fare. Ato ditë kur gripi dhe dizanteria kishin pllakosur ngado, ai u përqendrua në kërkimet e tij vetëm te statistikat e vdekshmërisë foshnjore. Dhe ajo që zbuloi  ishte vërtetë e habitshme...

Ndërsa epidemitë bënin kërdinë anembanë Europës dhe shumë njerëz po vdisnin prej tyre, fëmijët e fshatrave të humbura po shkonin për mrekulli, ndryshe nga ata që trajtoheshin në mënyrë shkencore nëpër spitale!

Mjeku zviceran zbuloi diçka që plakat e dinë prej kohësh: foshnjet kanë nevojë për dashuri që të jetojnë. Në shëndetin e këtyre fëmijve ndikojnë kontaktet e vazhdueshme në lëkurë nga dy ose tre persona të veçantë. Lëvizjet e shpejta e të kujdesshëme, si hedhjet në ajër ose kolovitjet mbi gju etj. Të parët në sy, duke u buzqeshur, dhe një atmosferë e ngrohtë dhe e gëzueshme. Zëra që këndojnë, flasin, ecejaket e tje janë zbulimi shkencor, që tregon se foshnjet kanë nevojë për kontaktet njerëzore dhe përkëdhelje.

Vite më parë në sistemin monist tregojnë për një familje që kishin vetëm një djalë dhe të dy prindërit ishin me profesionin mjek, kurse komshija poshtë tyre ishte puntor dhe kish lindur gjashtë fëmijë. Fëmijët e komshisë gëzonin shëndet të plotë, kurse djali doktorve sëmurej shpesh, bënte naze në ushqim dhe gëzonte shëndet jo të mirë.

Familjet gëzoni respekt për njëri-tjetrin dhe hynin e dilnin te njëri-tjetri por gruaja e mjekut nuk e lejonte djalin e saj të luante me fëmijët e puntorve që jetonin një kat më poshtë. Në një ditë feste komshija që jetonte poshtë familjes së mjekut shkoi për vizitë te familja e mjekve.

Pasi mbaruan vizitën dhe u kënaqën me verën e mirë që doktori mbante në shtëpi gruaja e komshisë që jetonte një kat më poshtë i lutet mjekve që ta merrte të birin në shtëpinë e vet të luante me fëmijët e saj gjatë kohës që mjekët do kryenin vizitë te prindërit e tyre.

Deshi s’deshi e shoqja e doktorit e lejoj të birin të shkonte një kat më poshtë pasi kish ardhur në qejf dhe nga gota e verës që kish pirë gjatë drekës, por çudia ndodhi kur u kthyen nga vizita e prindërve të tyre.

Porsa hapën derën e komshisë ç’të shikonin!?, fëmija e tyre ishte bërë buzë më buzë me reçel dhe në dorë mbante një copë bukë me djath. Sytë i lëshonin xixa dhe ishte aq i gëzuar sa më s’kish. E jëma u mërzit shumë kur e pa djalin në atë gjendje, por djali atë natë fjeti qetë, nuk qau në gjumë dhe të nesrmen u gëdhi shumë herë më mirë me shëndet.

Që nga ajo ditë fëmijët e komshive nuk u ndan më nga njëri-tjetri dhe prindërit mjek shpëtuan nga teket e djalit të tyre.

Studimet shkencore tregojnë se edhe të rriturit duan dashuri dhe përkëdhelje!

Të gjithë duam të jemi të njohur, të shquar, të na duan dhe të na bëjnë koplimente të sinqerta. Ne duam të hyjmë në biseda, të na dëgjohen mendimet dhe, për më tepër, të na i admirojnë ato.

Sa për të rriturit, nuk gjen askënd që të jetë, apo që të dojë të jetë përgjithnjë i lumtur. Ajo që duam në të vërtetë është që fëmijët tanë të jenë të zotët t’ia dalin vetë mbanë, përmes katrahurës së ndjienjave që të jep kjo jetë...

Synimi është gëzimi, por të ndihesh mirë dhe të provosh të gjitha emocionet që të jep jeta, është e vetmja mënyrë që ta realizosh atë. Emocionet janë ndiesitë e spikatura truporeqë provojmë në situata të veçanta. Emocionet janë janë një shenjë që tregojnë se jemi gjallë, pra ndiejmë diçka.

Emocionet kryesore janë katër: zemërimi, frika, mërzia dhe gëzimi. Nuancat e tjera të ndjenjave janë përzierje ose kombinime e këtyre ndjenjave. Për shembull, xhelozia është përzierja e frikës me zemërimin, malli është përzierje e gëzimit me trishtimin. Fëmijët nuk i ndalon askush t’i shprehin emocionet e tyre; ata i shprehin ndjenjat lehtësishtë, në mënyrë të natyrshme, dhe, si paasojë, i kalojnë shumë shpejtë emocionet negative.

Zemërimi është instikti ynë për të qenë të lirë dhe për të mbrojtur veten.

Frika na mbron nga rreziqet. Trishtimi e ndihmon trurin të çlirohet nga dhimbjet dhe të nis një jetë të re. Vetëm duke qenë të trishtuar, njeriu ia del “ta lëmë atë” dhe të kërkojmë të njohim njerëz të rinj dhe të fillojmë ta shijojmë jetën. Frika ka dy synime: së pari, të përqëndron dhe së dyti, të mbush me energji. Ajo që duhet të mësojnë fëmijët në lidhje me frikën, përmblidhet në një fjalë të vetme: MENDO! Për të kontrolluar frikën duhet përdorur mendja para se të kryejmë veprimin.

  Fëmijët kanë nevoj për kufij dhe kjo është një ndër të fshehtat që duhet të dinë prindërit.  

Fëmijët kanë nevojë për nxitje të llojit njerëzor. Për të qenë të lumtur, u nevojitet një racion i përditshëm me biseda, me përkdhelje apo fjalë të mira. Fëmijët luajnë se vetëm ashtu bien në sy.

Që fëmijët të bëhen të aftë në të gjitha fushat e jetës: të gatuajnë, të pastrojnë, të lajnë, të përkujdesen ndaj kafshëve, të mbajnë buxhetin, të racionalizojnë kohën, po ashtu të mësohen të punojnë në grup, kur të rriten e dhe të largohen nga shtëpia, të jenë plotësishtë të përgatitur për t’u kujdesur për veten dhe të marrin përgjegjësi për familjen. 


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1