Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Ide e rrezikshme

Ide e rrezikshme

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Ide e rrezikshme

Astrit Lulushi

Njeriu kur lind çlirohet, por ndërsa ai rritet, kjo liri pak nga pak i merret, dhe vjen një ditë kur e gjen veten skllav, të nështruar, të shtypur, pa kurrfarë nisme. Në një vend ku gënjeshtra, vjedhja, mashtrimi, krimi, bëhet jo vetëm kategori morale, por shtyllë ku shteti mbështetet, shpejt lind një tirani e ushtruar gjoja për të mirën e viktimave të saj. Kjo lloj tiranie është edhe më shtypëse; ata që e mundojnë njeriun për të mirën e tij, e mundojnë atë pa fund. Më shumë dëm dhe mjerim sjellin ata që përpiqen të shtypin një të keqe, sesa ata që synojnë të bëjnë keq. Komunizmi ka shkatërruar ekonomi, ka skllavëruar popuj dhe ka vrarë më shumë se njëqind milionë burra dhe gra. Çfarë tjetër i duhet njeriut ta urrejë atë më tepër? Shumë shqiptarë sot mbështesin komunizmin, preferojnë socializmin ndaj kapitalizmit, anojnë majtas dhe kanë një pikëpamje pozitive a nostalgji për kohën e Enverit. Ata kanë votuar për ish komunistë të PPSH-së, partia që shtypi, dhunoi e nxirrosi Shqipërinë për 50 vjet; pasojat e këtij sundimi ndihen. Komunizmi është ideja më e rrezikshme në historinë botërore, duke prodhuar varfëri të tmerrshme, shtypje dhe vrasje kudo që është përhapur. Dhe nuk është çudi - sepse komunizmi mohon moralin dhe natyrën njerëzore, por gjithmonë thotë se herën e dytë do të jetë ndryshe. Dhe ka nga ata që e besojnë këtë....


Sent from 

Comments (1 posted):

Dhimbia e madhe Popull on 02/08/2018 13:33:25
avatar
Fatkeqesisht- KOMUNIZMI
-enderr e FUKARAIT popull...!
(Qellimi njerzor,larg realizimit..
Politikat e REJA,te shteteve,deri ne krye te imperializmit,japin shprese.)
Ore zoti Asrtit,qe do ishte mire te mos ta kishe ate emer.E di qe je i merzitur sa ate,ne foto sjelle,po jo kaqe kategorik ekstrem qe s'te beson njeri.Me vjen keq,si njeri i penes qe jeni.
Me thuaj:Kush e beri KINEN,te sotmen KINE,qe po paraprin ne bote? Kush e nxori nga farferia shekullore edhe atdheun tone,qindra vjet sklaverruar fqinjet me Osmanet e Anadollit ne krye?!
Me thuaj zoti Astrit,se aftesite e penes nuk ju mungojne,nese mundesh ,Vertet"komunizmi"qe punonte dhe enderronte per gjithe popujt,i solli keto dite?!
Gaboeni zoteri.Nje te drejte kini: Komunizmi i perjetuar mbeti ne leter e nuk arriti c'duhej. Po nje gje DIJE ti dhe kushdo njeri.KOMUNIZMI vertet KOMUNIZEM,(qe mbeti TEORI),eshte shpetimi NJEREZIMIT.
Miresi e te gjitheve,me se pari ndegjegjesimin NJERZOR..
Ndiese kundershtareve...sa;Enderrat vertet enderra,po hapin horizonte...
Dhimbia e madhe popull.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1