Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | KUR POLITIKA FUTET NE FILXHANET E KAFESE

KUR POLITIKA FUTET NE FILXHANET E KAFESE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fiqri Shahinllari

Nga Fiqri Shahinllari

        KUR POLITIKA FUTET NE FILXHANET E KAFESE

Edi, Petriti dhe Albani,tre shqiptare ne Amerike, nje te diele ne kafe "la Madeleine," bisedojne per shtate pale qejfe. Thone me njeritjetrin se nuk duan t'ia dine per politike dhe as qe kane mundesi te ndikojne politikisht. Keshtu thone po a do politika te qendroje larg tyre? Ta shohim..

Jane me aresim te larte, rreth 50 vjecare, me profesione te ndryshme.

Ja nje cope bisede midis tyre:

Petriti:Me pelqen shume kjo "French café". Lokali eshte i mrekullueshem.


Edi: Pse, apo sepse mblidhemi ne ketu? Apo se ka te beje me Francen, qe ti e ke pike te dobet, pasi ke mbesen me studime atje?

 


Albani: Po nga Franca kane ardhur gjithe diturite e botes, bre aman. Ja, njeri nga eterit e Amerikes, nje nga ata qe nenshkruan Deklaraten e Pavaresise ne France kish qene..

 


Petriti: I leme rehat Ameriken dhe Francen dhe hidhemi ne Memedheun tone. Une fale nje aparati TIBO shikoj gjith televizionet shqiptare ne kohe reale, lajmet, emisionet e ndryshme, filmat..

 


Albani: O, c'na the. Se mos vetem ti? Edhe une e kam nje aparat te tille. Edhe Edi, apo jo, Edi?

 


Edi: Natyrisht, po une kam deshire emisionet politike, atje rrihen mendimet, atje...

 


Petriti: A pika me gjith emisionet politrike. Mua me vjen per te vjelle kur shikoj analiste te cilet i mar vesh qe atje tutje se cfare do te thone pa hapur ata gojen. Kam qejf dy analiste, qe publiku i quan njerin te djathe e tjetrin te majte. Une i quaj te pavarur vertet sepse thone gjera reale. Bejne analize reale, jo kritike per ktitike, jo duke vene dylbite apo lupat per te gjetur te zeza ne veprimtarine e qeverise aktuale. Apo ne aktivitetin e Opozites.Ka edhe  analiste qe mundohen te bejne kritike te kritikes kritike, sic do te thoshin Marksi dhe Engelsi, por ngaterrohen me kembet e tyre.. Nuk ka nevoje t'u permend emra..Degjova dje a pardje nje bisede te Aurel Plasarit. Me duket se eshte me prirje te djathte. Historian. Nuk e di nese u largua vete apo e larguan nga pozicioni I Drejtorit te Bibliotekes Kombetare, por une mendoj se eshte bere mire. Pse? Sepse nje administrator e gjen kollaj ndersa nje historian te paanshem eshte paksa e perpjete ta gjesh. Plasari i ben mire vendit duke qene historian. Keshtu Shqiperia humbi nje drejtor, nje administrator biblioteke por fitoi nje historian reletivisht te ri.

 


Edi: E di qe ju me quani si njeri qe anoj paksa nga e djathta, por ama kur degjova dje nje politikan qe u thinj ne politike te mos thoshte asnje fjale te mire per ndonjecke te mire qe ka bere kjo qeveri, m'u peshtiros. Vetem sharje, sharje per punet e Qeverise e te Bashkise se Tiranes…Si nuk e kuptojne xhanem qe duke qene realiste behen me te besueshem per qytetaret qe u kerkon voten neser, pasneser?


Petriti: Mor po mire politikanet se ate pune kane, nuk i ka thene kot i lashti qe politika  eshte kurve. Me ka bere pershtypje vetingu i njerezve te drejtesise. Si nuk tha njeri nga ata qe po shoshiten qe kete pasuri ose nje pjese te saj e kam nga djersa ime dhe e gruas a femijet e mi por thone qe e kane dhurate nga kusheriri, motra, vellai, krushku.. He ti Alban ke ndonje ndihme nga te afermit…?


Edi: Mos pyet ate se ai ka qejf ate te gjatin, Kryeministrin..


Albani: E ce pastaj se e paskam qejf? Rri shtrember e fol' drejt. Qeveria punon. Ka te meta, ka gabime por hallet jane te medha ne Shqiperi o byrazeeer...Po ty Edi te vjen mire kur degjon qe kur te vije ne pushtet opozita e sotme do te prishe Sheshin "Skenderbej" qe fitoi cmim ne Barcelone, apo qe do t'i vene minat kullave e..


Edi: Kush tha qe me vjen mire? Po theatri duhet te ruhet se percjell kujtesen e Artit skenik. Si thua, ti per hater te ca kullave te oligarkeve, te prishet memorja historike?


Albani: Pse plevica me pupuleke e ruajtka kujtesen historike? 


Petriti:E po edhe ne filxhanet e kafes na u fut kjo e shkrete politike! Une kam mendimin qe vete shqiptaret do ta gjejne gjuhen e perbashket. Edhe opozita  ka deputete racionale ne ate grupim politik.Opozita nuk perfaqesohet nga  ai Kryetari I PD-se se Gramshit. Ne jetojme ketu dhe e shikojme se qytetaret kane respekt per ligjet, per policin si zbatues te ligjit dhe rregullave te vendosura. Ameriken e mban ne kembe Ligji qe eshte mbi te gjithe, edhe mbi presidentin, eshte keshtu apo jo?


Po shkonte ora e ndarjes dhe te tre miqte I dhane doren njeri tjetrit duke uruar gjith te mirat dhe.." Mire u pafshim te djelen tjeter ne te njejten ore, ketu te "la Madeleine"


Fiqri Shahinllari,

(Nga cikli:" Seriozitet me buzeqeshje")

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1