Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | DISA MENDIME LIDHUR ME NËNËSHKRIMIN E MARRËVESHJES SHQIPËR – GREQI

DISA MENDIME LIDHUR ME NËNËSHKRIMIN E MARRËVESHJES SHQIPËR – GREQI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fahri Dahri

 

 

Trajtesën e nis me informacionet e aktualiteti që na shërbehet prej shtypit.    (Gazeta Dita dt.17.06.2018)

Dy deputete të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë kaluar zyrtarisht tek Partia Socialiste. Reme Lala dhe Elena Xhina i janë bashkuar kryeministrit Edi Rama në Dibër, aty ku sot ishte njoftuar nisja e punimeve për Rrugën e Arbërit.
“Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala.
          Ajo nuk u ndal me kaq, por tha se në këtë ceremoni është e pranishme edhe Elena Xhina, deputetja çame e Elbasanit, e cila ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.....”

                                              Reagimi i PDIU-së:

Marrë nga gazeta "Sot" - (Postuar: 18/06/2018)

             Pas lajmit të largimit të dy deputeteve të PDIU-së Reme Lala dhe Elena 

Xhina, kreu i PDIU-së ka ndarë në rrjetin social Facebook qëndrimin zyrtar të partisë:

     “Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes Çame”.....” 

Një vështrim i situatës ndaj 

 problemeve kombëtare me fqinjët.

       E para: Shumë komente dashakeqe bëhen kur e vërteta nuk dihet ose dihet por përzihet (më qartë: nakatoset) me nacionalizmin shovinist apo dhe me besimet fetare.  Mund të mos e bëja këtë analizë, por nuk mund të mos informosh disa individë, grupnjerëzish, qoftë dhe disa institucione shtetërore brenda dhe jashtë vendit, kur dallohen qartë tek ata sjellje të njeriut mediokër. 

Që në fillim i informoj se: shqiptarët (çamët, të krishterë dhe myslimanë) të rajonit të Çamërisë, janë etni pellazge. Nëse të lartëpërmendurit, me qëllim apo pa qëllim bazohen tek disa përemra të vendosura për ‘ta, nga strategët e teorive asimiluese, duke përdorur sajesa të ndryshme apo dhe besimet fetare, është e drejta e tyre që të vjellini epitete si të duan dhe sa të duan. 

       Populli shqiptar, i cili edhe sot jeton apo është rezident në 74 mijë km/², fetë i respekton dhe i toleron, por vendlindjen e ka të parën mbi çdo të parë. I pari ka qenë dhe mbetet vendi ku të parët na e kanë lënë. Mendimet apo gjykimet  e tjera, për etninë shqiptare janë pavlerë, jashtë koncepteve shqiptare. 

            Shqiptarët e Çamërisë, si ata që kanë besim të krishterë dhe ata me besim myslimanë, janë etni shqiptare, as grekë, as turq (me qënë se disa lozin me fenë e turqëve). Ne i respektojmë racat dhe besimet e ndryshme, por deri tek kufiri që ndan etninë dhe Atdheun me besimet e ndryshme fetare. Nëse ndokush mendon ndryshe, le të vazhdojë të ndjejë kënaqësi me të vjellat e tij që ndotin po trupin e tyre. Pavarësisht nga kjo, duhet theksuar se qendrimet shpifëse, mashtruese nuk tregojnë tjetër gjë veç injorancën e secilit dhe ligësinë e shpirtrave të tyre vrasës.

            E dyta. Sa i takon pretendimeve të disa personave  se mbrojnë kauzën e shqiptarëve në përgjithësi dhe të banorëve të rajonit të djeshëm dhe të sotëm të Çamërisë, mund të themi se nuk mundet të deklarohen të tillë, pasi përfaqësimi është i mundshëm për grupnjerëzish që kanë idera, ideale dhe interesa të caktuara dhe të ndryshme mes tyre. Kauza e mbulimit të interesave për të gjithë shqiptarët, brenda tyre edhe e grupeve të veçanta, praktikisht është tepër e përgjithshme, bile në gjykimin tim, është ç’orientuese. Janë shumë arësye që nuk mund ta bëjnë praktike këtë lloj “përfaqësim të përgjithshëm me bazë të mbulimit të një grupimi politik”. Kjo është një praktikë e tejkaluar tek ne me monopartinë!,    

       Sa i përket shqiptarëve çamë, të cilët historia u ka caktuar të përfaqësojnë një grup njerëzisht fatkeq, analiza duhet përqëndruar në disa rrethana të veçanta të tyre.Çamët e atjeshëm dhe të këtushëm, si gjithë shqiptarët janë të lirë të mbështesin atë forcë politike që i jep më tepër zhvillim dhe prosperitet atdheut dhe popullit shqiptar. 

             Gjithkush mund të krijojë partinë që i përshtatet, siç ka deklarime për përfaqësime të përbashkëta për gegët dhe toskët. Ligjërisht dhe llogjikisht nuk mund të pretendohet për të krijuar "parti të çamëve”, prandaj dhe është emërtuar Parti për drejtësi, integrim dhe unitet (PDIU), ku përfshihen gjithë shteteasit shqiptarë. Arësyeja: çamët si gjithë vëllezërit etnikë shqiptarë, i kanë partitë e tyre dhe në zgjedhjet lokale apo qendrore përkrahin dy partitë kryesore: Partinë demokratike ose Partinë socialiste, në rastin tonë.

             Nuk mendoj se ka alternativë tjetër për zgjidhjen e problemit kombëtar të trojeve etnike dhe gjenocidin grek ndaj pjesës së popullsisë shqiptare të Çamërisë (që Fuqitë e Mëdha mohuan të drejtat e popujve, qoftë sipas parimit për vetvendosje apo të mbrojtjes së popujve të vegjël), përveç shteti Shqiptar dhe Konventat Ndërkombëtare që Këshilli i Europës duhet të kërkojë zbatimin rigoroz dhe nga të gjithë shtetet. Partitë politike, cilatdo qofshin, kanë vetëm rol për të informuar, për të vënë në dijeni (awareness) dhe të nxisin tek Institucionet përkatëse shtetërore, që ato të respektojnë, vendosin dhe të zbatojnë detyrat Kushtetuese. Çdo parti, është në rolin e “levës”, ajo vihet në lëvizje dhe funksionon në raport me gjatësinë dhe përmasat e objektit që duhet për tu lëvizur. Nëse leva do të përdoret për të lëvizur pesha më të mëdha sesa kapaciteti i saj, e sigurtë nuk sjell dobi por dëmton misionin e saj. 

Teorikisht Leva ose Llozi është “Trupi i ngurtë në formë shufre me anën e të cilit me forcë më të vogël fitohet punë më e madhe. Te çdo lloz apo levë dallojmë pikën e mbështetjes, pikën zbatuese të forcës dhe pikën zbatuese të peshës. Largësia prej pikës së veprimit të forcës deri tek pika mbështetëse e llozit quhet krahu i forcës, ndërsa pjesa e llozit prej pikës mbështetëse tek pika e veprimit të peshës quhet krahu i peshës. Janë këto rregulla që duhen mbajtur rigorozisht parasysh, për plotësimin e misioneve të ndryshme.  Në veprimet politike të partive, krahu i peshës, nënkupton “misionin” dhe krahu i forcës, nënkupton unitetin. Tek këto koncepte duhen gjetur mundësitë për të realizuar misionin e caktuar.

Rëndësi e veçantë, e patolerueshme kërkohet tu jepet nga  personalitetet e shtetit Shqiptar, kujdesit në deklarimet e tyre lidhur me çështjet kombëtare, si nga pikpamja historike ashtu dhe gjeografike. Nuk është shteti Shqiptar që ka pushtuar territore të huaja, por fqinjët tanë kanë përfshirë në territoret e tyre hapësira etnike shqiptare. Është ky realitet, i cili bën të pranueshëm dhe të detyrueshëm pozicionin e personaliteteve të larta të shtetit Shqiptar, lidhur me deklarimet: “Nuk kemi pretendime territoriale ndaj fqinjëve”.  Krejt ndryshe kërkohet mbajtja qendrim prej tyre, të cilët në një linjë me vendimet gjeopolitike për mos ndryshim të kufijve, duhet të mbajnë qendrimin “shmangës”. Nuk ka pse të mbahen qendrime euforike, që realisht janë të pasinqerta, nuk pasqyrojnë të vërtetat, por gjoja i përgjigjen rregullave ndërkonbëtare të kohës. 

Qendrimet e “cekta”, bien ndesh me qendrimet e vazhdueshme të fqinjëve të cilët edhe në ditët e sotme vazhdojnë të mbajnë të “ngrehur” një “Ligj lufte” ndaj nesh, duke treguar se ata paskan pretendinme kufijsh ndaj Shqipërisë. Besoj kuptohet handikapi: Dy qendrime në të njëjtën periudhë, me po ato rregulla ndërkombëtare. Njëri qendrim inferior, gjoja parimor dhe një qendrim superior, jo parimor, por i pranuar dhe i justifikuar nga gjeopolitika e sotme europiane.

Le të citojmë deklarimet e feskëta të fqinjëve tanë, sipas gazetës “Dita”, dt. 14.06.2018 : “Kreu i Diplomacisë greke ka premtuar se brenda verës do të zgjidhë edhe çështjen e ligjit të luftës, një proces që sipas tij nuk ka të bëjë aspak me çështjen çame (këtu kujtoj se ish kryeministri grek Papandereu (1986) ka deklaruar se ligji i luftës lidhet me problemin çam, sot thuhet e kundërta, manovrime që zbulojnë mashtrimet politike të shtetit Grek FD), por vetëm me rikthimin apo dëmshpërblimin e pasurive të cilët u gjendën në sekuestro pas luftës.....Sipas Kotzias shumë shpejt do të zgjidhen të dhjetë pikat e shportës së çështjeve me Shqipërinë, probleme që dy vendet kanë trashëguar 70 deri 100 vitet e fundit”. “Janë probleme – ka thënë ai- të cilat nuk u krijuan dhe nuk u zgjidhën gjatë Luftës së Ftohtë siç ndodhi në shumë shtete të Europës, pasi përsa i përket Shqipërisë për gati 50 vjet ndodhej nën regjimin e Enver Hoxhës, ku kjo gjë ishte e pamundur”. 

Edhe në këtë deklarim nënkuptohen dy shigjetime kundër Shqipërisë: fajësohemi si efekt i regjimit komunist dhe përjashtimi i shteit Grek nga fajësia, mbasi nuk flitet fare për përgjegjësitë e qeverive greke të cilat kanë shkaktuar shqetësime serioze me ndërhyrjet e tyre të vazhdueshme në punët tona të brendshme, duke shkelur edhe ushtarakisht kufirin tonë shtetëror.

                                                                     •••

          Çdo Kryetar partie është në të drejtën e tij dhe të partisë që drejton, të deklarojë mendimet, veprimet dhe taktikat që përdor apo do përdorë nga partia e tij, po ashtu edhe në pagëzimin e emrit të partisë. Sikundër është detyrë ligjore dhe kushtetuese e Institucioneve përkatëse për pranimin ose jo të rregjistrimit të partisë, të cilat janë mbrojtëse të interesave të shtetit Shqiptar, të aspiratave të shqiptarëve në tërësi dhe, në rastin konkret të komunitetit shqiptar të Çamërisë (për vetë specifikën historik të tij). 

Në ritualin e përkujtimit të banorëve të Çamërisë, të cilëve kockat u gjenden në nënëdhéun e Kllogjerit të Konispolit, të datës 24 qershor 2018, disa nga deklarimet e mitingmbajtësve, kërkohej dhe duhej të ishin më të sinqerta e të drejtpërdrejta. Në ato deklarimeve veçojmë: 

Sipas gazetës shqiptare news 55, gjejmë të shpalosur titullin:“Qeveria tradhtoi çështjen Çame”, eDiel, 24 June 2018 .“Kryetari i PDIU-së, ….. ishte i pranishëm në homazhet e zhvilluara në Varrezat e Kllogjerit në Konispol. Në këtë vend më shumë se 2900 shqiptarë të Çamërisë kanë humbur jetën pasi u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri nga Greqia.Idrizi tha se të parët nuk harrohen dhe se çështja çame zgjidhet nëse në tavolinën e bisedimeve do të jenë PDIU dhe Shoqata Çamëria”. “Sovraniteti Kombëtar, Çamëria e identiteti kombëtar nuk negociohen, por zgjidhen me reciprocitet e dinjitet. Që të zgjidhet çështja çame duhet të jenë në tryezë vetë çamët, Shoqata “Çamëria” e PDIU, se na është dashur t’ju mësonim dhe historinë e Çamërisë, ngaqë nuk e kishit haberin… e pastaj do ta gjeni dhe forcën dhe argumentin.… Kështu duan të na e vrasin xhixhon dhe nunë, duke ju harruar emrin! Por, pse mund të harrohen të rënët tanë që vijmë i takojmë përvit këtu në Kllogjer!”, u shpreh kreu i PDIU-së.

Në interpretimin tim, tek këto të shprehura vrej disa nuanca të dyshimta, të cilat, fjala vjen, përpiqen të bejnë diferencën mes etnisë shqiptare në tërësi, duke  e vënë theksin se gjoja ai komunitet i dhimbset, apo duhet ta mbrojë vetëm Shoqata Çamëria dhe PDIU. Duke ecur në “linjën e veçimit”, u deklarua dhe u mohua puna e madhe diplomatike e shtetit Shqiptar, i cili gjatë dekadës së dytë dhe të tretë të shekullit të kaluar, ka mbrojtur vendosmërisht çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Nuk mund të shpërfillen përpjekjet tepër serioze të bëra në të gjitha takimet ndërkombëtare. Është e pa pranuar që sjellja jonë e sotme të mos njohë dhe të mos nderojë mbrojtjen kombëtare që ka bërë Ahmet Zogu dhe qeveria e Fan Nolit. Absolutisht është i pavënd  deklarimi …” se sot Shqoqata Çamëria dhe PDIU u paska dashur t’u a mësojnë historinë e Çamërisë atyre”, apo shtetit të sotëm Shqiptar, i cili e zgjoi nga harresa dhe heshtja.

Qendrime të tilla në deklarime, nuk ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi, përkundër nëse kjo alternativë është mision i asaj partie, në mënyrë kategorike nuk përkon me pikëpamjet e popullit shqiptar në përgjithësi dhe hidhet poshtë me neveri nga pjesa çame e këtij populli. Populli shqiptar dhe shqiptarët e Çamërisë, pavarësisht rezidencave, shprehin nderimin dhe përgëzimet më të sinqerta ndaj qeverive shqiptare të djeshme dhe të sotme, të cilat janë ngritur në nivelin e duhur dhe kushtetues të mbrojtjes së të drejtave kombëtare.

Nuk mendoj se arrihet në justifikim duke u shprehur: “Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes Çame”. Ata kandidatë për deputetë, u zgjodhën dhe u vendosën nga vetë PDIU-ja. Por me një vëmëndje të kujdesëshme, një deklarim i tillë na shpie në një gjykim të padëshiruar të pa përgjegjëshmërisë së vetdijshme të drejtuesve të asaj partie në zgjedhjen e kandidatëve për të përfaqësuar partinë e tyre, për të mos shkuar më tej duke i quajtur të qëllimshme. 

 

                                                   •••

Le të ndalemi pak edhe në deklarimet e sotme, të cituara në gazetën greke “Protothema”, të cilat na i sjell gazeta “Dita”, dt. 02/07/2018 ku lexohet: 

Gazeta greke, “Protothema” publikon pikat e marrëveshjes Shqipëri – Greqi: “Dhamë Epirin e Veriut”02/07/2018.-        
          “Pala shqiptare dhe pala greke duket se janë pranë zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve. Gazeta greke “Protothema” ka mësuar detaje rreth marrëveshjes së Greqisë me Shqipërinë. Sipas saj, bëhet fjalë për një marrëveshje paketë që synon të zgjidhë çështjet e hapura. Marrëveshja pritet të bëhet publike në Korrik, raporton “Protothema”, ku do të firmoset nga një takim i përbashkët mes Kryeministrave Edi Rama dhe Alexi Tsipras.Paketa e zgjidhjes së problemeve përmban heqjen e ligjit të luftës, heqjen e tarifave konsullore të dokumenteve qeveritare greke, hyrjen në fuqi të njohjes së patentave shqiptare, mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, ndarjen e zonave ekskluzive detare, heqjen e termave irredentiste nga tekstet shkollore shqiptare dhe varrezat për ushtarët grekë. 

          Shqipëria dhe Greqia do të firmosin gjithashtu një pakt të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit.E përditshmja “Protothema” i mëshon faktit për Epirin e Veriut. “Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston”, është titulli i këtij shkrimi.Sipas saj, pala greke ka pranuar që të heqë termin “Epiri i Veriut”, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria, shkruan gazeta greke. Në të dyja rastet, thuhet në artikull, nuk do të ketë pretendime formale territoriale”.

Trajtimi i dy çështjeve: “Epiri i Veriut” dhe Çamëria janë dy gjëra të ndryshme nga pikpamja gjeopolitike dhe historike. “Vorio Epiri” është një toponim i sajuar gjatë Luftës së Parë Botërore dhe atyre Ballkanike, duke u bazuar në dëshirat e shfrenuara të zgjerimit të hapësirave të helenizmit me bazë besimin fetar të ortodoksisë. Çamëria apo Thesprotia historikisht, gjeografikisht, antropollogjikisht ka qenë, është dhe mbetet e banorëve autoktonë të etnisë pellazgo-iliro-epirote.

Po shuaj  këtu edhe dyshimet e shumta, sidomos të palës greke, të cilët i përmbahen tezës së sajuar se toponimi “Çamëri” na qenka vendosur në kohën e pushtimit Osman dhe meqë pala greke ka alergji dhe tmerr nga ajo perandori, kërkon ta shuajë nga harta, nga historia dhe deri nga librat shkollorë, që për fat të keq mundet të pranohet nga ndokush që historia kombëtare është e panjohur.

Çamëria në kohën e hershme, të perandorisë romake dhe fillimet e perandorisë bizantine ishte e ndarë në tetë njësi bashkësish të brendshme fisnore të cilat kishin emërtimet dhe kufijtë e tyre ndarës brenda Thesproti/Çamërisë. Konkretisht citoj si vijon:

Parakallamo (Përkundrejt lumit Thyamis-Kalama). Kjo njësi përfshinte territorin nga Sajadha deri sipër Mininës, në afërsi të fshatit Raveni, ose nga veriu i shtratit të lumit Kalama deri në Konispol. 

Dagavi. Në këtë njësi përfshihej territori mbas Parakallamos, ku bënin pjesë fshatrat: Arvenicë, Skopjonë, Salicë, Koshovicë, Kurtec, Vrastova, Globoçari, Pllatareja, Grikohori, Gravva (Gumenica e sotme) dhe nga veriu përfundonte në fshatrat Rrëzanj, Dramës, Dhërmicë, Koriqan, Dolan, Pjadhul, Bedelen, Vratilë, ose nga veriu i Mazarrekut (¹) deri në kufi me  jugun e lumit Kalama. Kjo njësi, për vetë relievin kodrinor-malor, njihej edhe si “Malsia” e Çamërisë. 

Phanari (Fanari). Ishte njësia që përfshinte territorin nga Mazarreku në veri, përfshi qytetin e Pargës dhe fshtrat për rreth, deri në grykderdhjen e lumit Acheron. 

Çamohori (Thsamokhori), përfshinte territorin nga jugu i Fanarit  deri në veri të fushës së Lamarit. (Besoj toponimi i njësisë Çamohori, ju informon për të kuptuar të vërtetat e rajonit të Çamërisë). (Fjala “hor” tregon tokë me gropa-sopa (rough)

Lamari (Lumara dmth ara lumëla, që përshkohen nga uji i lumit)). Kjo njësi përfshin territorin nga jugu i njësisë së Çamohorit  deri në Prevezë. (Sipërfaqja e kësaj njësie është tokë brinjë, me sope, tokë vende vbende e ngritur, ose paraqitet me gunga-gunga). Tokat e kësaj njësie përshkohen nga lumi Akheron.

• Kampos. Njësi territoriane që kufizohet nga perëndimi me Lamarën deri në jug të Llakës, ose veriu i Prevezës, ndryshe  Fusha e Lurit (Gliqit), e cila kufizohet me fushat e Filipiadhës. 

Llaka. Është njësia terririale nga veriu i Filipiadhës deri në  jugperëndim të “shkallës së poshtëme. 

Kato Skala (Shkalla e poshtëme). Njësia  e fundit nga perëndimi i Çamërisë që kufizohet me territoret e Janinës. Ndryshe përfshin territoret  nga veriu i Filipiadhës, perëndimin e njësisë së Llakës duke përfunduar me territoret e qendrës së banimit Mininë (Neraide), në afërsi të qytetit të Ajdonatit ose Paeamëthisë. 

(Shif: Njohuri historike për Thesproti/Çamërinë, fq.76,bot. i vitit 2014-Tiranë FD).

Kjo është e vërteta e Thesprotisë apo e Çamërisë. Por ja që ka dhe gënjeshtra, mashtrime, shpifje që ndërthuren me endje, dhe tregëtohen me dinakëri e dhunë për të ndryshuar identitetin e prejardhur nga lashtësia para Homerike, që të tjetërsohen si territore të ardhacakëve aziatikë gjatë shekullit XX. Fallsifikime mjeshtërore të cilat nuk e kanë të vështirë të zënë vend në mendjet e shumta mediokre, ku finesa e dinakërisë greke tek këta ngjit si me zamkë.

Së fundi dua të ndaj me lexuesit e nderuar një merak: Nëse arrihet nënëshkrimi i marrëveshjes mes dy palëve dhe vendoset që të mos përmendet emëri Çamëri dhe as të shkruhet në librat shkollore, vallë cili do të jetë fati i mijëra e mijëra librave, hartave, legjendave të ndodhura nëpër raftet e shumta të bibliotekave, jo vetëm atyre greke e shqiptare por edhe atyre botërore, ku flitet, shkruhet dhe paraqitet ky emër, po thuaj mijëvjeçar “Çamëri”?! Se për heqjen e emrit tjetër, i cili nuk ka ekzistuar para 1914, por është i sajuar nga fallsifikatorët, nuk ka shumë problem, sepse nuk ka volume shkrimesh apo hartash!.

             Shënim (¹): Qendra e Mazrrekut njihej para shekullit XV-të, nuk njihej Margëlliçi. Kështjella e Margëlliçit u ndërtua  më 1438 nga Venecianet. Mbas 11 viteve, më 1449 u pushtua nga Osmanët.              

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1