Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | “Jo DSS”: Si Qiradhënësit pengojnë Qiramarrësit Privatë që janë në Përfitimet e Ndihmës Sociale

“Jo DSS”: Si Qiradhënësit pengojnë Qiramarrësit Privatë që janë në Përfitimet e Ndihmës Sociale

Font size: Decrease font Enlarge font
image Manjinder Kaur Atwal*

“Jo DSS”: Si Qiradhënësit pengojnë Qiramarrësit Privatë që janë në Përfitimet e Ndihmës Sociale

Nga Manjinder Kaur Atwal*

 

Trendi në rritje i rritjes së kostos së qirasë dhe përqindja që pagat shkojnë çdo vit, zvogëlon mendimin, se që të kesh një punë me kohë të plotë, nuk të garanton se ti nuk do të kërkosh ndihmë për shpenzimet e strehimit. Megjithatë, statistikat e fundit tregojnë se nëse e merrni këtë ndihmë, ju mund të diskriminoheni hapur. Është për të ardhur keq që tregu ynë me qira i mbingarkuar i lë qiramarrësit me pak të drejta dhe fuqi të vogël të tregut.

Qiramarrësit që kërkojnë të marrin me qira privatisht ndeshen tek reklamimet “Jo DSS” nëpër faqet online të agjentëve (uebsiteve) apo në hapësirat e dritareve të shitoreve dhe mjediseve sociale. Kjo qëndron për Departamentin e Sigurimeve Shoqërore, një departament qeveritar që nuk ekziston më, por që më parë ishte përgjegjës për përfitimet e mirëqenies. “Jo DSS” nuk do të thotë se qiradhënësi apo agjenti i qirasë nuk do të japë me qira për këdo që merr përfitime strehimi.

Mund të argumentohet se “Jo DSS” nuk është një formë e diskriminimit pasi rrjedh nga një etiketim i gabuar i njerëzve që marrin përfitime dhe disa avokatë kanë argumentuar se në rastet kur njerëzit marrin përfitime për shkak të aftësisë së kufizuar, “Jo DSS” të jetë në shkelje të Aktit të Barazisë 2010. Ne besojmë se kjo duhet të sfidohet ligjërisht.

Në një rast të kohëve të fundit, një përpjekje e një nëne të vetme për të marrë me qira një pronë private në Birmingham u bllokua nga një agjent i qirave, për shkak se disa qera do të shkarkoheshin nëpërmjet përfitimeve të strehimit. Nëna e lëshoi ​​një ankesë për diskriminim kundër agjentëve të qerasë në një Gjykatë të Qarkutpasi që letra e saj e ankesës ishte hedhur poshtë. Më pas, agjenti i qerasë pranoi diskriminim e tërthortë në bazë të gjinisë, duke u dalë me vendim nga gjykata që të kompensonte shumën prej 2.000 stërlinash.

Për fat të keq, raste të tilla janë të zakonshme. Në vitet e fundit, pronarët që dëshirojnë të japin me qira banesat për banorët me Ndihmën e Paguar të Banesave (Housing Benefit), kanë rënë ndjeshëm për shkak të shkurtimeve të përfitimeve të ndihmës sociale, problemeve me sistemin Universal të Kredisë (Universal Credit) dhe çështje të tjera.

Jo të gjithë pronarët diskriminojnë ose vullnetarisht refuzojnë të pranojnë qiramarrësit që marrin përfitime strehimi. Kjo mund të jetë vetëm për shkak të sigurimit të pronarit të tyre që i ndalon ata të marrin qiramarrësit nga sistemi i përfitimet e strehimit kur fillon qiramarrja e tyre ose siç përcaktohet në kushtet e tyre të huasë (morgiçit).

Një çështje tjetër është se, në vend që të rritet rezerva e banesave sociale, në të vërtetë po zvogëlohet. Prandaj, Autoritetet Lokale dhe Shoqatat e Strehimit duhet të inkurajohen për të ndërtuar dhe për të marrë prona në dispozicion të qiramarrësve që marrin përfitime.

 

 

*Manjinder Kaur Atwal është Drejtore e Strehimit në Kompaninë Avokatore, Duncan Lewis Solicitors. Ajo është  specializuar në drejtimin e problemeve që ndodhin tek qiradhënësit dhe qiramarrësit në kushtet e mosmarëveshjes. Fushat kryesore të saj të praktikës përfshijnë mosmarrëveshjet për strehimin, çështjet e konsumatorit dhe ato kontraktuale, rikuperimin e borxheve dhe zbatimin. Ajo ka përvojë të gjerë në posedim të çështjeve, dëmtimeve dhe urdhrave, rastet e dëmtimit, dëbimet e paligjshme, preblemet me të pa strehë dhe shqyrtimet gjyqësore. Për këshilla për strehim të ekspertëve, kontaktoni Manjinder në 02031141269 ose dërgoni email tek manjindera@duncanlewis.com.

 

 Avokatët e Strehimit tek Duncan Lewis Solicitors (Duncan Lewis Housing Solicitors)

 

Avokatët e Strehimit tek Duncan Lewis Solicitors këshillojnë për menaxhimin e borxhit, dëmtimin, përfitimin e strehimit, detyrimet e qiradhënësit, kontestet e qiramarrjes, strehimin e Autoritetit Lokal, riposedimin e hipotekave, njoftimin për të lënë, lejen e planifikimit dhe ankesat, të drejtën për të blerë (Right-to-Buy), të drejtën për të marrë me qira (Right-to-Rent), mareveshjes mes kontraktorëve (tenancy agreements) dhe largimet e paligjshme nga shtëpitë (unlawful eviction).

 

Për këshilla ligjore eksperte, thirrni avokatët e strehimit “Duncan Lewis Solicitors” në numrin 0333 772 0409.

 

Shënim:DSS është një shkurtesë që qëndron për Departamentin e Sigurimeve Shoqërore, një frazë e vjetër që thjesht do të thotë se etikon cilindo që është në sistemin e përfitimeve të qeverisë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1