Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Roli i mësuesit në edukimin shëndetësor të nxënësit

Roli i mësuesit në edukimin shëndetësor të nxënësit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bashkim Saliasi

Roli i mësuesit në edukimin shëndetësor të nxënësit

Nga Bashkim Saliasi

Ndryshimi i sjelljes në edukimin shëndetësor është i ndryshëm te nxënës të ndryshëm. Kjo kërkon nga mësuesi që në kohë të ndryshme të sjell para tyre shëmbuj të rëndësishëm, ku informacionet që merrin për edukimin shëndetësor të rrisin te ata aftësinë individuale që këtë informacionin ta ruajtuajnë në mendjen e tyre për një kohë të gjatë.

Shkencat natyrore janë një botë ku çdo nxënës përpiqet që ta kuptoj që në moshë të vogël informacionin që merr në lidhje me mjedisin që e rrethon. Ideja është që mësimdhënia e shkencave natyrore në përgjithësi dhe e biologjisë në veçanti, të veprojë në harmoni me të nxënit zbulues të fëmijës, pasi ushqen te nxënësi qëndrime që karakterizohen nga kureshtja, arsyetimi, informimi mbi botën që e rrethon dhe në fund përkushtimi për ti gërshetuar në mënyrë të vazhdueshme të katër proceset e përmendura më lartë.

Shpjegimi dhe leximet që mësuesi përdor si metodë nëpërmjet programeve rrisin kuptimin dhe motivimin e tyre kur përfshihenë demostrimet, diskutimet në grup, praktikat në teren, të cilat kombinohen me të mësuarit me projekte afatshkurtëra dhe afatgjata.

Të mësuarit me projekte është shumë i rëndësishëm, sepse angazhon nxënësint drejtpërdrejtë në procesin e eksperimentimit dhe të krijimit të aftësive intelektuale individuale. Sa më shumë të organizohet nxënësi në procesin e mësimit, aq më shumë informacion dhe aftësi do ruajë në mendjen e tij dhe kujtesa do të ketë një kohë shtrirje më të gjatë për fenomenet që ai njeh dhe studjon në lëndën e biologjisë.

Objekti i lëndës së biologjisë së integruar me edukimin shëndetësor, edukimin mjedisor, edukimin për të drejtat e fëmijëve dhe atë global, që zhvillohet në shkollat tona në arsimin 9- vjeçar, krijojnë mundësi për të organizuar shumë veprimtari kroskurrikulare si: një mjedis i pastër për të jetuar si domosdoshmëri për ajrinë që ne thithim, për ujin që pimë dhe lajmë, pastërtinë e ushqimeve që hamë, pastërtinë e vendit të mësimit, faktor të cilët nuk duhet të dëmtojnë shëndetin.

Nevojat fizike të trupit të njeriut janë ajëri i pastër, uji i pastër, ushqimi i shumëllojshëm, çlodhja etj. Por, krahas faktorëve që përmendëm më lartë trupi i njeriut ka nevojë për përkujdesje dhe mbrojtje si veshja, kushtet e mira në banesë, higjena e lartë, shërbimi mjeksor etj. 

Nëpërmjet njohurive biologjike që merr nxënësi synohet që dijet individuale të bëhen të dobishme për rritjen e respektit për natyrën dhe ta përfshijnë atë në veprime konkrete në mbrojtjen e vlerave të saj, dhe vënien në shërbim të jetës së tij.

Në fushën e edukimit shëndetësor, rëndësi i kushtohet përfshirjes së nxënësve në marrjen e vendimeve, me qëllim që ata të ushtrohen në sjelljen e argumentave në marrjen e vendimeve, të cilat të jenë të studjuara mirë, për të zgjidhur situata të vështira përmes vendimeve të duhura dhe të vlerësojnë vendimet e marra nga të tjerët.

Kështu ne e përgatisim nxënësin që të fitojë besim në vetvete për të bërë zgjidhjen e shëndetshme për jetën e tij, pavarësisht nga pasionet që mund të kenë moshatarët me të cilët ai rri për të marrë drogë, pirë cigare, apo dhe për të realizuar seks parakohe.

Detyrë parësore e mësuesit është që nxënësit e tij ti edukojë në dhënien e opinioneve, me qëllim që ata të ushtrohen të shprehin atë që mendojnë.

Pranohet nga të gjithë se qëniet njerëzore janë të afta të përmirësojnë veten e tyre, duke rritur nivelin e dinjitetit social në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, nëpërmjet arsimit dhe edukimit. Kurrikula e re e biologjisë, vlerësohet si bazë në zhvillimin intelektual, emocional e social te nxënësit e cila i aftëson ata të zhvillojnë me frytëshmëri kuriozitetin, mendimin e pavarur e kritik duke zbuluar përvoja, ndjenja dhe idetë e tyre dhe të tjerëve, për t’i dhënë kuptim të menduarit, nëpërmjetë të folurit me gojë, vëzhgimeve dhe veprimeve praktike për mbrojtjen e natyrës dhe shëndetit.

Lënda e biologjisë synon të përshkruajë dhe të shpjegojë organizmat e gjalla dhe organizimin e natyrës në këndvështrimin shkencor. Këto dije që merr nxënësi në shkollë nën udhëheqen e mësuesit të vihen në shërbim të tij për të rritur jetëgjatësinë dhe të kujdesen për veten.

Detyra e mësuesit është që nxënsit ti sqarojë, se asnjë qenie njerëzore nuk mund të qendrojë e shkëputur nga mjedisi, pasi secili prej nesh është pjesë përbërëse e natyrës. Ne të gjithë jemi të varur nga natyra dhe mjedisi, por edhe mjedisi varet nga ne që të edukohemi ta ruajmë dhe mos ta shpërdorojmë.

Mbijetesa e brezave varet nga kujdesi që tregon për mjedisin, brezi paraardhës te brezi pasardhës dhe si e trajton ai atë për t’i ruajtur vlerat që trashëgon nga njëra anë dhe nga ana tjetër të rrit supervlerat duke e mbrojtur dhe mosshpërdoruar ambjentin ku punon dhe jeton.

Nëpërmjet edukimit shëndetësor është detyrë parësore e mësuesit që të edukojë te nxënësit e tij që në një të ardhme jo të largët dhe ata do marrin përgjegjësinë personale për mbrojtjen e mjedisit dhe atje ku del nevoja ta përmirësojnë atë.

Pra, detyra mësuesit të biologjisë është trasmetimi i njohurive orientuese, të cilat u mundësojnë nxënësve pjesëmarrjen në komunikim dhe në procese vendimmarrëse, të cilat u përkasin detyrave biologjike, shëndetësore e mjedisore.

Mjeti më i mirë për të realizuar lidhjen reciproke midis njohurive dhe procesit të të mësuarit si dhe kombinimin e tyre është metoda e të nxënit në bashkëpunim, të zbatueshme në orët e punëve praktike, apo laboratorike, modeli i të cilave përbëhet nga tre element: eksplorim, shpjegim dhe zgjerim njohurish.

Pjesëmarrja e nxënësve në veprimtaritë ekstrakurrikulare, në vëzhgime dhe eksperimentime i edukonë ata të mësojnë të vëzhgojnë dhe përshkruajnë qartë fenomenet biologjike dhe më pas ti interpretojnë ato.

Një rol të rëndësishëm në rritjen e nivelit të të nxënit luan vlerësimi, ku dalin në pah dy element të mësimdhënies, nevojat dhe aftësitë e nxënësve. Vlerësimin mësuesi ta përdor në dobi të përvetësimit sa më të mirë të programës mësimore. Elementi kryesor në vlerësim është gjykimi sipas kritereve, të cilat të jenë të përcaktuara saktë që në planifikim të veprimtarisë nga ana e mësuesit. Qëllimi i vlerësimit është nxitja e interest dhe dëshirës së nxënsve për të vazhduar më tej. E thënë ndryshe të motivojmë te nxënësi ndjenjën e kënaqësisë për të shtuar dëshirën e thellimit të njohjeve biologjike.

Lënda e biologjisë synon të përshkruajë dhe të shpjegojë strukturën dhe fuksionet e organizmave të gjalla, si dhe ndërveprimet brenda tyre me mjedisin. Por, ajo synon dhe në drejtimin tjetër, që dijet dhe përvojat vetiake që mësuesi u mëson nxënësve për natyrën dhe njeriun t’i bëjë të dobishme për mbrojtjen e vlerave të botës që na rrethon, dhe t’i aftësoj ata për një jetë të shëndetshme.

Si përfundim, roli i mësuesit në edukimin e nxënësit nëpërmjet detyrave kurrikulare, është një koncept i orientuar nga e ardhmja, i cili mbështetet në idenë se mësimi duhet të përqëndrohet në njohuritë, aftësitë, vlerat dhe qëndrimet, të cilat u nevojiten nxënësve për t’u orientuar natyrshëm në një botë komplekse, të ndërvarur dhe në ndryshim të shpejtë.  

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1