Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Mashtrimi dhe korrupsioni

Mashtrimi dhe korrupsioni

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fethullah Gülen

Pergatiti Adriana Myrtaj

Fethullah Gülen

25 Mars 2015

Mashtrimi dhe korrupsioni

Marrja e gjërave me dredhi nuk është vetëm akt i uzurpimit të mjeteve financiare ose materiale që nuk janë tuajat. Mashtrimi shpirtëror ekziston dhe është në të njëjtën kohë mëkat i madh.

Besimtarët janë rreptësisht të paralajmëruar në Kur'an për ta shmangur mashtrimin. Cili është qëllimi i "mashtrimit" dhe cilat janë mesazhet specifike për besimtarët e epokës sonë?

Ajeti i mëposhtëm në Kur'an përmban një përkufizim të plotë të mashtrimit dhe pasojave të tij:

"Eshtë e paperceptueshme që Profeti të dojë të mashtrojë; cilido që mashtron (duke vjedhur nga prona publike ose fitimet e luftës) do të vijë me atë që ka fituar nëpërmjet mashtrimit në Ditën e Gjykimit. Pas kësaj, çdo shpirt do të paguhet plotësisht për atë që ka fituar (ndërsa ka qënë në këtë botë) dhe s’do të ketë padrejtësi". (3: 161)

Në përkufizimin e tij të përgjithshëm, mashtrimi nënkupton marrjen e diçkaje në mënyrë të paligjshme, përfitimin prej saj dhe shkeljen e besimit të publikut. Në një kontekst më specifik, i referohet vjedhjes së diçkaje nga fitimet e luftës para se ajo të shpërndahet, të marrurit fshehurazi çfarë i takon publikut dhe të abuzuarit me atë që i përket shtetit.

Ky ajet, së pari, shfajëson gjithë lajmëtarët e Perëndisë nga mashtrimi dhe gjithë format e tjera të korrupsionit. Asnjë nga profetët, nga Adami tek Abrahami, Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi (paqja qoftë mbi ta), nuk është i përfshirë në këto lloj veprimesh të liga; ata zotëronin vetëm atë që ata e dinin se ishte prona e tyre e ligjshme.

Ka mendime të ndryshme për arsyen e shpalljes së ajetit. 

Një nga këto mendime e lidh atë me Betejën e Uhudit. Me sa dihet, një grup njerëzish të papjekur, shumica prej të cilëve hipokritë të Medinës, paraqitën pretendime të pabaza ndaj Profetit nobël, duke pretenduar se ai donte të mbante disa nga fitimet e luftës për veten e tij. Ajeti zbulon qartë se mashtrimi është jashtë çdo dyshimi për figurën e madhe që përshkoi një jetë përsosmërisht të drejtë qysh nga fillimi. Edhe një rast i vetëm mjafton të tregojë pafajësinë e tij të palëkundur: kur Profeti dha frymën e fundit, mburoja e tij u mbajt nga një peng hebre. Ndërsa i kushtoi kujdesin më të plotë dhe më të thellë jetës së tij personale, ai gjithashtu tregoi një kujdes të përsosur kundrejt çdo gjëje që mund të ngrinte dyshimin më të vogël rreth karakterit të tij të drejtë.

Përfitimi i paligjshëm ka të bëjë me çdo lloj shpërdorimi. Marrja e pronës duke krijuar spekulime të rreme që mbështeten në autoritetin e dikujt apo shpërdorimin e fondeve të lëna dikujt në mirëbesim t'i përdorë me arsye dhe drejtësi, janë të gjitha forma të ndryshme të mashtrimit. Këto akte nuk mund të justifikohen bazuar në vetë-vlerësimin e dikujt për shërbimin e tij. Për më tepër, është një formë tjetër mashtrimi nëse personi është duke kandiduar për një detyrë që nuk e meriton dhe nuk ka  vlerë për ta mbajtur atë.

Duke treguar për shembujt e mirë të lëna prej Profetëve, ajeti nënvizon se komunitetet nuk duhet të përfshihen në korrupsion. Përndryshe, ka pasoja me të cilat ato do të duhet të përballen. Nëse marrim parasysh rastet e përvetësimit nga bankat shtetërore duke shpërdoruar paratë e popullit dhe duke i shtyrë njerëzit në varfëri duke e barrosur shtetin në hua, kuptohet edhe më mirë se sa vdekjeprurës është mëkati i mashtrimit.

 

Autokritikë

Në të vërtetë, shpirtrat e devotshëm duhet të bëjnë më shumë kujdes në të qëndruarit larg mashtrimit. Për shembull, nëse mblidhemi së bashku për hir të detyrës apo adhurimit të Perëndisë, ne duhet të kemi mendimin brenda nesh nëse është e drejta jonë e ligjshme të shkelim mbi qilimin nën këmbët tona. Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë do të thotë që e kemi humbur kujdesin tonë mbi këtë çështje. Nuk po them se nuk është e drejta juaj. Ata që ndërtuan këto objekte i blenë qilimat për përdorimin tuaj; kjo është një çështje tjetër. Ajo që po përpiqem të them është që ne duhet të jemi kaq të kujdesshëm sa të pyesim veten nëse e meritojmë t'i përdorim këto qilima duke i shtrirë përdhe dhe duke shkaktuar që ato të konsumohen nga pak. Ne po hamë nga ushqimi që po na shërbehet këtu, por a e meritojmë atë vërtet? Të kesh shqetësim, hezitim dhe kujdes për këtë çështje është shumë e rëndësishme. Të bërit kujdes për vendin nga na vjen kafshata e gojës, kujt i përkiste më parë, të pyeturit nëse është me të vërtetë e ligjshme apo jo, dhe duke bërë kujdes shumë të madh në këtë drejtim është detyrë shumë e rëndësishme për cdo besimtar.

 

Përgjegjësia

Njerëzit që drejtojnë institucione ndërtuar mbi bazë donacionesh, si shkollat, qendrat kulturore dhe të tjera të ngjashme, duhet të tregojnë të njëjtin kujdes. Njerëzit përfshirë në shërbime të këtij lloji ju besojnë vullnetarëve që drejtojnë këto organizata. Nëse ka ndonjë mashtrim diku, edhe po është aq pak sa një e shtata e vlerës së një kokërr drithi a elbi, në vlerë, Perëndia do ta sjellë të japim llogari për të. Sidoqoftë, Kurani deklaron: 

"Kush bën të mirë qoftë sa pesha e një atomi, Perëndia do ta shohë atë; dhe kushdo që bën të keqe sa pesha e një atomi, Perëndia do ta shohë atë "(az-Zalzala 99: 8).

Kështu pra, ne do të mbajmë përgjegjësi edhe për mëkatet më të vogla. Fjala arabe dharrai referohet grimcave më të vogla të materies; përdoret për të quajtur një molekulë, një atom dhe pastaj një grimcë nënatomike. Ju mund ta quani atë edhe jonose eter. Pra, sipas ajetit, Zoti i Plotfuqishëm do të na kërkojë llogari edhe për të këqija që nuk mund t'i shohim as me mikroskop apo x-ray.

Bediuzamani, gjithashtu, e kaloi jetën duke bërë kujdesin më të madh të këtij lloji. Për të mos e tronditur besimin e shoqërisë, ai jepte llogari për gjërat e tij shumë modeste."Këtë pallto që vesh, e bleva shtatë vjet më parë si një artikull të dorës së dytë. Për pesë vjet kam shpenzuar katër lira e gjysëm për veshje, të brendshme, këpucë dhe çorape". Ai nuk la vend as edhe për dyshimin më të vogël që mund të ngrihej rreth tij. Ai shpjegonte se kishte një pulë, e cila sillte çdo ditë një vezë, pavarësisht stinës, dhe se zogu i saj u rrit dhe filloi të bënte vezë kur nëna e tij nuk ishte më në gjendje ta bënte këtë gjë. Të gjitha këto nuk janë ca histori të thjeshta. Duke bërë këtë, ai jepte llogari para njerëzve për gjërat e tij.

Kredia më e madhe është besimi i njerëzve. Njerëzit japin përkrahjen e tyre, vetëm pasi ata kanë besim se "nuk ka hije dyshimi dhe qëllime spekulative në jetën e këtyre njerëzve". Prandaj, nëse kryeni ndonjë formë mashtrimi duke vënë duart tuaja në diçka që nuk është e drejta juaj e ligjshme, para së gjithash ju e keni thyer këtë besim. Nga ana tjetër, imagjinoni që njerëzit patën besim te ti, por ti i tradhtove; Perëndia do të sjellë çdo njërin përpara llogarisë për atë tradhëti.

Për të njëjtën arsye u thashë disa njerëzve që kanë qenë miqtë e mi për 40 - 45 vjet: 

"Do kishte qënë më mirë të mos e kishit patur apartamentin apo veturën tuaj". Unë nuk jam një person kaq i kujdesshëm, por më lejoni t'ju them një gjë që kam bërë. Shumë herë i hapa duart për Perëndinë dhe u luta: «Zoti im, këtu jam po ju përgjërohem, mos u jep vëllezërve të mi gjëra të kësaj bote». Sepse, nëse të tjerët i shohin ata duke shijuar ndonjë pasuri, mund të thonë: «Atëherë ai po merr diçka nga diku". Falenderimi i takon Zotit tim, secili prej tyre është i punësuar diku, si punëtor, dhe unë - e gjithë bota është dëshmitare e kësaj - nuk jam i shqetësuar fare nga kjo. Le të vazhdojnë të jetojnë - Perëndia ju dhëntë jetë të gjatë - si punëtorë. Unë nuk do të ndihem fare i trishtuar. Do të isha i trishtuar nëse ata do të vdisnin si njerëz mëkatarë ose nëse të tjerë njerëz do të flisnin midis tyre për pandershmërinë e tyre; sepse do të thoshte diskreditim i një ideali për të cilin njerëzit patën dhënë mbështetje me të gjithë zemrën e tyre.

 

Hajdutët e suksesit

Më lejoni të shpreh si një pikë përfundimtare, që mashtrimi mund të ndodhë jo vetëm për çështje materiale, por edhe për çështje shpirtërore. 

Për shembull, Bediuzamani përmend se fitorja e një batalioni të tërë nuk mund t'i atribuohet vetëm komandantit të tij. Shpërblimet dhe nderi nuk i përkasin vetëm komandantit, por tërë ushtrisë. Për këtë arsye, marrja e tërë pretendimeve në realizimin e një lëvizjeje, nënkupton të bërit partner me Zotin, nga njëra anë (për trajtimin e shkakësisë si Pushtet Hyjnor) dhe mashtrimin, nga ana tjetër. Është një rrezik i madh nëse një person I vetëm pretendon arritje të caktuara duke shpërfillur përpjekjet e miliona njerëzve, duke pohuar rolin e tij duke thënë: "planet dhe projektet e mia, mendimet dhe idetë ..." dhe përvetësimin e vlerësimit të njerëzve për veten duke thënë: "Unë e bëra atë". Dhe nëse të tjerët i përgjigjen atij duke i kënduar lavde, dhe nëse ai i mirëpret këto, është një shkallë tjetër e mosrespektimit dhe korrupsionit moral. 

Një qëndrim i tillë është gjithashtu një formë mashtrimi, një mëkat i madh dhe një tradhëti besimi.

https://fgulen.com/en/fethullah-gulens-ëorks/thought/recent-articles/48060-defraud-and-corruption

(Defraud and corruption)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1