Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | „Shlyerja e rigonit“

„Shlyerja e rigonit“

Font size: Decrease font Enlarge font
image Petrit Malushi

Nga  Petrit  Malushi

 

„Shlyerja e rigonit“

 

          Atë vit në kujdestari kisha një prej maturave. Ndër tridhjetë e katër nxënës gjashtë ishin me përkrahje sociale. Gjendja e tyre ekonomike nuk arrinte në nivelin e duhur. Arseni vinte nga një  zonë e largët rurale dhe ishte me më pak të ardhura në familje. Nga gjeneralitetet e hedhura në regjistër, prej dokumenteve zyrtare, kisha vënë re se ishin shumë fëmijë dhe të dy prindërit merreshin me blektori. Ai ishte sistemuar në konvikt. Niveli i tij i jetesës kuptohej edhe nga paraqitja e përditshme. Por në frekuentim përpiqej të mos bënte mungesa, për çfarëdo lloj arsye. Në përparim arrinte te niveli mbi mesatar. Tregonte vëmendje gjatë orëve të mësimit. Ishte sistematik në përgatitje dhe këmbëngulës. Futej në grupin e nxënësve që pretendonin për të vazhduar studimet e larta.  

            Lënda që jepte mësues Dhori kishte hyrë në program vitet e fundit. „Edukim karriere“ zhvillohej vetëm një orë në javë. Ishte futur si lëndë eksperimentale. Realisht nuk ishte shumë e vështirë. Por nxënësit prej saj kishin frikë më tepër se nga lëndët e tjera. Edhe nga Matematika e Letërsia që ishin lëndë provim pjekurie, apo Fizika dhe Kimia. Veçanërisht nxënësit që pretendonin të vazhdonin më tej. Nota e saj u ulte mesataren dhe pikët. Këtë mesa dukej shfrytëzonte mësuesi që e zhvillonte për t´ia rritur peshën, ndaj u kërkonte materiale jashtë programit dhe „ i shtrydhte“ gjatë  kontrollit të njohurive. Nxënësit këtë tepëri  e vlerësonin si tendencë. Disa e kishin ngritur edhe në mbledhjet e senatit. Mësuesi nga ana e tij argumentonte se teksti kishte nevojë për materiale shtesë. Flitej se kishte miq dhe nuk i trembej askujt aty në shkollë.     

 Kështu, nxënësit për të mos e pësuar e për të marrë notat që dëshironin, pa u ndjerë kishin gjetur forma të tjera. Shkonin te kabineti, gjenin rastin dhe i linin mësuesit një ndyëmijë lekësh. Këtë ai e praktikonte mjeshtärisht.

        Kohë para provimesh. Maturantët ishin të ngarkuar me detyra kontrolli e punë me projekte për shlyerjet përfundimtare. Çantat për ditë i kishin të  fryra me libra,fletore dhe materiale shtesë. Ishin ditët kur mësuesit merreshin me mbylljet e evidencave. Arseni kishte ditë që nuk përqendrohej sa duhej.Të enjten më kërkoi leje për të nesërmen, pra të premten, për të shkuar në fshat. E pyeta se përse e kishte të nevojshme lejën, pasi ishte hera e parë që ma kërkonte një gjë të tillë. 

– Mos ke probleme nga familja ?- e ngacmova më tej që të më tregonte shkakun.   

– Jo mësues,- ktheu me gjysmëzëri,- po ashtu kam një punë.

Dyshova se diçka më fshihte. E vërejta me kujdes.

-A mund ta di edhe unë se, jam mësues kujdestar dhe mbaj përgjejgjësi për lejën që të jap ?- këmbëngula. 

-Ke të drejtë, por e kam të vështirë të ta them. Jo të gjitha gjërat  tregohen.

 -Atëhere bisedojmë si shokë, jo si mësues e nxënës.

Heshti për tre-katër minuta. Mendoi se do tërhiqesha. Unë nuk po lëvizja. 

-Jemi ngushtë nga ekonomia,-filloi të fliste ngadalë, i skuqur në fytyrë. -Ku banoj unë është vend i thellë malor. Bagëtitë janë i vetmi burim jetese. Disa prej tyre i  shesim për të siguruar drithrat e bukës.  

  Ndiqja me vëmendje fjalët e tij. Po më dukej më i burrëruar nga çkishte moshën.   

–Sakrifikoni edhe pak vite sa të mbarosh studimet e larta. Pastaj jam i sigurt se do t´i bëhesh krah familjes…

-Ashtu, ashtu mësues por - …dhe sikur iu këputën mendimet.

- Ka ndonjë gjë që nuk u shkon si duhet ?- e nxita për të vazhduar.

-Ju kërkova leje,- e uli më tepër zërin ,-pasi më duhen patjetër disa lekë. Gjatë beharit mblodha rigon për një firmë bimësh mjekësore. Babai më mori në telefon dhe më tha se javën e kaluar kishte ardhur shlyerja financiare.   

 –Më fal ! Përse të duhen lekë tani që shkolla po mbaron dhe javën tjetër do të shkosh në shtëpi ? Apo i ke marrë kujt lekë borxh ?  

-Jo,jo,- u revoltua. – Kam shlyerjen e fundit në “Edukim karriere” …

-Shlyerja është me detyra jo me lekë…

-Ah more mësues ! Në atë lëndë shlyerja bëhet vetëm me …,- dhe fërkoi  gishtat për të treguar dhënien e lekëve.- Përndryshe, o vlerësohesh me notën pesë, ose mbetesh për në vjeshtë.     

           Unë nuk u habita nga ajo që dëgjova. Nga biseda me kolegë më kishte rënë në vesh se, mësues Dhori dhe nja dy të tjerë, e kishin bërë praktikë pune një veprim të tillë. Shqetësimi i ngritur në senat dhe në drejtori nuk kish dhënë efekt.

           Mu dhimbs Aleksi. Po të mbetej në atë lëndë ose të merrte notë të ulët, humbiste shanset për studimet e larta. Hapa portofolin nxorra një dymijë lekësh dhe ia lashë në dorë. Insistoi të mos i merrte, por e theva duke i thënë se nuk do t´i jepja leje dhe nëse ikte pa leje do ta penalizoja. I prekur në sedër mbylli dorën duke shqiptuar “Të faleminderit shumë mësues !”. U ndamë, ai për në konvikt, unë për në shtëpi, duke i thënë njëri-tjetrit “Mirë u pafshim!”      

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1