Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Faleminderit “Askush”!

Faleminderit “Askush”!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Faleminderit “Askush”!

Dr Fatmir Terziu

 

Vetëm një fjalë. Vetëm një. “Njëckë” do të thoshte Poradeci i lirikave shqiptare. “Nji” “llaf i mirë” ndoshta do t’i shkonte përshtat Fishtës. E pastaj “Njo”; “Ni”; “Nji” apo dhe korektuar tek “Një” pakkush ose askush do të duhej ta kishte “njëckë”-n fjalëzën, që duket se askush nuk ia ka ngenë, nuk ia ka veshin. Është fjalë tek fjalët. Fundja tek… fjalët? Por edhe fjalët kanë shumë rëndësi.

Mes fjalëve dhe tek fjalët kemi ndjerë të gjithë vrullin e krenarisë dhe arritjes. E kemi ndjerë këtë binom e më shumë të tjera kur përpjekjet tona njihen. Kur dikush na lejon të dimë se kemi një “njëckë’, bëjmë një ndryshim. Dhe menjëherë na duket se marrim vlefshmëri ose njohje të jashtme. Kështu na ndodh kur dikush thotë, “Punë e mirë” dhe ne fluturojmë në ndjesinë tonë, dhe ndjehemi mirë në vlerësimin e përpjekjeve tona. 

Pra, kur të ndodhë kjo, nuk është e vështirë të kuptosh se ndjehesh gati që të ndryshosh, apo jo? Por këtu është e vërteta e vështirë që ne të gjithë e dimë: Ndonjëherë këto fjalë nuk vijnë. Nuk arrijnë në veshët tona. Akoma më keq nuk dëgjohen të riprodhohen nga buzë e sistem që artikulon atë fjalë, qoftë atë “njëckë’ që e shohim të mbushë thasë kot e plot në rrjetet sociale, pa asnjë vlerë, pa asnjë kuptim, por që të ndot me tërë atë ilustrim. 

Shkurt! Nuk ka “Faleminderit”. Nuk ka “punë të mirë”. Nuk ka njohje. Askush nuk duket se është i interesuar dhe nuk i duhet më që të vërejë ose të njohë përpjekjet tuaja. Ju kërkohet të bëni gjithnjë e më shumë, me më shumë përkushtim dhe më shumë ndjenjë. Dhe kur vazhdoni të bëni kështu, ende nuk duket artikulimi i “njëckë’, nuk ka ende asnjë shenjë të vlerësimit. 

Po pastaj, do të thuhet nga askushi? Po pastaj? Asgjë do të thotë heshtja. Por, pikërisht këtu është rrjeshti i fundit: Duhet të jeni në gjendje të njihni kontributin tuaj dhe të ndjeni vlerën tuaj. Mund të mos jetë “e drejtë”, por është realitet. Ndonjëherë dhe krejt natyrshëm duhet të vlerësojmë ndikimin tonë dhe natyrisht duhet të jemi në gjendje të dimë për veten, se ndryshimi vjen vetëm nga gjërat e mira humane që bëjmë ne. Unë përsëri premtoj: Dallimi vjen nga gjërat. Vetë gjërat do të thonë hapur: “Faleminderit Askush”! 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1