Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | KOHA PËR MË SHUMË PËRGJEGJSHMËRI KOMBËTARE

KOHA PËR MË SHUMË PËRGJEGJSHMËRI KOMBËTARE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fahri Dahri

I

Isha duke parë një dokumentar me pamje nga xhungla, ku lëviznin të veçuara kopetë e kafshëve të egra dhe kopetë e kafshëve të buta. Filmimi paraqiste një tufë buaj që lëviznin të qetë, por mbas pak, një buall, që udhëhiqte tufën, ngriti kokën përpjetë dhe çuditërisht tufa e buajve ndali. Mbasi kryebualli shfryu disa herë turirin, tufa e buajve u grumbullua dhe tek të gjithë vihej re një shqetësim. Nuk e kishin gabim. Nga një pemë në mes të gëmushave, u shfaq një tigër i shkëputur nga kopeja dhe mori turravrapin drejt një bualli që ishte pak sa mbrapa tufës. Lëvizjet e tigrit u pikasën nga tufa e buajve, të cilët u vunë të gjithë në mbrojtje. 

Ishte një dyluftim mes kryebuallit dhe tigrit, por  nuk zgjati shumë, buaj të tjerë me fërfëllimë, të egërsuar, me kokë ulur sa nuk takonin tokën, i u vërsulën tigrit, e goditën rëndshëm në kokë me brirë dhe sa kaq ai ra në tokë. Kryebualli mbasi u sigurua se tigri doli jashtë luftimit, ngriti kokën dhe përsëri shfryu, por me një buçitje më të lehtë se ajo e fillimit, turma e buajve filloi të lëvizë rrugës së nisur. 

Mbas kësaj skene të shumëkuptimtë, vura re se në xhungël si tek kafshët e egra dhe tek të butat, paska disa rregulla, të cilat ndofta “instiktivisht” ato i zbatojnë.

● Jetojnë në territorre të ndara sipas llojeve të kafshëve,

● Kafshët e lloit të egërsisë (të egra) hetojnë, pastaj sulmojnë,

● Kafshët e lloit të butë (joegërsira) vigjilojnë dhe mbrojnë,

● Bashkësia, si tek kafshët e egra që mbrojnë dhe sulmojnë edhe tek kafshët e buta që vigjëlojnë dhe mbrojnë, u siguron suksesin. 

                                                              II

           Historikisht popujt e Gadishullit të Ballkanit janë vazhdimisht në konflikte mes tyre, hera herës edhe të armatosura deri në shfarosje të njërit apo tjetrit.Nuk jemi as në xhungël dhe as të egër, megjithatë egërsia mbizotëron. 

Pse ndodh kështu?.  Mos vallë ky gadishull është një mjedis “xhungël” ku popujt luftojnë për zgjerim të hapësirave të tyre? E kaluara e këtyre popujve na e vërteton se më të fuqishmit, më kompaktët dhe më të afërmit etnikisht dhe fetarisht, kanë sulmuar popujt më pak të fuqishëm, të ndryshëm etnikisht dhe fetarisht. Kanë arritur të përçajnë “kryeturmëtarët”, të shijojnë prenë, por pa arritur të rrufisin gjithë turmën. 

Nuk ka asnjë dyshim në vërtetësinë e strategjive “tigrane” të dy popujve, serbëve dhe grekëve në Ballkan. Njëri popull, i zbritur tërësisht nga stepat e veriut dhe tjetri me rreth gjysma romenë, të ardhur nga Azia. I pari kërkon dhe sulmon për zotërim të plotë në trojet e dardanëve pellazgë për të zgjeruar sllavizmin dhe tjetri kërkon dhe sulmon për zotërim në trojet e epirotëve pellazgë, për të zgjeruar helenizmin. 

Sllavizmi verior dhe helinizmi jugor, të dy me strategjira të njëjta, kanë mbi një shekull që hanë pak e nga pak nga trojet dardano-epirote. Në strategjitë e sllavizmit dhe helenizmit (sipas orekseve pretenduese të tyre), vrehen të njëjtat synime (sulme) si me mjete dhe metoda të shfaqura në vazhdimësi duke shfrytëzuar shanset historike të favorshme për ‘ta. 

Synimet e tyre, të projektuara në vitet 1844 dhe 1878, mbi bazën e të cilave janë ndërtuar taktikat ndër dhjetra vite kanë qenë dhe mbeten. “Ndarja e Shqipërisë në mes të ish Jugosllavisë (sot Serbisë) dhe Greqisë”. 

● Ivo Andriçi, në vitin 1939 punoi eleborimin (përpunoi idenë) në bazë të së cilës Jugosllavia do të përfitonte Shqipërinë veriore si dhe Portin e Durrësit.

● Ioannis Kolettis me Mbretin Otto, në vitin 1844 shpallën e “Megalloidenë”, në bazë të së cilës do përfitonin gjysmën e Shqipërisë deri në lumin Shkumbin dhe shpresonin në restaurimin e Perandorisë Bizantine. 

Mbi këto idera kanë filluar veprimtaritë agresive të parreshtura kundër kombit shqiptar dhe hapësirave territoriale të tij. Metodat e përdorura janë të disallojshme dhe të njëjta nga të dy fqinjët veriorë dhe jugorë.

-. Fqinji verior. Për të fituar gjysmën e Shqipërisë u mbështet tek kryerja e veprimeve: “Vendosja e flakës, djegjes së fshatrave dhe lagjeve të qyteteve të arnautëve (shqiptarëve).

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, urrejtja në mes të serbëve dhe shqiptarëve kosovarë kishte arritur kulmin. Çetnikët kishin vendosur të luftonin kundër shqiptarëve deri në shfarosje. Urrejtja ndaj shqiptarëve ndjehej edhe tek partizanët komunistë të Jugosllavisë. Shtetasit serbë dhe malazezë rekrutoheshin në çetat drazhiste me betimin që bënin se do të luftonin deri në shuarjen e shqiptarëve. Në vitin 1943, çetnikët e Drazho Mihajloviçit, kryen masakrime në krahinën e Bihorit, ku në 82 fshatra shfarosën në mënyrat më të tmerrshme rreth 5,000 shqiptarë, një e treta e të cilëve ishin fëmijë, gra dhe pleq. Me Ligjin e amnistisë, të qershorit 1944, shumica e çetnikëve të amnistuar, u bashkuan me “njësitë ushtarake të partizaneve”, të cilët bashkërisht i urrenin dhe luftonin shqiptarët.  

Situatë e njëjtë paraqitej edhe në krahinën e Çamërisë. Përpara masakrës së korrikut, 1944, forcat e EDES-it kishin kryer në qershor 1944 një tjetër masakër. Masakrat vazhduan edhe gjatë verës 1944 deri në mars të vitit 1945, kohë ku u finalizua plotësisht spastrimi etnik në Çamëri. Spastrimi etnik në Çamëri ka qenë me tepër tragjik. Një popullsi prej  28,081 çamë myslimanë para masakrave, u vranë, u therën, u zhdukën dhe vdiqën nga torturat, sëmundjet dhe urija gjatë rrugëtimit të detyruar të ikjes nga vendi i tyre 8,326 persona ose 29,60 % e banorëve, ndërsa 19,755 veta arritën të shpëtonin duke kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar. Vetëm tragjedia e Paramëthisë dhe e Filatit, të zhvilluara nga qershori deri në tetor 1944, numuroi 2.000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të cilët u masakruan në mënyrën më çnjerëzore nga bandat e Napoleon Zervës. Dëme të mëdha në mall dhe pasuri u shkaktuan në fshatrat e Paramithisë (Gardhiq, Karbunar, Dhragumi, Veliat) dhe në fshatrat e Filatit (Galbaq e Spatar), po ashtu masakra, vjedhje, dëmtime, vrasje masive ndodhën në  fshatrat e Gumenëcës, Margëllëçit, Pargës, Volës. 

Mbas çlirimit të Beogradit, Çubriloviç hartoi projektin e quajtur "Problemet e pakicave në Jugosllavinë e re".Projekti propozonte: “Të gjitha pakicat jo sllave të dëbohen nga Jugosllavia”. Me dëbimin e disa miliona njerëzve, sigurohej zgjidhja e problemit të pakicave në Jugosllavi. Kështu, sipas tij, në Jugosllavi arrihej paqja dhe prosperiteti vetëm duke qenë etnikisht e pastër. Zgjidhja e çështjes se pakicave, "njëherë e përgjithmonë", sipas strategëve vrasës, sheshonte edhe shkaqet e mospajtimeve mes shteteve fqinjë të Ballkanit. Kuptohet pasi të dëboheshin shqiptarët nga trojet e tyre autoktone, të zhdukej harta e shtetit shqiptar duke i kaluar gjysma e territorit Jugosllavisë dhe tjetra Greqisë. Realizimin e “zgjidhjes përfundimtare të problemit me pakicat” të dy shtetet fqinjë, veriorët dhe jugorët, e shikonin të sukseshme pikërisht me shanset që ofronin luftërat e kohës. Për të kryer atë operacion, u zgjodh rruga e vrasjeve, therjeve dhe dëbimeve të dhunshme, detyra të cilat u plotësuan nga ushtritë përkatëse, sipas planeve me veprime dhe akte të tmerrshme ndaj banorëve me etni dhe besim fetar ndryshe, ndërsa rajonet e boshatisura u kolonizuan me elementin kombtar, serbë dhe grekë përkatësisht. 

Për të siguruar përkrahjen e aleatëve, në procesin e spastrimit që bënin këto shtete nga pakicat kombëtare jo serbe dhe greke, u vunë në lëvizje taktikat e fajësimit të pakicave, si nga pala serbe dhe ajo greke. Filluan akuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës si vrasës të miliona jugosllavëve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ashtu  dhe ndaj shqiptarëve të Çamërisë si bashkëpunëtorë me okupatorin, të cilët paskan vranë dhe djegur fshatra greke (kur në atë rajon nuk u prek asnjë fshat grek, nga çamët jo dhe jo, por as nga gjemanët). U trilluan raporte për përdhunime dhe shpërngulje me dhunë të serbëve dhe grekëve, gjoja nga banorët vendas të etnisë shqiptare në Kosovë dhe në Çamëri.

Qëndrimet e qeverive të të dy shteteve për kolonizimin e dy krahinave, Kosovë-Çamëri, për ndryshimin e strukturës etnike, venë në zbatim projektet antishqiptare, që ishin përdorur edhe para luftrave. Shqiptarët e Kosovës dhe të Çamërisë, përpara vitit 1941 prej të dy shteteve ishin banorë të pa dëshirueshëm, të huaj dhe të rrezikshëm. Mbas luftës u sajuan akuzat “bashkëpunëtorë me pushtuesit”, “tradhëtarë të kombit”, “irredentistë”, etj. Gjatë periudhës së shkëputjes së Kosovë-Metohisë dhe Çamërisë nga trojet etnike, prej vitit 1913 deri në vitet 1944 -1945, si Serbia dhe Greqia ndoqën të njëjtat masa ndaj pakicave etnike shqiptare të mbartura në shtetet e tyre:

● U a mohuan të gjitha të drejtat. Nuk gëzonin të drejtën e të qenit të lirë dhe të barabartë si ndaj dinjitetit dhe të drejtave. U mohohej fryma vëllazërore. Ishin të kufizuar për origjinën kombëtare, gjuhën, besimin fetar, mendimin politik dhe pasurinë. Nuk u sigurohej e drejta e të jetuarit shoqëror dhe vetiak. Ndaj tyre u ushtrua mundim, dënime çnjerëzore, tejet poshtëruese. Në asnjë akt apo veprimtari nuk u njihej personaliteti juridik, u mungonte barazia në mbrojtje kundër çdo diskriminimi, apo çdo nxitje për një diskriminim të tillë. Si në Çamëri dhe në Kosovë, meshkujt u internuan pa vendime gjyqësore, pa kryer asnjë vepër penale apo civile. U dënuan masivisht me dëbime të dhunshme pa gjyqe. Akuzat verbale, bashkëpunimi me pushtuesit, nuk kishin baza për tu trajtuar si vepra penale. E drejta për tu konsideruar të pafajshëm deri sa nuk është vërtetuar fajsia, ka 74 vjet që nuk u merret parasysh. U është mohuar e drejta që nuk duhet të dënohen për veprime ose mosveprime të cilat nuk përbëjnë një vepër penale. Nga shteti Grek dhe ai Serb, në kundërshtim me ligjet e mbrojtjes të të drejtave të njeriut, është ndërhyrë arbitrarisht në jetët, familjet, banesat, si dhe kanë kryer veprime kundër nderit dhe prestigjit personal, masivisht ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe shqiptarëve të Kosovës.  

Ndaj banorëve të Çamërsë është shkelur e drejta e lirisë së qarkullimit, u është ndaluar banimi në vendin e lindjes dhe të të parëve, pa asnjë vendim gjyqësor. U është hequr arbitrarisht shtetësia greke në bllok jashtë çdo kriteri. Nuk lejohej arsimimi dhe vazhdon t’u ndalohet e folura në gjuhën amtare edhe shqiptarëve çamë ortodoksë.

● Hapja dhe dërgimi në  kampet e internimeve të meshkujve shqiptarë në prag të Luftës, ishte diskriminim i madh që u bë ndaj  shqiptarëve nga të dy shtetet e mësipërm.

● Konfiskimi i pasurisë. Arbitrarisht të gjithë shqiptarët myslimanë të Çamërisë, u privuan nga pasuria, u a rrëmbyen pa asnjë shpërblim tokat dhe gjithë pasuritë e paluajtshme e të luejtshme dhe u a dhuruan kolonizatorëve ortodoks aziatikë. 

● Diskriminimi i skajshëm ishte për të gjithë banorët, ndërsa ndaj njerëzve me ndikim në popull u ndoqën metodat vrasëse, torturuese dhe internimet në masë për meshkujt çamë mbi 16 vjeç. Po kështu është vepruar edhe me banorët shqiptarë të krahinës Kosovë-Metohi.               Në mes të viteve tetëdhjetë, të gjitha mediat serbe përqëndoheshin në urrejtjen ndaj shqiptarëve. Emrin shqiptar, si serbët dhe grekët, e përdorin bashkë me mbiemrat: dhunëbërës, dëmtues, përdhunues, të pabesë, tradhëtarë të kombit ortodoks, irredentistë, turkoshakë, etj. Një fushatë e pa ndërprerë kundër shqiptarëve, ka qenë dhe është prezente në të gjitha institucionet shtetërore serbo-greke, të ndjekura me zell të madh nga mediat shtetërore, të pavarura e ato private, grupet shoqërore dhe individët brenda dhe jashtë shteteve të tyre. Propagandat shpifëse dhe mashtruese kanë synuar që shqiptarët të ngarkohen me akte dhe veprime sa më negative, si njerëz të cilësuar kundërshtues, të egër, të pabindur, kokë fortë.

Historianët, studiuesit, shkrimtarët, strategët ushtarakë dhe politikanët greko-serbë, njëkohësisht e në vazhdimësi kanë hedhur tezat e përbashkëta se shqiptarët janë irredentistë, të egër, të pa fe, dhunues dhe shumë mbiemra të tjerë përçmues. Të gjtha këto fushata shpifjesh janë bërë dhe bëhen për të vërtetuar akuzat e tyre për negativitetin e kombit shqiptar. Demostratat e vitit 1981 të shqiptarëve në Kosovë, sipas Memorandumit të vitit 1986, i quajtën "agresivitete neofashiste". Serbët akuzonin se gjoja në Kosovë - Metohi ushtrohej dhunë fizike, politike dhe gjenocid kulturor ndaj banorëve serb. Memorandumi i shërbente propagandës që shqiptarët të cilësoheshin zjarrvënës, vrasës, përdhunues dhe imoralë. Asnjëherë nuk analizuan veprimet e tyre çnjerëzore që kryhenin ndaj kosovarëve dhe çamëve.

Propaganda anti shqiptare, gjithëpërfshirse e institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore, e organizuar në sinkroni, arriti të tërheqë vemendjen edhe të Kombeve të Bashkuara, e cila autorizoi një Komision ekspertësh për të vërtetuar gjendjen. Nga verifikimi komisioni konstatoi dhe vlerësoi se ato akuza, ishin rezultat i propagandës keqdashëse të përgaditura nga shoqëria serbe në tërësinë e saj kundër faktorit shqiptar. Në propagandat shtetërore, kontribut të madh kanë dhënë edhe kishat ortodokse serbo-greke, të cilat kanë përhapur tek besimtarët e tyre urrejtjen ndaj shqiptarëve. 

Në anketën e vitit 1998 që u zhvillua në Serbi, lidhur me qendrimin shtetëror që duhej mbajtur ndaj shqiptarëve të Kosovës, rezultoi se rreth 70 përqind e të anketuarve përkrahnin mendimin që problemi i Kosovës të zgjidhej me mënyra të dhunshme, ku përfshiheshin: pastrimi i Kosovës nga banorët e etnisë shqiptare; izolimet në kampe përqëndrimi dhe asgjësimi me bombë atomike; shpërngulja me dhunë. Pushteti serb me “Operacionin patkoi”, gjatë vitit 1998 -1999, kreu fushatë të spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës. Edhe intelektualët serbë, të asaj kohe, shkruanin se shqiptarët e kanë të lindur urrejtjen ndaj serbëve, nga që ata vuajnë nga karakteri sundues, rrjedhojë e primitivizmit të tyre dhe kaçakërisë. Hipokrizi, por me një zë kundër shqiptarëve! 

Urrejtja serbo-greke ndaj shqiptarëve, bazohet tek qellimet dhe tendencat që ata kanë për pushtimin e tokave shqiptare. Këtij qëllim i kanë shërbyer edhe luftërat e bëra herë pas here. Urrejtjet e kultivuara me mjeshtëri nga dy shtetet dhe dy kishat ortodokse, pasqyrohen në paragjykimet dhe diskriminimet ndaj etnisë shqiptare. Antipatia, përbuzjet e mëdha ndaj shqiptarëve, prej mbi 100 vitesh u shndërruan dhe degraduan në gjenocide etno-fetare.

-. Fqinji jugor. Sipas Ideja Megali (Μεγάλη Ιδέα), koncept irredentist që shprehte qëllimin e krijimit të një shteti grek, parashikohej përfshirja e rajoneve që tradicionalisht i përkisnin grekëve në kohët e lashta, parapriu shpalljen e kushtetutës së vitit 1844 dhe synonte çlirimin nga sundimi turk dhe ringjalljen e Perandorisë Bizantine. Megali Idea kërkonte krijimin e një shtet grek, që të përfshinte vendet ish-Bizantine, duke filluar nga Deti Jon në perëndim; Azinë e Vogël, Detin e Zi në lindje; në veri do përfshinte Thrakën, Maqedoninë dhe Epirin; ndërsa në jug Kretën dhe Qipron. Shtet i ri Grek, sipas tyre do të kishte Kostandinopojën kryeqytet.

 Megali Idea sundoi si në politikën e jashtme dhe të brendshme të Greqisë nga vitet 1820 deri në luftërat Ballkanike në fillim të shekullit të XX-të. Me disfatën që pësoi Greqia në Luftën Greko-Turke në vitet 1919-1922; zjarrit të madh të Izmirit (Smirnës) në vitin 1922; si dhe “Shkëmbimi i Popullsisë”, bazuar në kriterin e besimit fetar, ndërmjet Greqisë dhe Turqisë në vitin 1923, tronditën “Megalloidenë”, që shkonte drejt zbehjes së vdekjes. Pavarësisht nga zbehja, shteti Grek, u zgjerua pesë herë në historinë e tij nëpërmjet pushtimit ushtarak dhe diplomacisë, duke patur përherë mbështetjen britanike. Pas vitit të krijimit të shtetit, Greqisë i u aneksuan edhe Ishujt Jon 1864; Thesalia 1881; Maqedonia, Kreta, Epiri jugor dhe Ishujt lindorë të deti Egje 1913, Thraka Perëndimore 1920 dhe Dodekanezët 1947.

                                                           III

Deri këtu u njohëm me disa arritje të qëllimeve ekstremiste të Serbisë dhe Greqisë ndaj kombit shqiptar dhe konkludohet se popujt serbo-grekë, kanë të përbashkëta me xhunglën: Mbrotjen dhe sulmin për zgjerim territoresh duke nënështruar të tjerët .             

Edhe populli ynë ka ditur të mbrojë dhe ruaj lloin e tij, janë të shumtë personalitetet shqiptare, të cilët i kanë dalë në krye këtij populli, e kanë drejtuar dhe udhëhequr me urtësi, kanë qenë në krye të ruajtjes dhe mbrojtjes të popullit dhe atdheut që nga Gjergj Kastrioti. Por këtu do të veçoj dy figura të rilindjes kombëtare, ndër më të shquarit e shkullit XIX-të.

                  ● Isa Boletini (Lindi në Boletin të Mitrovicës më 1864, vdiq në Podgoricë më 1916). Figurë nacionaliste shqiptare, një prej udhëheqësve të Revoltës Shqiptare të vitit 1910 në Vilajetin e Kosovës. Figurë e rëndësishme e luftës shqiptare kundër osmanëve, Serbisë dhe Malit të Zi. Jetën e tij e të familjes e lidhi me fatin e atdheut. Dashurinë dhe besnikërinë ndaj Atdheut e ka shprehur me fjalët: "Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!"  

● Hasan Tahsimi (Lindi në Ninat-Çamëri më 1811, vdiq në Stamboll më 1881), astronom, matematikan, filozof. Dashurinë dhe besnikërinë ndaj Atdheun e ka shprehur me fjalët: “Jemi një komb i veçantë, kemi gluhën tënë të veçantë, andaj duhet të jetojmë në vehte si gjithë kombet e tjerë”. Sami Frashëri e ka quajtur “më të lartin ndër të lartët”. Rektori i parë i Universitetit të Stambollit, njëri prej themeluesve të Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare.

Tashmë nuk është e nevojshme për të trajtuar historinë e ecurisë së kombit shqiptar, sepse, me pak rezerva, kjo njihet prej të gjithëve. Qëllimi i trajtesës që shkruaj, synon: 

• Sa tek shqetësimi i gjithandejshëm i faktit që ndaj etnisë dhe vendit tonë, popujt fqinjë serbo-grekë, kanë të kultivuar urrjejtje të tejskajshme, diskriminim brutal, shtazarak, përpjekje të parreshtura për shuarjen e kësaj etnie, 

• Aq dhe tek disa intelektualë shqiptarë, pak të djeshëm dhe shumë të sotëm, si shkrimtarë, analistë, opinionistë, politikanë, studjues apo dhe akademikë, të cilët po gërrmojnë në pafundësinë e teorive dhe tezave të hedhura ndër shekuj, për të gjetur ndonjë “fjalëzë” kundër kombit tonë. Sidomos tepër të përqëndruar tek heronjtë kombtarë apo personalitetet tona të shquara ndër kohëra, pa përjashtuar përçmimin dhe mohimin e prejardhjes tonë. Mbasi gjejnë ndonjë “fjalizë” fillojnë nga zhgarravitja e disa rrjeshtave, të cilat u shërbejnë strategëve të shumtë antishqiptarë dhe që i gëzojnë ata deri në ekstazë. 

                   Në këtë këndvështrimi, rezulton se edhe antagonizmat partiake tek ne, japin ushqim të bollshëm në forcimin e urrejtjes, shpifjeve dhe mashtrimeve kundër nesh tek fqinjët, por edhe më gjërë, duke u a bërë të lehta akuzat e tyre për paaftësi shtetformuese të shqiptarëve, etj.

           Pozita dhe opozita duhet të shikohen si alternativa, afërsish (ashtu siç dhe janë) si dy gjysma të së njëjtës shoqëri dhe që jeton realisht në të njëjtën hapësirë territoriale, vetëm me diferenca në alternativa dhe jo gjithmonë në përputhje idesh ekonomiko-politike. 

Në këtë copë toke, që të parët e lashtë na e kanë zgjedhur, sot ne krijojmë ndasi partiake me tendenca armiqësore si e si ta mundim njëri-tjetrin, jo duke garuar kush mund të drejtojë dhe zhvillojë më shumë e më mirë vendin, por duke “vërvitur shpatat” dhe po të jetë e mundur deri në asgjësim. Vërtet, me këto sjellje aspak të pranueshme, populli është shumë i lodhur, shumë i stresuar dhe po shkon në kufijt e mosdurimit. 

Ne me të drejtë ndjejmë krenari të madhe kombëtare. Kombi ynë arriti ndërgjegjsimin dhe krijoi shtetin e tij të pavarur, i ka dhënë njerëzimit shembuj të lartë në drejtim të luftës për liri, pavarësi, paqe dhe toleranca etno-fetare. Në shekullin e kaluar të luftërave, dihet nuk mund të mbrohej ndryshe atdheu, veçse duke luftuar me të gjitha mjetet kundër armiqve më të këqij, nazi-fashizmit dhe kundra fqinjëve agresorë, të cilët kanë dashur dhe duan të na shtypin, të na robërojnë me metodat e reja, por me qëllime të vjetra skllavëruese. 

Sot shikojmë prirjet drejt së keqes duke u fshehur me fraza hipokrite, gjoja patriotike, atdhedashëse. Shqetësuese janë faktet që mosmarrëveshjet dhe kundërshtitë partiake, në luftë të pandershme (dishonest) për pushtet, spekullojnë në mënyrë flagrante në disa drejtime të së kaluarës dhe të së sotmes, të cilat krijojnë dhe mbajnë gjendjen kaotike në vend. Jashtë çdo kriteri alarmojmë institucionet euroatlantike, duke baltosur rëndshëm dinjitetin e popullit dhe shtetin shqiptar në sytë e veshët e të huajve. Me veprime të tilla të papërgjegjshme, pa dashje dhe me dashje, krijojmë tek të huajt përballje me mjegullnaja faktesh dhe verimesh të pa denja, gjë që i deryron ata të humbasin besimin, të ngurojnë për të hapur dyert e Europës.
           Të dyshimta janë dhe qendrimet e disa mediave, si pushtet i katërt, por që sulmojnë dhe luftojnë katër të katërtat e shtetit Shqiptar. Ka media që, në interes të përfitimeve tregtare dhe financiare, e konsiderojnë veten mbi shtetin, deri të gatshëm për të shitur popullin dhe shtetin e tyre, dalin jashtë orbitës së ruajtjes, mbrojtjes dhe forcimit të shtetit Shqiptar. Ndryshe nga mediat e shteteve të tjera dhe ato të fqinjëve, të cilat janë të njëzëshme me shtetet në mbrojtje të interesave të vendeve të tyre, sikundër veprojnë me sulme të përbashkëta antishqiptare. 

Koha ka ardhur, bile ka kaluar, që krahas katër pushteteve, kërkohet që edhe çdo individ duhet të jetë plotësisht i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm për tu radhitur fuqimisht dhe pa asnjë rezervë në favor të shtetit dhe kombit Shqiptar.Nuk është e nevojshme përqendrimi tek cilësimi i personave që tentojnë të prekin nervin e shoqërisë tonë (sepse dihen), e rëndësishme është të përqëndrohemi tek lufta e të gjithëve, përgjithshka që prek etninë, teritorin, kundër pengesave direkte dhe indirekte të kujtdo që frenon ecjen drejt zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe objektivit gjithëshqiptar drejt Bashkimit Europian.

Historia na ka rrjeshtuar me popujt që vigjëlojnë dhe mbrojnë kombin e tyre nga “tigrat” që mbrojnë veten por sulmojnë të tjerët. Të rrespektojmë popujt e tjerë ashtu siç i kemi respektuar, por jo  duke denigruar veten tonë. 

Kopetë e kafshëve vetruhen instiktivisht, ndërsa popujt, si rregull në kohën e sotme duhet të ruhen dhe mbrohen nga Konventat dhe Ligjet, por këto të fundit u shkelën nga Fuqitë e Mëdha të Europës, të cilat hapën vathën duke favorizuar vërsuljen e egërsive etno-fetare.

Copëtimi territorial dhe njerëzor që i u diktua Shqipërisë etnike, e ka shndërruar Gadishullin e Ballkanit në “Fuçi baruti”.

Vigjilenca dhe mbrojtja e Atdheut, janë dhe mbeten porosia e të parëve tanë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1