Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | E VËRTETA, ÇLIRUESJA

E VËRTETA, ÇLIRUESJA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gautama Buddha, also known as Siddhārtha Gautama, Shakyamuni Buddha, or simply the Buddha

http://www.sacred-texts.com/bud/btg/btg04.htm

 Adriana Myrtaj

E VËRTETA, ÇLIRUESJA

Gjërat e kësaj bote dhe banorët e saj janë subjekt i ndryshimit. Ato janë kombinime elementësh të së shkuarës dhe të gjitha qeniet e gjalla janë çfarë veprimet e së shkuarës kanë krijuar në to, sepse ligji shkak-efekt vepron njësoj për të gjithë botën e gjallë, pa bërë dallime dhe pa përjashtime.

Por në gjërat që janë në ndryshim të vazhdueshëm ekziston një vazhdueshmëri e ligjit, dhe kur ky ligj shihet, gjëndet e vërteta. E vërteta qëndron e fshehur në Samsara (cikli vdekjeë-rilindje, në të cilin është lidhur jeta në botën materiale) si e përhershme në ndryshimet e saj.

E vërteta dëshiron të shfaqet; e vërteta dëshiron të bëhet e vetëdijshme; e vërteta përpiqet të njohë vetveten.

Ka të vërtetë brenda gurit, sepse guri ekziston dhe asnjë fuqi në botë, asnjë zot, asnjë njeri, asnjë demon, nuk mund ta shkatërrojë ekzistencën e tij. Por brenda gurit nuk ka vetëdije.

Ka të vërtetë në fushën e mbjellë, jeta e saj shumohet, bima rritet, lulëzon dhe jep fryte. Bukuria e saj është e mrekullueshme, por në të nuk ka vetëdije.

Ka të vërtete tek kafsha: kafsha lëviz dhe percepton rrethinat e saj, dallon dhe mëson si të zgjedhë. Kafsha ka vetëdije, por as kjo nuk është vetëdija e së Vërtetës. Është thjesht vetëdija e qenies.

Vetëdija e qenies i turbullon sytë e mendjes dhe fsheh të vërtetën. Uni është origjina e të gabuarit, është burimi i iluzionit, është geni i së keqes. Uni krijon egoizmin.

Nuk ka të keqe tjetër, përvec asaj që rrjedh nga kjo pjesë e njeriut. Nuk ka gabim të bërë, përveçse pohimit të vetvetes thjesht si qenie, si gjallesë. Uni është fillimi i urrejtjes, i paudhësisë dhe shpifjes, i pandjeshmërisë dhe i pandershmërise, i vjedhjes dhe grabitjes, shtypjes dhe gjakderdhjes. Uni është vetë Mara, tunduesi, keqbërësi, krijuesi i së keqes.

Uni joshet nga kënaqësite e vogla. Uni premton një parajsë si në përralla. Uni është vello e Marës, që bën magji. Por kënaqësitë e unit janë jo reale, labirinthi i tij parajsor është rruga drejt mjerimit, bukuria e saj venitëse ndez flakë dëshirash që asnjëherë nuk mund të kënaqen.

Kush do të na çlirojë nga fuqia e unit? Kush do të na shpëtojë nga mjerimi? Kush do të na kthejë përsëri në jetën e bekuar?

Ka mjerim në botën e Samsarës; ka shumë mjerim dhe dhimbje. Por më e madhe se çdo mjerim është lumturia prej së vërtetës. E vërteta i jep paqe një mendjeje që kërkon; ajo e mposht gabimin; i shuan flakët e dëshirave; ajo tregon rrugën për në Nirvana. Bekuar është ai që ka gjetur paqen e Nirvanës. Ai shkon në paqe midis përpjekjeve dhe vuajtjeve të jetës; ai është mbi të gjitha ndryshimet; ai është mbi lindjen dhe vdekjen; ai mbetet i paprekur nga të këqijat e jetës.

Lum kush ka gjetur iluminimin. Ai fiton, megjithëse mund të plagoset; ai është i lavdishëm dhe i lumtur edhe pse mund të vuajë; ai është i fortë, megjithëse mund të thyhet nën barrën e punes së tij; ai është i pavdekshëm edhe pse do të vdesë. Thelbi i qenies së tij është pastërtia dhe mirësia.

I bekuar është ai që ka arritur shenjtërine e Buddhës, sepse ai është i aftë të punojë për shpëtimin e qenieve të tjera njerëzore. E vërteta ka bërë vendbanimin e saj në të. Dituria e përsosur ndriçon të kuptuarit e tij dhe drejtësia përbën qëllimin e çdo vepre të tij.

E vërteta është një fuqi që ekziston vetëm për të mirën, është e pathyeshme, e paprekeshme!

Punoni për të vërtetën në mendjen tuaj dhe përhapeni atë tek njerëzimi, sepse vetëm e vërteta është shpëtimtari nga e keqja dhe mjerimi. Buda e ka gjetur të vërtetën dhe e vërteta është shpallur nga Buda!

Bekuar qoftë Buddha!

 

 

 (Përgatiti; Adriana Myrtaj)


Comments (1 posted):

Nene Pashako D on 16/04/2018 18:11:56
avatar
Faleminderit e mira dhe e mencmia Ardiana Myrtaj,qe din c'na sjell dhe neve qe po na mbaron fryma njerzore..
Sa rron- njeriu MESON.
Nene Pashako D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.50
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1