Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Ligji i pashkruar diktatorial: “Fajëso viktimën”

Ligji i pashkruar diktatorial: “Fajëso viktimën”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Ligji i pashkruar diktatorial: “Fajëso viktimën”

Dr Fatmir Terziu

 

Diktatura me të gjitha format kërkon që bota të jetë brenda konceptimit dhe perceptimit teorik “e drejtë”: se gjoja "e mira të shpërblehet, e keqja të ndëshkohet". Si rezultat, kjo zgjat aq sa i intereson vetë diktaturës. Aq sa ka jetë instikti i propagandës për këtë qëllim më vete. Ndërsa kjo zgjat dhe afati nuk ka ndonjë saktësi, ne pasuesit e ushqimit teorik të kësaj propagande ende fajësojmë me dashje apo pa dashje, me qëllim apo pa qëllim, me të kupuar apo pa të kuptuar, viktimat e fatkeqësisë, të prodhuara nga vetë sistemi diktatorial. Viktimat e tilla, ndonjëherë fajësohen nga ata që vlerësojnë kohezionin, sepse “viktima”, sipas tyre shihej dhe ende shihet se ishte dhe ka shkelur “kodin social” (në atë rastin më tipik shqiptar të diktaturës komuniste kodin moral, apo direktivën m-l të Partisë). Sipas këtij kodi viktima që shihej dhe ende shihet nga inercia e përceptimit se ka “ndotur” rendin shoqëror. Kjo e fundit, për vetë faktin e viteve të dhimbshme të tranzicionit, pasi nuk prodhoi dot realitetin dhe sqarimin, duket të ketë mbjellë rrënjë të reja si “e vërtetë” pavarësisht nga natyra e veprës së viktimës, që kohët e fundit ka zgjuar debat më të freskët me fatin e të internuarve shqiptarë në kampe të ndryshme brenda vendit, duke i cilësuar viktimat “armiq të klasës”.

            Kjo duket qartë se kërkon vëmendjen e studiuesve. Në fakt për këtë studiuesit mendojnë se, “sa më shumë pjesëmarrës të mbështesin vlerat e detyrueshme, që pasohen nga heshtja, shpërfillja, dhe mjaft faktorë të tjerë, aq më shumë fajin ia kanë caktuar viktimave”. Ky sugjerim ndoshta do t’u bëjë thirrje atyre që tashmë favorizojnë “kujdesin dhe drejtësinë” morale dhe do të bëjnë pak për të lëvizur ata që favorizojnë vlerat detyruese të vënies në vend të nderit, të paktën të merituar të fëmijëve të viktimave të komunizmit shqiptar, që ende nuk e kanë marrë veten. Sidoqoftë, vetë debati që ka prodhuar ridalja me të drejtë në skenë, ridalja e vonuar e këtyre vuiktimave, ka prodhuar edhe atë që ne e dimë se është konflikti midis dy rymave, dy sistemeve. Konflikti midis dy sistemeve të vlerave është i thellë. Sa i përket qasjes që mban terreni më i lartë etik është më i miri në një tjetër depërtim analitik, ku “fajëso viktimën” është dhe mbetet një akt i njohur me kohë. Mjafton të thuhet se këto dy mënyra për vlerësimin e botës janë në qendër të politikës vendore dhe ndërkombëtare, por ende në një kornizë të thyer shqiptare, përsa i përket ligjit të pashkruar diktatorial: “Fajëso viktimën”. 

Por edhe përballë dëshmive të qarta të fajësisë nga kryerësit e dhunës, viktimat e dhunës në diktaturën më të egër europiane, ende ndihet sikurse ndihej e detyruar të justifikojë mendimet ndryshe, apo dhe ato të heshtjes me heshtjen e përjetshme. Ndryshe veprimi sillte veprimin, ndëshkimin. Kjo ishte dhe me sa duket tek disa është ende si kultura e fajësimit të viktimës në veprim. 

Të dhunuarit nga sulmet dhe dënimet masive të kohës së diktaturës pyeten për atë që kanë kaluar dhe për atë që kanë vuajtur. Të dënuarit politikë dhe të internuarit, që punuan tre turne dhe akoma nuk mund të mbështesin një familje, fajësohen për “dembelizmin” dhe dështimin, pavarësisht përballjes me një ekonomi që sot është bërë pirg kundër tyre. Përkundër rezistencës në rritje për të nxjerrë dhëmbët e papabarazisë në rekorde, viktimat e fajësimit mbeten një nën- konstante e së tanishmes. Hulumtimet sugjerojnë se kjo është në të vërtetë një efekt anësor i çuditshëm i dëshirës njerëzore për të fshehur dëmet diktatoriale, edhe nëpërmjet heshtjes kolektive. Kuptimi se pse mund të çojë në mënyra të reja për të luftuar përsëri, e sjell debati i fundit për të internuarit e Tepelenës, apo kampeve të tjera shqiptare, ku historianët e vijës së kuqe akoma nxjerrin dhëmbët e strukura tek “morali i kohës’. Mjafton të rikujtosh disa biseda në familjen e Syrja dhe Haxhire Herri në Elbasan, apo dhe të sjellësh ndërmend historitë e familjeve, Pojani në Elbasan apo Mema në Shtërmen, si dhe ato Xhika në Gostimë natyrshëm e kupton qartë pse loti ngec tek ligji i pashkruar diktatorial: “Fajëso viktimën”. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1