Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Gylenistët dhe erdogansitët shqiptarë

Gylenistët dhe erdogansitët shqiptarë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

Gylenistët dhe erdogansitët shqiptarë 

Nëse dikur Turqia otomane na pushtonte me taborë, sot e bën me metoda të tjera. Gati-gati naive, një gur në ujë. Dhe kaq duam. Sot përshembull u shfaqën më së fundi fytyrat e vërteta të shqiptarëve erdoganistë dhe shqiptarëve gylenistë. Sepse na duhet kjo, ec e merre vesh. Ose e bëjmë në atë vazhdën tonë të tjerrjes pafund të përçarjes mes vedit. Ose, ose për të larguar vëmendjen nga problemet e ditës. Për t'i fashitur ato, deri në një kohë tjetër që nuk ka për të ardhur kurrë. Se përshembull të hapësh një debat mbi terotië e heshtura të Gylenit, shtetarinë e Erdoganit etj., luftën mes tyre, arrestimet në Kosovë, listat emërore që Turqia i kërkon Edi Ramës, janë paradoksalisht çibanë që vazhdojnë të na vdesim përditë e nga një çikë. Kurrë nuk e mësuam se halli jonë, apo problemt tona, kanë një emër, shqiptarinë. Me gjithë këto rrokapjekje ku sa të duash e kemi sfilitur njëri-tjetrin, aq sa edhe sot nuk gjen emër vuajtja, e falur, se, është apo nuk është e tillë. Kanë qënë apo nuk kanë qënë kampe shfrytëzimi të njeriut për njeriun ato në diktaturë? Dhe sigurisht kur aludon me metoda të komunizmit, kur interpreton me mendësi po të komunizmit, ka vetëm sherr dhe rrahje gjoksi. Në fakt, qull ka me shumicë nga të dy krahët. 

Dhe ja tani një debat ekstra, sherri mes gylenistëve dhe erdoganistëve. Se çfarë i lidh shqiptarët halle mëdhenj më këta ertugrulista plto plane hakmarrje, një zot e di.

Rri mendohem ndonjëherë, përpos përsosjes së sistemit arsimor, infrastrukturës, fuqizimit të ekonomisë etj..., çfarë na shtyn në këto humbnera? Çfarë forcë është kjo që po na përpinë. Vërtetë na duhet ky debat? Apo shërbimet e policisë së Erdoganit na kanë futur në thes prej kohësh.

Në muzgje nxjerrin myzaedinë në minaret e xhamisë dhe këndojnë arabisht. Lashtësinë ortodokse ia kami falur amëshimit në greqisht. Katoliçizmin shqiptar e kemi aneksuar që me burgosjen e fretërve ''reaksionarë''. Në shtet bërje, jemi tërësisht komplotistë dhe artistë të luftës me zhurmë. Ose palosje zhurmash. Zhurma shtyn zhurmën dhe aq.

Kurse sot lufta e re midis gylenistëve dhe erdoganistëve shqiptarë. Një soj i ri, një klasë intelektuale që ka me merak fatet e atdhe Dovletit. Jo të atij vendi që këngët e quajnë Arbëri. Nga ana tjetër, në vende ku jetojnë me shumicë dërrmuese, inspiruesit realë të këtyre dy ish miqëve, në vende si Zvicra, Hollanda, Gjermania, Belgjika etj., u tregohet kufiri tek thana. Kjo përmes ligjeve të shtetit vendas, nuk honepsen të hapen fare këto debate. Kjo për shkak të kulturës dhe identitetit. Në Shqipërinë tonë, jemi gati të japim edhe jetën. Si e si të mos dalim nga rrënimi.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1