Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Kafe Pennsylvania

Kafe Pennsylvania

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

 


Eshtë një mëngjes i ftohtë, por plot oksigjen. Ndodhem në një kafe buzë bulevardit Pennsylvania., Washington DC. Ca çape më tutje është shtëpia e bardhë. Mua gjithmonë më kanë pëlqyer mëngjeset. Me punë pa punë, dal të shoh davaritjen e natës. Është ajo orë e paqtë ku era e kafesë përzihet me ndjesitë e tua. Mbi paradokset, firot a arritjet, shkurt, teksa shijon kumtin e një kafeje province. Je në atë gjendje, që një poet hebre me emrin Yehuda Amichai, (Jehuda Amikai) e përshkruan me dy vargje, ''malet kanë luginat me mjergull/ unë mendimet e mia''. Sipër kokës sime një aradhe fotosh nga presidentët e Amerikës. Me filxhanë kafeje në duar. Ambjenti rreth tyre qe pikërisht ky. Po pija kafe, pikërisht aty ku e kishin shijuar shumë syresh. Se si më shikonin... Nga iksi tek ypsiloni, Bushi, Obama etj. Ky aktuali, të cilin e kam fqinj në Florida, nuk kishte ardhur akoma të fiksonte një foto. Një kafe e thjeshtë që më kujtoi për pak ato mëngjesoret e kohës në dheun tim. Dhe sapo çeka këtë, këtë nocion që dhëmb'. dheun, plot rrokapjekje vërshuan kohët. Duke filluar me siglat televizive, plot dhunë dritash e tingujsh, rreth agresorit shtëpia e bardhë. Koha e imperializmit dhe e social-imperializmit, kur ne një grusht njerëzish, i bënim karshillëk bllokadave, me ushtrimet fizike në orët e para të mëngjesit. Vërshuan për të më ngërdheshur me veten nga qartësia e konceptit mbi lirinë, popujt, a luftën e klasave. Një vrarje e vetvetes me qejf shqiptarësh qëas sot e kësaj dite nuk peshon aspak. Por e kemi varur në atë gozhdën prapë derës, justifikimin, se, ashtu ishte koha.

Mbrëmjen e kaluar shëtita aty. Doja ta ndjeja me shputat e mia atë bulevard. Atë kopësht ku uleshin e ngriheshin zogjtë e ajrit, helikopterët me burrat e këtij shteti të madh. Këtij dheu emigrantësh që konsoliduan lirinë dhe të drejtat e njeriut fal një vendosmërie në rrotacionin e pushtetit, balancimin e tij dhe shenjtërinë e pronës. Dhe midis dhjetra adhuruesve, kishte plot protestues. Me pankarta, ku shkruheshin nga gjërat më të vogla. Deri tek ato kërkesat plot lutje shpirtrash për masakrat e sotshme në Sirinë e dënuar nga dinastia e Basharëve. Po kjo është toka e lirisë dhe e të drejtave. Ndaj gjithçka tingëllon mëse normale. Dhe ja këta burra, i kisha fare pranë frymës sime. Fare pranë syve të mi tretur në atë bulevard ku po davaritej nata. Ku statujat e presidentëve të flasin nga çdo qoshe. Aq sa nuk është e vështirë për ta kuptuar se çdo tullë ka historinë e vet. Një galeri e gjallë ku askush nuk ka mbi vete turp, qoftë ky i majtë apo i djathtë, por vetëm repsekt. Dhe ndjesi njerëzore të pashtershme, brezash që shkojnë e vinë, për të ndaluar aty, shkrepur qoftë dhe një foto. Qoftë një pleksje sysh për të të thënë se njerëzit nëse mundin demonët brenda vetes, kanë triumfuar.

Po ndërsa rrija e mendoja se në këtë periudhë timen amerikane, mbi trembjëdhjetëvjeçare, kam ndërruar 4 presidentë. Në vendin tim, në dheun tim, sillen e sqillen një grup emrash. Një kulturë bolshevike e posedimit të pushtetit, jo të balancave dhe të të drejtave të lirive. Dhe po paradoksalisht habiten e i nxjerrin sytë njëri tjetrit me aferat lobuese ruse, megjithëse janë kthyer vet në një sallatë turli e llojit rus.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1