Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | ERMAL META DHE MËSUESET E GJUHËS SHQIPE ...

ERMAL META DHE MËSUESET E GJUHËS SHQIPE ...

Font size: Decrease font Enlarge font
image Abdurahim Ashiku

ERMAL META DHE MËSUESET E GJUHËS SHQIPE NË GREQI

Projekt opinion për 7 marsin

Ermal Meta është fitues në një festival prestigjioz. I lumtë. Pas i vjen historia e ngjitjes në maja shoqëruar me miliona disqe e miliona euro...
Mësueset e gjuhës shqipe në Greqi, tash 17 vjet, nga 7 marsi 2001, po bëjnë atë që nuk ia merr mendja askujt.
Po mbledhin fëmijët dhe u mësojnë si të lexojnë, shkruajnë dhe këndojnë gjuhën e nënës.
I mbledhin pa asnjë shpërblim dhe pa asnjë mbrojtje ligjore...
I mbledhin edhe nën trusninë e qarqeve të njohura ekstremiste greke duke u përballur me heroizmin që u përballen Rilindësit e Mëdhenj të Kombit dy shekuj më parë, ndaj Dritëro Agolli i quajti “Rilindës të kohës sonë”.
Afro një muaj më parë mbi ta u ushtrua dhunë psikologjike, u mbyllën shkollën me dry në një kohë kur një ditë më parë dyert e saj i kishte hapur krye bashkiaku i Hanias në Kretë dhe pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një punonjës i lartë i Ambasadës Shqiptare në Athinë...
Për ngjarjen u shkrua vetëm në facebook...
Mediat shqiptare, partitë shqiptare, heshtën...
Po kush janë këta “Rilindës të kohës sonë”?
Janë bij të popullit shqiptar, mësues që tërë ditën punojnë në punë “të bardhë” a në “punë të zezë” për bukën e ditës dhe në mbrëmje, pasi siç thotë Çajupi...”Drekë e darkë kthehen dhe i bëjnë vetë”, mbledhin fëmijët në mjedise nga më të pabesueshme dhe u mësojnë të këndojnë shqip me zë të lartë, edhe mbi libra, edhe mbi nota mbi pentagram...
Askush, as nga “opozitat” dhe as nga “pozitat” këto 27 vjet nuk është kujtuar për ta, për t’i regjistruar si mësues në mërgatë, për tu dhënë pagë për punët që bëjnë, për tu dhënë “një fletë nderi”, për nderin që i bëjnë Kombit, për një ligj që t’i mbrojë, për marrëveshje që mos dhunohen klasat ku ata shkruajnë heroikën e një kohe të re.
Askush...

Vijon...

Abdurahim Ashiku

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1