Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Realiteti në Shqipëri si te melodramat e Raxh Kapurit

Realiteti në Shqipëri si te melodramat e Raxh Kapurit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Realiteti në Shqipëri si te melodramat e Raxh Kapurit

Realiteti  në Shqipëri  si te melodramat e Raxh Kapurit

Nga Skënder S.KAPITI

Sot po ta shohim nga afër realitetin shqiptar  kudo, dhe jo vetëm  në periferi të kryeqytetit dhe në zonat e thella rurale, realiteti  të sjellë  në mëndje melodramat e Raxh Kapurit të Indisë si varfëria, papunësia,strehimi, pislleku e ndotja,mjerimi, numri i madh i lypsarëve, hajnia, mashtrimi ,krimi e korrupsioni.

 Në Shqipëri, si shqiptare ka mbetur toka e shqiptarëve dhe shpirti i tyre shqiptar, dhe të tjerat janë nga europistani dhe i pazarit të gabit. Gjithçka vjen nga jashtë, edhe rrobat, edhe këpucët, pantollonat, ngrëna, buka, drithrat, mishi, ushqimi, por edhe melodia e muzika e tallavaistanit; por  edhe  të këqijat si: bixhozi, filmi, divorci,droga,moda, pornografia dhe lakuriqësia e perendimistanit.

Shiko a nuk është sot më keq se dikurshëm pasi një pakicë njerëzish të cilët e kanë në dorë pushtetin , paranë,ekonominë, gjyqin, median, reklamën , autoritetin e VIP-it dhe drejtësinë  dhe të gjitha të mirat e tjera si arsimimin ,shëndëtësinë, strehimin dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë me pasurinë dhe me luksin e shfrenuar  dhe mendojnë vetëm për pangopësinë për të zhvatur e grabitur para e pasuri, ndërsa shumë shqiptarë e kanë problem  punën, ushqimin, ujin, shkollimin e strehimin, pra mbijetesën.  Në Shqipëri është thelluar pabarazia, polarizimi dhe sidomos padrejtësia.

Fshati shqiptar i braktisur, tokat dhe oborret punohen me bel e me  parmenda akoma; ne oborr të shtëpisë fshatarët kanë kasollen , mullarin e barit, kotecin e pulave dhe grumbullin e plehut; pa ujë të pishëm dhe me dritë elekrike si kandili. Një shi apo stuhi dhe gjithçka përmbytet se del lumi  dhe ua përmbyt tokën dhe shtëpitë, ua rrëmben orenditë e bagëtitë, pra simos më keq apo si thote edhe nje fjalë: i merr lumi. 

Shqiperia nuk ka ku  t‘i çojë mbeturinat e plehrat e veta,  por herë me ligj e herë pa ligj importon edhe plehra e mbeturina nga europistani(nga vendet europiane), dhe është bere si nje vend grumbullimi me gropa e me grumbuj  mbeturinash qe duken e digjen kudo rreth e përqark qyteteve.

Hajdutët dhe grabitqaret e pushtetit vjedhin e grabisin miliona dollarë  të taksapaguesve shqiptarë dhe pasuritë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve  dhe i fshehin paratë jashtë Shqipërisë nëpër parajsat fiskale   si Ali Baba me hajnat e tij dikur thesaret e floririt nëpër shpella, ndërsa pensionistët dhe  fukarenjtë të cilët nuk kanë mundësinë për të paguar as ujin dhe as dritat gjobiten dhe burgosen.  Kryehajdutët therrasin qe të ndëshkohet hajduti, pushteti i te fortit ndeshkon te pafuqishmin dhe të dobtin; fukarejtë, të papunët janë më të braktisurit dhe të harruarit të cilët nuk gjejnë as strehe, as mbrotje e as përkujdesje as nga pushteti, as nga shteti, as nga spitali dhe as nga drejtësia.

Në ndonjë rast festash  dhe për Vitin e Ri  vjen “bujaria”,“zemërgjërësia”  e “bamiresave” e  kryetarëve si e kryebashkiakut të Tiranës i cili “jep” falas ndonji vakt supe për fukarejte  dhe vjen edhe “mirësia” ajo e kryeministrave  të Shqipërisë që “shpërblejnë” pensionistët me nga një gjysëmgjeldeti nga buxheti i shtetit. A nuk është ky realiteti “modern “ në Shqipërinë e “kanabistanit”  si te melodramat e R.Kapoor-it të Industanit?

Comments (1 posted):

Vasil Vasili on 11/02/2018 14:32:30
avatar
Shkrim me shumë realizëm, me shumë dhimbje dhe me shumë ironi. Si mund të flasësh ndryshe për Shqipërinë e sotme? Po, po ka edhe një mënyrë të foluri tjetër, është propaganda e klasës politike dhe tellallëve të saj. Tellallët janë shtuar dhe janë bërë po aq të rezikshëm sa edhe pushtetarët dhe opozitarët.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1