Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | JALTA DHE SHQIPNIA ...

JALTA DHE SHQIPNIA ...

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fritz RADOVANI

Nga Fritz RADOVANI

11 SHKURT 1945  – 2018: JALTA  DHE  SHQIPNIA ...

“MOJ  SHQYPNI,  E  MJERA  SHQYPNI,

  KUSH    KA  QITË  ME  KRYE  N’ HI ?”

                                                Vaso Pash’ SHKODRANI (1880)

 

Gjithë Bota i kishte ngulë sytë tek Jalta, prej ku pritej Liria, Drejtësia dhe Demokracia!

Ruzvelti, Çerçilli dhe Stalini ishin që me daten 4 Shkurt 1945 kokë në kokë tue bisedue.

Askush nuk dinte se shka po vendoset atje! Pritej Paqa!.. Kjo ishte e sigurt!

Partia Komuniste Jugosllave kishte formue Partinë Komuniste në Shqipni që në 1941, dhe në drejtimin e saj kishte gjetë një terrorist gjinokastrit të quejtun Enver Hoxha, me të gjitha tiparet e duhuna per ata tue fillue nga tradhtia e Atdheut, e deri tek vllavrasja.

Me 29 Nandor 1944 partizanët “çlirimtarë” zhigatën edhe Flamurin e Kastriotit me yllin e kuq komunist të Jugosllavisë titiste, dhe e vendosën në unazen e kompanjelit Kishës së Fretenve në Shkoder... Parashikimet e pleqve të dijtun filluen me dalë!

Nder rrugët e Shkodres ndigjohej kanga e rinisë komuniste: “Bijt’ e Stalinit jemi ne!”

Vendimet e konferencave të Teheranit (1943) dhe të Jaltës (1945) dikund u “dyllosen”!

Ruzvelti i ShBA aty kishte dyllosë edhe mbi 300 letra të shkrueme me doren e tij prej një paralitiku të mësheftë, të cilat, fillonin kështu: “I dashur shoku Stalin!”... Besoj, se ky rresht i shpjegon të gjitha ato letra që sollen robninë dhe terrorin stalinist në Europen e robnueme komuniste nga Siberia e largët aziatike e deri tek lumi Elba, në zemer të kontinentit vjeter, ku gjithshka monumentale shekullore u rrokullis deri në vitin 1991...

Mu në zemer t’ Europës, një nga shtetet ma të vjetra të Ballkanit, Shqipnia e Gjergj Kastriotit... “Dikur e permendun nder librat e vjeter të historisë”, nuk zehet me gojë!

Harresë..., apo dashakeqje?! Ma shumë se gjithshka urrejtje!..

Ja dhe dokumenti i urrejtjes shekullore: “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste. Pesë vendet e tjera, që më vonë u bënë satelitë sovjetikë: Bullgaria, Çekosllovakia, Hungaria, Polonia dhe Rumania patën qeveri koalicioni, në të cilat komunistët ishin më të fuqishem.”

“... Kominformi quajti ‘demokraci të reja’ Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë...” Henry Kissinger “Diplomacia” faqe 443.

“Si rezultat , Bashkimi Sovjetik pati mundësi ta kthente pushtimin ushtarak në një rrjet regjimesh satelite” H. Kissinger, faqe 441.

Ruzvelti deklaroi: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” H. Kissinger, fq. 396.

Europa Lindore e Qendrore dhe Ballkani asnjëherë nuk mujten me u shkëputë nga politika dhe okupacioni ushtarak i Bashkimit Sovjetik, pa vullnetin e tij. Qeverisja dhe diktaturat ishin të kontrollueme dhe shpesh të imponueme nga paktet formale sovjetike.

Shqipnia u shkëput nga BS se Byroja Politike kerkoi me ruejtë kolltukët e vet... Por, kjo shkëputje kishte adresen e bashkpunimit vrastarë nepermjet Kinës komuniste...

Kur stafeten e qeverisjes e mori diktatori Ramiz Alia, qendrimin e tij e mbështeti pa asnjë mëdyshje edhe Nexhmije Hoxha, të cilët së bashku hapne “pusin e demokracisë”, të rrethuem me vrasje e barbarizma nder piramida, vjedhje dhe shperdorime, demokrat të balsamosun, agjenta sllavokomunistë, polumbarë në Detin Jon, vorreza boshe greke, shpartallues të qendresës kufitare nder Malet e Veriut, Ambasada pa Ambasador... Dhe, pakte e antarsime në “Konferenca Islamike”, me votime të hapta antiamerikane...  

E mbi grumbujt e gurve të daltuem t’ oxhakve t’ shembun të shtëpijave historike të Luigj Gurakuqit, At Gjergj Fishtës, Osman Kazazit dhe Prekë Calit me Trimat legjendarë...

Një za i fuqishem ushtoi:

      “MOJ  SHQYPNI,  E  MJERA  SHQYPNI,

  KUSH    KA  QITË  ME  KRYE  N’ HI ?”

            Melbourne, 10 Shkurt 2018.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1