Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Problem i pa zgjidhur

Problem i pa zgjidhur

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Problem i pa zgjidhur
Astrit Lulushi

Edhe pse thonë, vështirë të besohet se historia përsëritet. Megjithëse, mes epokave të ndryshme shpesh ekzistojnë analogji që të habisin, në fakt janë problemet që përsëriten, por jo kushtet që përcaktojnë zgjidhjen e tyre. Dhe një nga këto probleme, është babëzia e njeriut për për pushtet; koha që po kalojmë është kusht për zgjidhje.

Ndërsa 30 vite së shpejti plotësohen nga rrënia e diktaturës, periudha kalimtare apo e daljes prej saj zgjatet. Kjo tregon deri diku se diktatura në një formë a një tjetër vazhdon; politikanē, së bashku me ata që kanë dalë prej tyre, duket se  nuk kanë pasur mision tjetër por të diskretitojnë e korruptojnë lirinë. Ata janë hipokritët tanë. Sepse vetëm kështu, me fakte të rreme, hile, mashtrime, maska, ata përpiqen të provojnë se shqiptarët nuk janë në gjendje të qeverisin pa pasur një dorë të fortë të hekurt mbi kokë, ose nuk janë gati për demokraci a nuk duan sistem tjetër qeverisës veç atij që kanë pasur.

Me përhapje lajmesh të rreme, diktatura e tyre e shkuar krijon iluzion, duke e krahasuar jetën e asaj kohe me jetesën që bënin në Bllok, ata krijojnë nostalgji për rininë që atë kohë nuk e kanë njohur. Lëvdadat trushplarëse, që vijnë nga njerëz të cilët profesion kanë lajkat, lenë shije të hidhur, dhe bëjnë të mos harrohet pikërisht ajo kohë që ata duan të shuhet nga kujtesa jonë.

Comments (1 posted):

Fatmir Terziu on 13/01/2018 12:47:01
avatar
je i sakte i nderuar Astrit. je mese i qarte.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1