Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | NDËRTESA VIRTUALE E DIJES

NDËRTESA VIRTUALE E DIJES

Font size: Decrease font Enlarge font
image Zija LIKA

NDËRTESA  VIRTUALE E DIJES

Zija   LIKA

Tërmetet apo  vullkanet, rrebeshet  apo  ciklonet, stuhitë  diellore  apo  cunamet, mund  të  shembin  dhe  shkatërrojnë  gjithçka  që  ekziston   në  botë,  por  ato  kurrë  nuk  do  të  mundin  të  bëjnë  të  njëjtën  gjë,  me  atë  që  në  gjuhën  metaforike  quhet : “Ndërtesa  virtuale  e  dijes  shkencore”.

Në  këtë ndërtesë, janë  dhe do të mbeten  të  pavdekshme në  përjetësi, si  dhe  kanë  ardhur  dhe  do  të  vijnë  gjithmonë  duke u  lartësuar: arritjet, vlerat  dhe  kontributet  e  të  gjithë  shkencëtarëve , artistëve  dhe  sportistëve,  më  të  mëdhenj  të  të  gjitha  kohëve, deri  në  ditët  e  sotme  dhe  në  ditët   që  do të  vijnë .

Çdo  kontribut  i  tyre,  është  një gur  i  rëndë  i skalitur   dhe  i  vendosur   në  themelet  dhe  muret  kryelarta  të  kësaj  ndërtese  dhe  është  shumë  herë  më  me  vlerë, sesa   tonelata  të  tëra  diamantesh ,  nga  më  të  rrallat  dhe  më  të  shtrenjtat  në  botë. Çdo  fushë  dhe  disiplinë  shkencore përbën  një  kolonë  të  fuqishme dhe  të  palëkundëshme të  kësaj ndërtese që  është  më  e larta në univers.

Gjithçka e krijuar nga dora  dhe  mendja  e  njeriut,  duke  përfshirë  edhe  mrekullitë  më mahnitëse, të  jashtëzakonshme dhe brilante, të  rralla  dhe  super të  shtrenjta, qëndron  e  heshtur,  kokulur, fëminore  dhe  plotë  respekt, përpara “ndërtesës  virtuale  të  dijes  së  përjetëshme  shkencore“.

Aty  gjenden  thesaret  e  arta,  të  të  gjitha  zbulimeve,  të  ligjësive  universale  të  shkencave  natyrore dhe shoqërore, të  shpikjeve, novacioneve  dhe  racionalizimeve,  të  drejtimeve  efiçente   të  sistemeve  demokratike,  ekonomike  e  shoqërore, të  prosperitetit   dhe progresit  të  gjithanshëm   të  të   gjitha  fushave,  në  funksion  të  përmirësimit të  vazhdueshem  të standarteve  cilësore  të  jetës  njerëzore.

“Eureka”, kaq tha Arkimedi e kjo mjaftoi për ta vendosur emrin e tij një herë  e përgjithmonë  në  kolonën e shkencave natyrore, që  mban rëndesën më  të madhe             të  gjithë  këtij shumë katëshi virtual. Krahas tij shohim emra të  tjerë mendjendritur si: Galilei, Njuton, Maxwell, Nobel, Ajnshtajn dhe Hawking në  fizikë; Dekart, Lajbnic, Dalamber, Lagranzh, Laplas dhe  Gaus  në  matematikë ; Talesi, Pitagora, Eudoksi, Euklidi, Euleri  dhe  Lobaçevski  në gjeometri; Alan Turing në shkencat kompiuterike ; Darvini   në  biologji ; Mendelejevi  dhe  Marie  e  Pier Kyri  në  kimi ; Adam Smith, Alfred Marshall, Joan Robinson dhe John Maynard Keynes në ekonomi.

Shkencat  natyrore  dhe  ato  ekonomike ,  nuk  janë  vetëm  sisteme  të    përsosura  dijesh, por edhe  mjete  të  pazvendësushme   për  të  hulumtuar , eksploruar  e  depërtuar  ne  të  fshehtat  e  natyrës  dhe  ekonomisë , për  të  ndërtuar  saktë çdo  system  dijesh ,  si  dhe  për  të  arritur   në  përfundime  të  sakta  për  çdo  sistem  e  studim  të  dhënash.

Premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Hypocratus

Hipokrati   në  mjekësi ; Xhon  Kened  dhe  Margaret  Thatcher, në  politikë ;

Aristoteli,  Sokrati ,  Platoni   dhe   Niçe   në  filozofi ; Zigmund  Froid  në  psikologji;

Ia vlen të  ndalojmë  këtu për një  hapësirë  të  shkurtër letraro-artistike.

Do të njihemi shkurt me ata që  i dhanë  frymë nga fryma e tyre kolonës së arteve                të bukura: Omar Kahyam, Uiliam Shekspir, Honore De Balzak, Viktor Hygo, Franc  Kafka, Zhyl Vern, Tolstoi  dhe  Dostojevski  në  letërsi;  Bethoven, Shtraus, Moxart, Luçiano Pavaroti, Plaçido Domingo, Maikëll Xhekson dhe Uitni  Hjuston, në  muzikë;

Teatri është gracka, ku shpirti i mbretit kapet si laraska. SHEKSPIR

Teatri, kinemaja dhe filmi janë treshja e arteve që  mbajnë një kolonë të tërë të ndërtesës sonë gjigande të dijes dhe kulturës në  shekuj.

Aty gjejmë  të  shkruar me shkronja të  arta, emra të  tillë  por jo vetëm si: Ezopi,  Eskili dhe Aristofani në vargje dhe dramë; Tom Hanks,  Robert De Niro,  Al Pacino,  Johny Depp, Leonardo Dicaprio  dhe Tom Cruise  në  fushën e aktrimit; Sergei Urusevski, Vittorio Storaro, Gregg Toland, Gordon Willis, Christopher  Doyle  dhe  Charles  Rosher  në  regjizurën  kinematografike.

Arti është genjeshtra që na lejon të kuptojmë të vërtetën. Pablo Pikaso

Me këtë thënie Pikaso kërkon t’u shpjegojë njerëzve të thjeshtë sesi edhe piktorët,  skulptorët e arkitektët e meritojnë vendin e tyre brenda kësaj ndërtese: Leonardo  Davinçi, Van Gogu, Rembrandi  dhe Pikaso  në  pikturë ; Mikelanxhelo në  skulpturë ; Andrea Palladio, Antoni  Gaudi, Santiago  Calatrava e Norman Foster  në  arkitekturë.

Por, atje  qëndrojnë gjithashtu të  gjalla e të freskëta   edhe  kontributet  e  rekordmenëve  më  të  mëdhenj  olimpikë  të  të  gjitha  kohëve   dhe  sporteve,         të  politikanëve kryesorë të ndershëm botërorë,  të  cilët  kanë  hedhur  themelet  fondamentale  të  sistemeve  demokratike, ekonomike  e  shoqërore  dhe  i  kanë  drejtuar  ato  me  efiçencë ; të  nobelistëve  më  të  mëdhenj të  paqes,  sigurisë, stabilitetit  dhe  prosperitetit, si  dhe të  kolosëve të  sipërmarrjeve  gjigande  të  suksesshme  botërore, duke  përfshirë   edhe   ata  që  i përkasin  fillim-shekullit të  XXI si: Donald Tramp, Bill  Gates, Lerri  Peixh, Steve  Jobs, Mark Zuckerberg e  të tjerë.

Gjeniu i ngjan çdokujt, e atij askush. Balzaku

Ata,  megjithëse  u  përkasin  kombësive, nacionaliteteve apo  gjuhëve të  ndryshme,  kanë  folur,  flasin  dhe do të  flasin  përjetësisht me  të njëjtën gjuhë  të  përbashkët  ndërkombëtare. Dhe  kjo  është  gjuha  universale  dhe  e  pavdekshme  e  shkencës, muzikës, arteve  dhe  sporteve. Këtë  gjuhë  përpiqen  ta  mësojnë  dhe  dashurojnë  të  gjithë, qysh  atëhere  kur  njerëzit  janë  ende  fëmijë  dhe  sapo  kanë  filluar të hedhin  hapat  e  para  të  jetës. Ky  është  një  proçes  i  gjatë  dhe  i  pafundëm në  fushën  e  përvetësimit të  dijeve, shkencës, artit   dhe  sporteve   dhe  mund  të  krahasohet me një  ortek  dëbore, i cili  fillon  krejt  rastësisht  nga  disa  thërmija   të  vogla  dhe  vazhdon  përgjatë  lëvizjeve  rrokullisëse , derisa   rritet  pa  masë,   por  ndërsa  ai  në  fund të  proçesit  shpërbëhet  në  miliona  thërrime të  cilat  shuhen  dhe  zhduken   shumë  shpejt pa  lënë  asnjë  gjurmë , dija  universale  e  të  gjitha  fushave  të  jetës, formohet, rritet, integrohet, konsolidohet  dhe  mbetet e  përjetshme,  duke  tentuar  të  shtojë  sadopak  më  shumë lartësinë  dhe bukurinë  e  “ndërtesës  virtuale  të  dijes  së  përjetëshme  shkencore”, e  cila  ka  qenë  dhe  do  të jetë shtëpia  e  përbashkët   mikëpritëse, frymëzuese, bujare dhe e dashur për të  gjithë.

Të gjithë këta emra të mëdhenj e të tjerë mendjendritur të  ngjashëm me ta për veprimtarinë e tyre  madhore në  dobi të  njerëzimit, të cilët jetojnë në ndërtesën tonë virtuale të dijes shkencore, kanë kontribuar  dhe  do  të vazhdojnë të kontribuojnë  pafundësisht  për  përmirësimin  e  vazhdueshëm  të  standarteve  cilësore të  jetës  së  shoqërisë  njerëzore, por  megjithëse  ekonomikisht kanë  përfituar  infinit  herë  më  pak  prej  saj, kanë  fituar  lavdinë e  përjetshme,  madhështinë  dhe pavdeksinë , si  dhe  statusin  më të  ndritur, të  pranuar  e  miratuar  unanimisht nga  mbarë  njerëzimi,  atë  të të  qenit gjeni  dhe  superelitë, të  ngritur  në  majën  më  të  lartë  të  piramidës  së  vlerave  pozitive të  shoqërisë  njerëzore, prandaj ata kanë  merituar  dhe do të  meritojnë  përherë  në  përjetësi: respekt, nderim dhe mirënjohje pa kufi.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.33
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1