Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | NDEROHEM ME TITULLIN “MJESHTËR I MADH”

NDEROHEM ME TITULLIN “MJESHTËR I MADH”

Font size: Decrease font Enlarge font
image NDEROHEM ME TITULLIN “MJESHTËR I MADH”

NDEROHEM ME TITULLIN “MJESHTËR I MADH”

Në kuadrin e 100 vjetorit të jetimores së parë shqiptare 1917-2017 dhe javës së ndërgjegjësimit për të shtuar kujdesin për fëmijët jetimë, Presidenti i Republikës z. Ilir Meta bëri edhe disa dekorime e dhënie titujsh. Me nr. dekreti 10653, datë 15 nëntor 2017, Presidenti i Republikës me akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” me këtë motivacion: “Për merita të shquara si personalitet i artit, publicistikës dhe kulturës shqiptare, duke u bërë shembull frymëzimi, në veçanti, për gjeneratat e fëmijëve jetimë, të cilëve ai u përket”. Me këtë rast falenderoj Presidentin e Republikës z. Ilir Meta dhe Institutin Kombëtar për Integrimin e Jetimëve Shqiptarë me drejtor të  përgjithshëm Ilir Çumani. Si dhe kujtoj me veneracion të gjitha ata që në fëmininë e rininë time mu gjendën pranë e sot nuk jetojnë më, duke filluar nga mësuesi im i klasës së parë Lin Mushkalla, në vazhdimësi Njac Nenshati, Pjetër Pali e Kol Alimhilli,  drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës Shkodër Persa Grabova, mësuesin tim të paharruar të gjuhës shqipe Pjetër Elezi që më thërriste gjithmonë me mbiemër, mësuesin i letërsisë Lec Shllaku e të tjerë.          

Një kujtesë mirënjohje e veçantë shkon për atin tim të munguar Palok Traboini, mësues e luftëtar, publicist i pavarësisë dhe sekretar i Ded Gjo Luli, Dadën time Katrina Traboini, vajzën e Motrës Tone, që më nxiti në fushën e artit që kur linda, duke më venë emrin e dajës së vet, të paharruarit Kol Idromeno. E ndaj këtë kënaqësi me të afërmit, me të gjithë bashkmalësorët e mi në Traboin e mbarë Malësinë e Hotit, me bashkshkodranët e mi, me bashkemigrantët në Greqi dhe Amerikë, si dhe me miqtë dhe dashamirësit e letërsisë.       

E në fund (për nga rendi por e parë për nga rëndësia) një mesazh për të gjithë ata që rrethanat i sjellin të jenë në fatin tim të fëminisë; ju pëllumba me krah të plagosur kurrë mos harroni se në një shtet social dhe në një shoqëri humane mund të fluturohet edhe me një krah. 

Comments (1 posted):

Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 27/11/2017 02:14:52
avatar
Ta gezoni vleresimin;
"Mjeshter i Madh" z.Traboini.
Faleminderit z.Presisdent i Republikes!

Bukur Kolec Traboini,per ate vleresimim bere Presidentit te Republikes,Z.Ilir Meta.Vleresuar figuren Tuaj,"Mjeshter i Madh"i fjales te artit bublik..,sa arriteie te tilla,nje ish femije ritur prane "Shtepive Jetimore..
Suksese te pasofshin ne misionin vene vetes,me perkushtim e atdhetarizem. Me kenaqet,permendur te mirin Ilir Cumani,Dr.Istitutit te Jetimoreve,nje ish rritur si Ju ne ato istitucione "Shtepi Jetimore",sot,kuader atdhetar mbi te gjitha..
Ju uroj,kolegu Juaj-jetim,po jo rritur jetimoreve..ish partizani,im vella,i ndieri S.Mihali,bere kuader ndertimi,pas lufte nje jete kontribut vendit,viti 1998 ndare nga jete i nderuar.Kontriboj dhe per mua,bere kolegu juaj. Ju falenderoj per bashkepunimin,me Ju, sidomos keto vitet ne emigracion.
Gezuar festat e Nendoreve,qe ketu ne Toronto,sot beme aktivitet kushtuar Festave te Nendorit,organizuar "Shoqata Shqiptaro Kanadeze"-me kryetarZ.Ramazan Kellezi.Na nderoi me pjesmarien dhe fjalen mbajtur,ambasadori yne ne Kanada z.Ermal Muca.Aktiviteti zhvilluar para Parlamentit te Ontarios sa ne mjediset e tij.Pas ngrities se Flamurit Kombetar dhe Hymnit Kombetar,Shoqata dhe bisesmenet emigrante, financuar nje koktej sa artiste ardhur nga Tirana. Aktiviteti u filmua nga Tv"Pasqyra shqiptare me Ilir Lenen, krye saj.
Suksese miku yne i perkushtuar artit dhe kultures publicistike,ne vite.

Toronto26-11-2017 Guri Naimit D(Dh.Xh.)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1