Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Brexit është ngjitur deri në ajër

Brexit është ngjitur deri në ajër

Font size: Decrease font Enlarge font
image Brexit është ngjitur deri në ajër

Brexit është ngjitur deri në ajër

 

Implikimet për aviacionin ndërsa Mbretëria e Bashkuar po vazhdon negociatat përfundimtare për të lënë Bashkimin Evropian, duket se kanë kapur edhe ajrin. Ky raport i Qendrës së Aviacionit, CAPA u botua për herë të parë më 22 janar 2016. Ndërsa "Brexit" tashmë është një arsye serioze ky raport i Janarit 2016 konsideron implikimet e mundshme të një Brexit në industrinë e aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, me një fokus të veçantë në të drejtat e trafikut ajror. Shumë do të varet nga mënyra se si dhe deri në çfarë mase një Britani e pas-BE-së zgjedh të përsërisë qasjen e saj ekzistuese në tregun e përbashkët të BE-së në aviacionin (dhe në sektorët e tjerë). Mjafton të thuhet - situata është e pasigurt.

Ndërsa kjo situatë mbetet e tillë pas Brexit, ajo që shkon në vëmëndje është lidhja e shqiptarëve, krahas komuniteteve të tjera mes ajrit në vendin e tyre. Kohë më parë kemi theksuar biletat e kushtueshme ajrore që lidhin Londrën me Tiranën, si edhe mjaft probleme të tjera, tashmë mbetet dhe kjo një dilemë, që mbetet shqetësim për mjaft shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në ishullin britanik. Ndërsa kjo është një dilemë, një lajm vjen disi nga rrjete sociale.

Një nga lajmet që mori hov në mjaft mjedise të interesuara të transportit ajroR ishte dhe deklarimi që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi publikisht: Shqipëria ajrore premton “të vijë së shpejti”. Kryeministri Rama, nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Facebook, njoftoi (21 Nëntor-2017) se së shpejti do të nisë “Air Albania”. Ai shkruajti: “Air Albania” po vjen së shpejti. Z. Rama deklaroi në një koment se transportuesi mund të fillojë operacionet nga pranvera 2018-të. Siç është raportuar më parë edhe nga qendra e aviacionit CAPA, Shqipëria dhe Turkish Airlines po punojnë për krijimin e kompanisë Linjës Ajrore Shqiptare, që pritet të nisin operacionet para fundit të 2017-ës. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1