Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | “Elbasan Arena” e futbollit... apo?!

“Elbasan Arena” e futbollit... apo?!

Font size: Decrease font Enlarge font
image “Elbasan Arena” e futbollit... apo?!

“Elbasan Arena” e futbollit... apo?!

Fatmir Terziu

 

Lidhur me ndeshjen në “Elbasan Arena” ku zbresin në fushën e blertë Skënderbeu i Korçës dhe Dinamo i Kievit, do të angazhohen 108 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet dhe Stacionet policore vartëse të saj, dhe FNSH-ja. Ky numër dhe kjo vëmendje kaq serioze e forcave të sigurisë tregojnë se futbolli tashmë dhe në mjedisin shqiptar, pa shkuar tek incidentet e shumta që janë parë gjatë ndeshjeve të Kampionatit shqiptar ka vënë në emergjëncë masa të reja sigurie. Kjo është një ndeshje futbolli. Është një ndeshje me karakter të përcaktuar të lidhjeve kulturore dhe sportive, që Europa e sotme synon të bëjë me angazhimet e saj të shumta. Është sikurse dihet një ndeshje e vlefshme për Grupin B të Uefa Europa League. Pra, është një ndeshje futbolli. Dhe si e tillë, Bill Shankly (Ëilliam Shankly, OBE) na vjen në ndihmë të kuptojmë qartë kur thotë se “Disa njerëz mendojnë se futbolli është çështje jete dhe vdekjeje. Ju siguroj, është shumë më serioze se kaq.” Shankly, që ishte futbollist skocez dhe menaxher, i cili është më i njohur për kohën e tij si menaxher i Liverpoolit, erdhi nga një komunitet i vogël minatorësh skocezë dhe ishte një nga pesë vëllezërit që luajtën futbollin profesionalisht, por që në futboll pa dhe këtë anë të mistershme dhe mjaft të frikshme përsa i përket asaj që fshihet pas mendimit se “se futbolli është çështje jete dhe vdekjeje”. Atëherë a është vërtet një perceptim i tillë për futbollin në masë të gjerë, kur dihet se futbolli nuk është arenë lufte?

Në kohë lufte, një ditë si kjo, kur në “Elbasan Arena” zbresin Skënderbeu i Korçës dhe Dinamo i Kievit, historia dhe arkivat na tregojnë se në vitin 1943, ushtria ruse u përplas në një front të gjerë në Ukrainë, duke përdorur të gjithë forcën e arsenalit të saj ushtarak. Rusët atë ditë si kjo e sotmja ishin vetëm 50 kilometra përtej Kievit, kur në Kiev, në atë kohë shpërthyen zemërimet dhe mospajtimet e të gjithë qytetarëve në lidhje me ndërhyrjen e rreptë ushtarake dhe tejet policeske mbi qytet. Por në këtë ditë, në atë kohë të ashpërr të Luftës së Dytë Botërore, shkatërruesit e fuqishëm ujorë dhe nënujorë, “Quail dhe Queenborough” të Britanisë së Madhe u përqëndruan në portin shqiptar të Durrësit. Pra koha e Luftës së Dytë Botërore, muaji Nëntor i vitit 1943, natyrisht kishte arsyet e veta të sillte dhe të nguliste në arkiva masivitet të tillë numerik të uniformave. Ndërkohë Elbasani, një qytet i njohur për kulturën dhe traditën e tij, për “butësinë” e tij dhe mirësjelljen, natyrisht në një kohë të tillë të lakueshme pos futbollit dhe mjaft lidhjeve të tjera, sjellin dhe një këndvështrim të ri sa kritik, aq dhe dilematik.

Sot, Elbasani në pamjen e parë të “sigurisë” qytetare të ndeshjes së futbollit në fjalë do të ketë dhe një kontroll të rreptë të lëvizjes. Mediat njoftojnë se lëvizja e mjeteve do të bllokohet nga ora 18:30 në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i tapetave” deri në përfundim të takimit dhe largimit të ekipeve nga stadiumi. Levizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, ati të “Dinamo”-s së Kievit, do të bëhet në rrugen “Lulet”- Posta –Bashkia – Stadium e kthim. Aksi rrugor nga sheshi i stadiumit, Kryqëzimi i tapetave, ish-konservimi për daljen në unazë dhe në Spitalin Rajonal do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

I vetmi ndryshim nga lëvizjet masive të uniformave me armë e mjete të tjera nga ajo që shkruajnë dhe paraqesin arkivat dhe memorjet e Luftës, natyrisht jashtë fushave të blerta, me këtë risi që sjell angazhimi i “sigurisë” në “Elbasan Arena” është se ndërhyn një fjali, e cila duket se ka një lidhje ndryshe: “Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!” Mes kësaj fjalie na duhet të shkojmë më tutje dhe tek thellësia e saj interpretuese. E para ndoshta shkon më për shtat, “ne bëjmë detyrën, ju duhet të na mirëkuptoni”. E dyta është ajo që shkon me proverbialen “e ku më mirë mund të më shikoni dhëmbët?”. Dhëmbët tregohen për mjaft arsye, natyrisht për efekte sigurie! Ndërsa futbolli, ashtu sikurse na ndihmon futbollisti amerikan, Vince Lombardi, është si jeta, kërkon këmbëngulje, punë të rëndë, sakrificë, përkushtim dhe respekt për autoritetin. Mes kësaj lind pyetja “Elbasan Arena” është e futbollit... apo?! Sidoqoftë, duke ditur se është e futbollit le t’i japim urimin skuadrës shqiptare dhe mbarëvajtjes së kënaqshme të sportdashëve. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1