Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Prifti vinte nga pazari, priftëresha molloiste

Prifti vinte nga pazari, priftëresha molloiste

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

Prifti vinte nga pazari, priftëresha molloiste
              Replikë me një shkrim të JULIAN DEDËS
                                  (fejton)

Nga  Përparim   Hysi

            Para së gjithash, zotëri i nderuar, të më falësh për këtë replikë ndaj një shkrimit tuaj që,siç e gjykoj, është jo vetëm i porositur,por  hiç i vërtetë,po të vësh re qëllimin. Natyrisht, mua nuk më njeh dhe as unë,për fatkeqësinë time, nuk të njoh. Të dëgjuar,po. E kam marr vesh që si aktor je shpallur me titullin bubullues"MJESHTËR I MADH". Them bubullues,se siç shoh nga shkrimi juaj investigues ju  paskeni 14- vjet punë; e, siç thoni në shkrim, ia kini arritur që për këto 14-vjet të blini një shtëpi në Tiranë që është 100 metro katrore. Ta gëzoni se, domosdo, me djersë e ke blerë se ku do gjenit bonuse a resurse të tjera. Por, pak bubullues është ai titullimi juaj për moshën,por dhe këtu nuk është faji juaj.Faj - të më falësh,sigurisht,- është i ish-Presidentit që shpall me këtë titull kaq të lartë një riosh në fushën e artit. Kur them kështu, jo vetëm nuk jam i njënashëm, por krejt i saktë,kur them:Që artistit ZEF DEDA i ka hije titulli.
                                                           *      *     *
Tani pse po replikoj me ju (me ju nuk kam gjë fare,por me shkrimin tuaj po). Ti në"lupën tënde investigative" kishe vënë kryebashkiaken e ROSKOVECIT, të cilës i nxirrje ujtë e zi, duke i prerë drutë me sëpatën e dardharit. Pak a shumë, tek "Lajmi i fundit", shkruaje kështu:"... unë (është fjala për ju, i nderuar) për 14-vjet punë mezi e bleva një shtëpi, kurse kjo,kryebashkiakja e Roskovecit, ka  8 (tetë) shtëpi në Fier dhe aq i saktë qe në shkrim,sa jepje dhe sipërfaqet përkatëse. As që dyshoj në kubaturat e tyre dhe as në sasinë numërike, por unë shtroj pyetjen e thjeshtë:- Cili "ari" të fryjti në vesh që të "baltosësh" një nga pushtetaret më punëtore që administron një Bashki me 14-fshatra për rreth?
Duke operuar me një"arithmetikë krahasuese", ti shkruan kështu:-Unë me 14-vjet, një shtëpi.Ajo me një vit, 8 shtëpi!!
Domethënë, fut rregullin e treshit dhe unë,ngaqë sjell gjithmonë shembuj të gjashëm, po e lë mënjan për një çast,Kryebashkiaken,dhe duke u futur në logjikën tuaj "racionale", po të kundërvihem:
 Zotëri, je shumë i zoti që për kaqvjete pune ke blerë një shtëpi me atë sipërfaqe në Tiranë dhe bravo të qoftë! Ju,ndryshe, nga gjithë aktorët,krijuesit (dhe djalli me të birin,me 14-vjet punë ke ftuar titullin "Mjeshtëri Madh" një soj si gjithë ata"MJESHTËRA të paarritshëm, njëri prej të cilëve është dhe babai yt (këtë e njeh gjithë Shqipëria) dhe duhet ta quash veten pakëz me fat dhe të këndellur.
Tani më shiko mua që po replikoj me ty: kam punuar 41-vjet në arsim, kam 20-vjet në pension; jam paksa më i  madh se babai juaj  aq i nderuar dhe, megjithatë, nuk kam fare shtëpi dhe jetoj me qera. Pse? Se kam qenë tërë jetës i pazoti. Aq i pazoit sa dhe kur qeshë kryetar pluralist për zonë qendër në Fier ku pëfaqësoja PD,ndava 30 hyrje dhe dhashë mbi 80-troje ndërtimi dhe, veç tyre, bëra pasaportizimin e 270 familjeve në qytet dhe, ngaqë nuk isha i zoti dhashë dorëheqje të parevokueshme. E sa për tituj dhe dekorata për mua, kanë mbetur për pasvdekjes,megjithëse nxënësit e mi, kudo që janë, kanë për mua respektin më të madh.
                                              *      *     *  
Tani, i nderuar, të dalim tek shkrimi juaj. Ti nuk njeh as Roskovecin dhe ca mëshumë pushtetaren më të mirë të të gjithë kohërave (të paktën, deri tani), të Bashkisë Roskovec, ZONJËN MAJLINDA BUFI! Ia ka kthyer fytyrën Roskovecit dhe i ka dhënë një frymëmarrje që, (boll, të vije për pak), edhe po të ishe azamtik, do ngopshe me frymë. Edhe fshatrat me rrugë të asfaltuara dhe,meqë ke lënë dasmën dhe ke shkuar për shkarpa (ke lënë teatrin dhe je bërë gazetar), shko dhe ta shikosh me sy. Pyet në terren, majtas e djathtas, dhe ka për të të ardhur turp për atë shkrim të qëlimshëm dhe dashakeq. Shifrat që ke dhënë (mendoj se nuk i ke shpikur), por ke bërë "sikur ke harruar", që kjo,MAJLINDA BUFI, ja që për"harresën tënde" e ka bashkëshortin bisnesmen. Por ti si aktor,sado ke harruar atë, patjetër, të kujtohet ajo  batuta e një filmi të kohës kur s'i kishe hyrë rrugës së artit:- Qëllove si kalama,o MANE!!!
                                                     *    *   *
Unë nuk kam të bëj fare me  kryebashkiaken që"baltos", por njoh gjithë zonën dhe, ngaqë më ka shpurë puna disa herë,sado jam i djathtë, nuk u vë syve lente të zeza dhe të mohoj punën e mirë të saj. E ka kthyer gjithë zonën që ka në administirm, në një kantier të vërtetë pune dhe ka fituar besimin e të gjithë krahëve politikë. Ti ke shkruar revan, si e"ëma e Zeqos nga maja e thanës". Në MYZEQE  ka një shprehje që i shkon për shtat këtij shkrimit  tuaj:-Prifti vinte nga pazari, priftëresha molloiste! Por si njeri  i artit që je, po të them dhe një shprehje të Xhojsit që thotë:" Ulçera është sëmundje që grryen sotmakun. Urrejtja pa shkak dhe arsye është ulçerë që bren trurin!" Dhe në fund, i  ndeurar, tek pashë këtë shkrim kaq  tëqëlimshëm dhe kaq denigruese për një pushtetare kaq punëtore, më vjen ndërmend ajo sentenca aq e goditur:" Këpucar, vështro këpucën!".
                                                           *    *    *
Dhe, po shkove, shiko se si gjallojnë  aktivitetet kulturore,se si Pallati i Kuturës rrezaton kuturë; biblioteka gjallon nga lexuesit; shko shiko  shkollat e zonës dhe, mundësisht, ngaqë përton të hysh fshatrave, shiko atje buzë xhadesë kur shkon për Berat një shkollë që është si nga më të mirat në Republikë:shkolla e Strumit. Natyrisht, ti as ke dëgjuar për to:.Ti nuk e di që kjo kryetare e ktheu në festë tradicionale një"festë pagane" si ajo e ullirit.Nuk  e di që  në administrimin e saj, do restaurohet kisha e SHËN NIKOLLËS, një objektkluti mbi 800-vjeçar, i kthyer në gërmadhë dhe nuk kam se ç'të shtoj më tej.
                                                         *     *   *
Por pse të shkrova sot? Se pashë që kryebashkiaku i Pogradecit që përfaqëson PD,kishte nja 45 apartamente dhe i kishte në Shëngjin; Kryebashkiakja e Shkodrës kishte 10 dhe, me të drejtë shprehej: i  kam me trashëgim.Po sa pushtetarë të majtë kanë vënë pasuri si me shkopin magjik? Dhe kjo,MAJLINDA BUFI, i ka nga puna e të shoqit,por ti e harron.
Julian! Ti nuk e njeh as Roskovecin dhe as kryebashkiaken e saj. Unë e njoh dhe,sado që jam i djathtë, them MAJLINDA BUFI duhet"klonuar" si model pune të një pushtetari. Është fat për zgjedhësit e saj dhe për atë nuk ka dallim: je i djathtë a i majtë. Ndaj të gjithë e duan.

                                             Tiranë, 14 nëntor 2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1