Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Zoti I ruan budallënjët, ndersa të mënqurit ruhën vetë !

Zoti I ruan budallënjët, ndersa të mënqurit ruhën vetë !

Font size: Decrease font Enlarge font
image Halil Gashi

 Më mbanë në shpresë fjala e urtë popullore

 

                   Zoti I ruan budallënjët, ndersa të mënqurit ruhën vetë !

 Shkruan : Halil Gashi

Kosovës nuk I duhën këto politika shterpe të nivelit Qëndror , qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për lojë fjalësh e as premtime boshe . Kjo Qeveri e Kosovës e ngritur mbi interesat  e  22 partive  politike më afro 25 ministri më dy autobusë zëvëndës ministra e një vagon këshilltarësh është shëndrruar në një kombinat bujqësor  të falimentuar e të dalë  nga modelet e kooperativave bujqësore te Enver Hoxhës.,  Kjo Qeveri sebashku me Parlamentin e Kosoves  është shëndrruar në zhvatësin më të madh të Buxhetit të Kosovës .  KJo qeveri që ka lenë në geto qytetarët e sajë të cilet për qdo ditë poshtrohën para ambasadave të huaja  më një krah dokumenta për një vizë që të shofi bijet , bijat , nipat e mbesat eveta , studentet dhe afaristët për marrë njohuri dhe për të zhvilluar bizneset e tyre  duke pritur edhe më nga katër e pesë muaj pritje. Kjo Qeveri tenton të vazhdoi jetën e sajë  duke ndarë shuma të mëdha parash për kategori të ndryshme  pa as një kritër, nganjeherë në kundershti më ligjët e Kosovës  sikur të ishte duke shkepë cigare në oda burrash apo ne darsma duke thirrur   “ ndera e filanit apo fisteku….., duke premtuar rritje pagash në sektorin publik, për kategori sociale duke përjashtuar Pensionistët e Kosovës Kontribut dhënës dhe jo kontribut dhënës, kjo Qeveri që ndanë 7.2 milion euro per te marrë vetura më qira për 66 muaj edhe pse ka mijra sosh në parkun e tyre të makinave ………

Lë të na rroi Qeveria thotë komshiu I im, kur ti qon dy teke raki…..

 

Aktualiteti i sotëm politik në  skenen  politike  në Kosovë  nuk mund të  ndahët  nga  të bëmat e akterve politik  në pushtetin e kaluar në nivelin Qëndror .Edhe pse Qeveria e Isa Mustafës filloi konsolidimin e shtetit të Kosovës qoftë në rrafshin  e funksionimit të ligjit , ashtu edhe në stabilizimin e buxhetit të Kosovës dhe menaxhimin e mirë dhe më duar të pastërta dhe pa afera korruptive  të ketij buxheti  e që krijonin një bazë të shendoshë dhe një qasje të qëndrueshme për zhvillimin  ekonomik të  Kosovës, ajo nuk u durua nga kundërshtarët e sajë politk dhe apetitet e tyre për pushtet.

 Në vënd që kjo Qveri  të qoi mandatin e sajë deri në fund  dhe të hapi prespektiva të reja për shtetin e Kosovës ,Opozita krijoi kauza të pa qëndrueshme dhe populiste që ta pëngoi  punën e kësaj  Qeverie edhe atë kryesisht për inate politik, më qrast Kryeministri Mustafa u tradhtua edhe nga partneri I Koalicionit PDK  I cili  se bashku  më opozitën e quan Kosovën në zgjedhje të reja . Zgjedhje këto, edhpse ishin të rregullta ato prodhuan një krizë të re ku për disa muaj nuk u arrijtë që të bëhën koalicionet  për formmin e Qeverisë, ngase interest e ngushta klanore , individuale, partiake nuk  e kishin interesin e Kosovës dhe popullit të sajë, por udhëhiqëshin nga lakmia   të themi patologjike për pushtet,  lami kjo e cila shkelte të gjitha parimet  dhe normat morale e etike , ku interesi I Kosovës as një herë nuk ishte në plan të parë , karshi interesave individuale klanore , partiake jo që të qeverisin më Kosovën , por të sundojnë Kosovën përmes qeverisjës duke patur  për  synim përfitime të mëdha    ketyre akterve që ia dolën më në fund të krijojnë një Qeveri më 61 numëra  e ku Lista serbe është faktori më I ranesishem se a do të mund të qëndroi  në këmbë kjo Qeverisje fragjide  e ketyre  qeveritarve më 25 ministri e më mbi 55 zëvëndës ministra  sikur të ishte Qeveri Kineze.

 Në kte Qeveri  dhe më kte qeverisje  u dasht të rehatohën militant, dajë e nipa , tezak e tezake ,sekser e  mos ti harroj edhe jaraneshat edhe shumë të tjerë  të partive në koalicion. Qeveri kjo e cila u shëndrru në zhvatësin më të madh të buxhetit të Kosovës  , ku nga parat e taksapaguesve Kosovar paguhën militant tani të rehatuar në zyrat e Qeverisë, por edhe disa ministri të reja të pa kurrfar efekti dhe nevoje pa dijtë se qfarë do të punojnë ngase nuk ja kanë idenë  pse janë aty e që  janë zhytë në fotele të thella dhe aty po mrizojnë  duke u lutur që kjo Qeveri të ketë jetë të gjatë , lutje këto që as robi e as zoti nuk do ti pranojë.

                   Se sa fragjide është kjo Qeveri tregon edhe fakti kur nuk u arrijt të sigurohen në fillim as 61 vota për miratimin e rebalansit te  buxhetit, por u dasht që të vazhdoi edhe per nje ditë Senaca e Parlamentit për tu siguruar 61 votat e mjera për të kaluar ky rebalans I sakatosur  e I gjymtuar  I bugjetit të Kosovës.

 Për shkak të kësaj Qeverie e kësaj qeverisjeje tani nuk ka as në fund të tunelit ndo një dritë që mban shpresat e qytetarve për  liberalizimin e vizave dhe levizjën e lirë të tyre , ngase ata që pënguan kushtin e demarkacionit tani nuk kanë guxim që të dalin më verzionet e tyre  dhe krijojnë komisione e komisione kinse për ketë qeshtje  të cilat nuk po ia dalin se paku deri tani që të dalin më verzionin e tyre, ngase pala malazeze ketë  qeshtje po e konsideron si punë të kryer. Teket e individve , lufta për pushtet dhe kauzat e ngritura populiste për të marrë pushtetin duke refuzuar edhe këshillat e miqve tanë  që na ndihmuan të vijmë deri këtu, kanë berë që Kosova dhe populli I sajë të jene të vetmit në Evropë që nuk kanë levizje të lirë pa viza ., ndersa miqve tanë po ju humb durimi me ssjelljet e pa pergjegjëshme të kësaj kaste politike .

 Eshtë për të arrdhur keq që edhe opozita e sotme është e heshtur për ketë qeshtje dhe nuk po kerkon më këmbëngulësi që Qeveria të hartoi sa më parë verzionin e sajë për demarkacionin dhe ta sjelli në Kuvënd , por si dukët janë të vetëdijshëm se pozita nuk ka as guxim e as poetncial kuadrosh për të bërë një gj ëtë tillë. Sa I përket luftës se korrupsionit që na e kerkon Europa , kjo Qeveri nuk ja ka takatin një gjeje të tillë ngase luftën duhët nisur më  klientelen e vetë  të korruptuar  e kete nuk ka as gjasë teorike  që ta bejë .

Ndoshta një fije shprese e kanë sjellur të qytetaret e Kosovës zgjedhjet lokale në të cilat elektorati Kosovar ua tregoi dhe po ua tregon vëndin atyre që luajtën  më ndejnjat dhe sinqeritetin e tyre . Në shumë komuna të Kosovës  në këto zgjedhje po prijnë ato forca politike të cilat pa drejtësisht u paragjykuan , në rradhë të parë LIdhja Demokratike e cila në këto zgjedhje po prinë më votat e elektoratit në shumë komuna.

Në shumë komuna të Kosovës ky subject politik po prinë dhe priten fitore të reja në balotazh që do të mbahët me 19 Nëntor.  Kjo fitore dhe fitore të tjera të atyre subjekteve që kanë  interesin e qytetarit para atij përsonal  si dhe fragjiditeti I kësaj Qeverie që varët nga tre numrat e Pacollit ,apo ato te Listes serbe  e që lehtë mund të mos I ketë ,pa dyshim se nuk e ka të gjatë , ngase edhe nuk mund ta përmbush as një premtim  që ka bërë për interesat e qytetarve, nuk mund ta shtyjnë as liberalizimin , as asociacionin , as themelimin e ushtrisë se Kosovës dhe pikrisht keto gjëra do ta rrëzojnë vetëvetiu ketë Qeveri të ngritur pikrisht mbi këto kauza .

                 

Ky vit dhe viti që vie duhët te jetë vit I kthesave dhe I ndryshimeve të mëdha politike            , as një qytetar I komunës se Pejës e as në nivel të Shtetit të Kosovës nuk do të donte që proceset e arrdhëshme  politike dhe ato të drejtësisë siq është Gjykata Speciale e Hagës për krime të luftës të përdorën për akuza e kundër akuza në mes të shqiptarve që të qojnë ujë në mullirin e armikut apo të shendrrohën në luftë për pushtet . Edhe dialogu më Serbinë që pritet të vazhdoi mund të shëndrrohët në luftë partiake  e që do të demtonte interesat parsore të Shtetit të Kosovës dhe qytetarve të sajë.  Kete paa dyshim se do ta deshironte fuqishëm  Aleksadër Vuquqi.

Si pushteti lokal ashtu edhe ai Qëndror në ditët në vijim dhe në vitin që po vie mund të ballafaqohët më svida të mëdha . Nese dijmë ti menaxhojmë situatat   e tilla atëherë mund të ketë edhe një fije shpresë për popullin e sajë  e nese jo atëherë do të gjindemi para një situte shumë të veshtirë për tu menagjuar e ndoshta edhe para një ekzodi të madh  të gjeneratave të reja që do të humbin qdo shpresë për të arrdhmën e tyre. E tëra kjo e benë përgjegjëse ketë Kastë politike e cila po që se nuk do të jetë në nivelin  e duhur  atëherë do ti duhej që të largohët njëherë e mirë  nga kreu I politikës Kosovare.

 Kosovës nuk I duhën këto politika shterpe të nivelit Qëndror , qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për lojë fjalësh e as premtime boshe . Kjo Qeveri e Kosovës e ngritur mbi interesat  e  22 partive  politike më 25 ministri më dy autobusë zëvëndës ministra e një vagon këshilltarësh është shëndrruar në një kombinat bujqësor  të falimentuar e të dalë  nga modelet famkeqe  te kooperativave bujqësore te Enver Hoxhës., është shëndrruar në zhvatësin më të  madh të Buxhetit të Kosovës . Kjo Qeveri tenton të vazhdoi jetën e sajë duke premtuar rritjë pagash në sektorin public, për kategori sociale duke përjashtuar Pensionistët e Kosovës Kontribut dhënës dhe jo kontribut dhënës ngase keta nuk tek janë kategori sociale..

    Një pensionist e pat pyet ne fushatën e parafundit elektorale    Albin Kurtin se kush vlen më shumë në kte shoqëri ?, një kriminel apo vrasës  për të cilin në  Burgun e Dubravës Shteti paguan 20  euro vetëm  për nje ditë qe I bie afro 600 euro në muaj, kurse një pensionist për punën e tijë  40 vjeqare I duhën tre muaj të kompenzohet nga shteti aq para sa paguhet burgu I nje krimineli vetëm për një muaj.  Kush qënka më I rëndësishëm për shtetin e Kosovës pyeti pensionisti Pejanë . Tani që  Kjo Qeveri që paguan 22 euro ne ditë për shpenzimet  e burgut të një vrasësi, hajduti apo kriminelve të ndryshëm , si dukët I ka ata më të vlefshëm se shumë profesor e doctor që për 40 vite ngritën dhe nxorën breza të reja të arsimuara , bijë këta të cilët se bashku më mëssuesit e profesoret e tyre më doktorët dhe punëtorët dhe popullin  Kosovar e vuan gjoksin  para tytave të kriminelve që nga viti 1990 e deri në fund të luftës, pikrisht kjo kategori lehet anash nga Qeveria , ngase ata nuk ishin , dhe nuk mund të jenë klientela e tyre  korruptive, për ta, sipas Qeverisë tonë, do të kujdeset Zoti që të mos i lë gjatë më në mëshirën  e tyre , por ti merrë në atë botë.  Bravo Qeveri …. Le të na rrojë  moj  e shkretaa   po nuk e ka të gjatë ngritë zërin  për qdo mbrmeje komshiu I im  pensionist ,pasi qei qon dy teke raki….  Le të na rroi   zv Kryeministri Pacolli I cili u bë sebep që ta kemi dhuratë  jo nga zoti ketë Qeveri , Ai , Pacolli do të na qoi në Evropë më shaminë e këshilltarës se tijë , do të na qoi në Evropë më zëvëndës ministrin Dedaj të cilit Dajaku I viteve të 90-ta ënde po ia nxën shpinën.

Këta karagjozë po I mësojnë edhe gazëtarët se si duhet të sillën kur bejnë pyetje . Ndashtë mirë ua bejnë  shumicës së tyre ngase   shumë nga ta u zhytën thellë në llumin e tyre , siq thotë Edi Rama në Katundin e tyre Mediatik ,duke qenë servil ndaj ketyre politikanve , duke ju shkuar prapa , duke I përcjellë  pas pa fije dinjiteti , duke ua drejtuar mikrofonat pa e patur fare idenë se për qfarë janë atje. PIkrisht të tillët I duhën ketyre Karagjozve që mund ti fyejnë  kur të duan dhe si     të duan  e ata të fusin bishtin nën shalë ngase mund të humbin punën sepse padronet e tyre janë të kapur nga politika dhe ushqehen nga politika që atae bejnë.

 Frikacakët vdesin nga disa herë brenda të vetmës ditë, kurse trimat vdesin vetëm një herë në jetën e tyre, por mbesin gjatë në kujtesen e popullit.Por mua  po  më mbanë në shpresë thenja e moqme që buron nga urtia e popullit  “ Zoti I ruan budallënjët, të mënqurit ruhën vetë “                                   

                     Zoti na ruajtë……..

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1