Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Dije më pak të heshtura

Dije më pak të heshtura

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Dije më pak të heshtura
Astrit Lulushi

Janë vende e ngjarje të vogla që shpesh luajnë rol të madh në zhvillime epokash historike - Jezu Krishti u kryqëzua sepse u kallzua nga shoku i vet. Por shpëtimi i besimtarëve të krishterë nuk do të ndodhte nëse Jezusi nuk do të ishte gozhduar në kryq, vdekur dhe ringjallur. Kallzimi i tij për 30 aspra ishte i domosdoshëm që plani i Perëndisë të zbatohej.

Historia nuk harron rastin e i plakut të urtë vlonjat Ismail Qemali; pritja e ulët, parespekt, padinjitet nga deputetët osmanë në parlament, shkaktoi zemërimin e tij dhe ikjen nga kryeqyteti i perandorisë për t’iu përkushtuar përpjekjeve për pavarësi të plotë të Shqipërisë nga perandoria. 

Edhe Shekspiri do të kishte mbetur tregtar i vogël leshio, nëse nuk do të kishte ikur nga qyteti i lindjes për në Londër, ku u bë shkrimtar i madh. Ndersa Blase Paskal thoshte se sikur hunda e Kleopatrës të kishte qenë pak më e shkurtër, fytyra e botës sot do të ishte ndryshe. 

Sekretarët që jul Cezari punësonte gjatë fushatave ushtarake, ishin ata që mbanin shënime rreth vendeve ku shkelnin. Ata shpesh e gjenin veten të pa-familjarizuar me emrat e qyteteve e fshatrave që Cezari pushtonte. Malet e Vetëtimave, Akrokeraune ose Ceraunian , ata i quajtën “Geminiourum”. Dhe ishin pikërisht këto vargmale të bregdetit që Jul Cezari nuk mundi t’i kalonte gjatë marshimit kundër forcave të Pompeit.

Sipas autorit T. J. Winnifrith, Cezari zbarkoi në brigjet shkëmborë të Himarës, paksa në jug të Palasë që shkruesit e tij e quajtën “Palaeste”. Prej andej, Cezari kaloi përgjatë brigjeve drejt Orikumit. Atje ngriti bazën e tij detare, dhe pastaj u nis për marrjen e Durrësit. Në librin “Badlands ~ Borderlands”, Winnifrith e quan Jul Cezarin personalitetin më të njohur që ka zbarkuar me sukses në brigjet shqiptare, pavarësisht nga fushata e dështuar për marrjen e Durrësit. Por Cezari arriti të fitonte betejën e Farsalus, ku e ndesh me forcat Pompeit, duke ndryshuar plotesisht rrjedhën e historisë. Beteja, e cila ndodhi në vitin 48 pes, pranë Farsalës, Thesali, në Greqinë veriore, përfundoi me shpartallimin e ushtrisë së Pompeit. Ka studiues që thonë se ushtarët e Pompeit, që humbën në “Farsalë”, u shpërndanë dhe disa prej tyre u vendosën përfundimisht në atë që sot quhet “Frashër” (vendlindja e vëllezërve te njohur Frashëriot, Abdyl, Sami e Naim). Të tjerë thonë se “Frashër” vjen nga emri i drurit me të njëjtin emër që gjendet pranë, ose vetë emri i pyjeve me Frashër rrjedh nga një “Farsalus”. 

Megjithare, nëse zbarkimi i Cezarit në Palasë nuk do të kishte qenë i suksesshëm, atëherë nuk do të kishte patur as Perandori Romake, dhe as muaj Gusht < August - August Oktaviani, perandori i parë romak. Kjo ndodhi pas vrasjes së Cezarit më 44 pes. Kështu, mund të thuhet se Shqipëria është vendi ku historia e botës ndryshoi.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1