Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | PËRGJIGJE NJË PATRIOTI

PËRGJIGJE NJË PATRIOTI

Font size: Decrease font Enlarge font
image REXHEP SHAHU

 

Ka ndodhë shpesh në histori, që heroi nuk pranohet, xhelozohet, çheroizohet. Gjithmonë nga ata që janë e kundërta e heroit. Frikacaku urren trimin. Tradhetari urren atdhetarin, patriotin. Ai që ikë nga fusha e betejës fajëson jo veten e frikën e tij, por atë që bie në fushën e betejës e jep jetën e tij e nuk i mbetet më asgjë për të dhënë.

Ka ndodhë, siç edhe ndodhi në luftën e fundit të shqiptarëve, që ata që ikën me vrap prej atdheut, pa provue të bëjnë pak qëndresë, të luftojnë pak, të plagosen pak, të vdesin pak në luftë e në përpjekje për qëndresë, kanë fajësue ata që ia nisën luftës, ata që luftonin, sikur ata ishin fajtorë sepse ata shkuan dhe e “ngucën dreqin me krane, e ngucën Serbinë”.

Ka ndodhë shpesh, në mos gjithmonë, në historinë tonë që të mos i çmojmë, vlerësojmë e nderojmë viktimat, përkundrazi, t’i përbuzim, t’i nënvlerësojmë, t’i lëmë mënjanë e në harrim. 

Sillemi me viktimat sikur i kemi vrarë vetë ne me duart tona, (ndoshta po, duke mos i mbrojtë), kur në fakt viktimat na i ka vrarë armiku dhe “armiku na i ka shpallë deshmorë”, siç thotë Izet Duraku.

Duke u sjellë si të dehur me liri, duke u treguar trima pas lufte e urtarë pas kuvendi, patriotë dimiash në ekzil apo patriotë refugjatë, në mënyrë mizore akuzojmë, nënçmojmë e i shohim si kobsjellës ata që i ka dëmtuar e shkatërruar, vrarë e dhunuar më shumë e më egër pushteuesi serb, duke harruar ligësisht se pushtuesi serb nuk ka dënuar, burgosur, vrarë, apo masakruar kurrë shërbyesit e vet, spiunët e vet, por gjithmonë kundërshtarët e vet, ata që nuk pranuan kurrë t’i shërbejnë e të vihen në shërbim të tij kundër shqiptarëve, ata që i ka parë rrezik për vete, ata që e kanë kundërshtuar dhe e kanë luftuar. 

Hijena e korba të ndryshëm korb të zij, krrokrrasin ndryshe e duan të na e mbushin mendjen se Serbia ka vrarë e masakruar shërbyesit e spiunët e saj, ka burgosë e ka mbajtë në burgje shërbyesit e vet.

Mungesën e patriotizmit, të atdhëtarizmit askush nuk e kompenson duke drejtuar gishtin e përbuzjes e dyshimit ndaj qëndrestarëve të vërtetë, ndaj atyre që u kalbën në burgjet serbe ku u kalit qëndresa shqiptare, ku u formua e forcua vetëdija kombëtare, duke drejtuar gishtin e përbuzjes, të dyshimit e të nënçmimit ndaj atyre që kanë dhënë jetën për Kosovën e lirinë e saj, sepse ata dhanë gjënë më të çmuar, jetën e tyre e s’kanë çfarë të japin më, nuk janë më mes nesh që të mbrohen prej akuzave e fjalëve të pista të monstrave që fatkeqësisht kanë mbetë gjallë e që ndotin rëndë mjedisn tonë, të sotmen e të nesërmen tonë.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 13/11/2017 16:05:10
avatar
Faleminderit i nderuari Rexhep Shahu sa na shkrua.Ju degjofshin ate qe duhet t'u degjojne.
Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1